Trump pritet të niset për në Nju Jork për t’iu dorëzuar drejtësisë

3 Prill 2023, 19:10Bota TEMA

Trump pritet të niset për në Nju Jork për t’iu

Ish-presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet që të udhëtojë nga Florida për në qytetin e Nju Jorkut në mënyrë që t’i dorëzohet drejtësisë.

Trump përballet me akuza që rrjedhin nga një hetim për paratë që i janë paguar një “pornostari” përpara zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump do të dorëzohet të martën në Zyrën e Prokurorit në Manhattan dhe me gjasë do t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe do të fotografohet përpara paraqitjes së tij para një gjyqtari, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Pritet që ish-presidenti të deklarohet i pafajshëm në këtë proces gjyqësor.

Donald Trump, i cili ka bërë të ditur më herët që kërkon të rimarrë presidencën në vitin 2024, është ish-presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza penale.

Akuzat specifike të përfshira në aktakuzën e Jurisë së Madhe nuk janë bërë të ditura. Trump ka deklaruar se është i pafajshëm ndërsa aleatët e tij i kanë portretizuar akuzat si të motivuara politikisht.

2 Komente

  1. X
    Xhediku

    Muti me i paster.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani USA

      Ti dozohet dretesis dhe te mari denimin qe meriton per mashtrim me taksat dhe per njollen e zeze qe vuri demokracis boterore eshte presidenti me i keqe qe ka njohur Amerika me anti demokratiku qe ka njohur historia me ate qe beri ne kapitoll eshte njolla me e zezeeeeee.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje