Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Çikago ku tre persona kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje duke lënë të vdekur 4 persona edhe të plagosur 14 të tjerë.
Mësohet se 14 të plagosurit janë nisur menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se personat që ndërruan jetë ishin dy djem në moshën 24 dhe 25 vjeç, dhe dy gra, mosha e të cilave ende nuk dihet.
Ende nuk dihet arsyeja e sulmit. Policia po punon për të zbardhur dinamikat e plota të kësaj ngjarje.
Lini një Përgjigje