Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

22 Maj 2025, 18:30Bota TEMA
Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet e sigurisë hapën zjarr, duke plagosur një person.

Ngjarja ndodhi pranë portës kryesore të objektit dhe aktualisht po hetohet nga autoritetet federale.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të CIA-s, incidenti ndodhi jashtë perimetrit të sigurisë së institucionit dhe nuk ka asnjë rrezik për stafin apo ambientet e brendshme.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s,” tha zëdhënësi, duke konfirmuar se porta kryesore është ende e mbyllur dhe punonjësve u është kërkuar të përdorin hyrje alternative.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e personit të plagosur apo motivin e mundshëm të incidentit.

Ky zhvillim ndodh vetëm disa orë pasi dy diplomatë izraelitë, Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Ëashington, D.C. Deri më tani, zyrtarisht nuk ka asnjë provë që të lidhë dy incidentet mes tyre. 

Lini një Përgjigje