
Policia daneze tha se disa persona ishin goditur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytet.
Përforcime të shumta janë vendosur rreth qendrës së madhe tregtare “Field”, e cila ndodhet midis qendrës së qytetit dhe aeroportit.
“Ne jemi në vendngjarje, ka pasur të shtëna dhe disa njerëz janë goditur”, njoftoi Policia duke shtuar se kanë arrestuar një person që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Ata këshilluan njerëzit brenda qendrës të qëndrojnë të vendosur dhe të presin ndihmën e policisë.
Dëshmitarët okularë të cituar nga mediat daneze thanë se panë më shumë se 100 njerëz të nxitonin drejt daljes së qendrës tregtare, kur u dëgjuan të shtënat e para.
Nga ana tjetër, të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.
Këngëtari britanik, Harry Styles do të performonte më vonë në mbrëmje, në orën 20:00, në një vend shumë pranë qendrës tregtare.
Lini një Përgjigje