U vra në një sulm me bombë, ish-deputeti rus tregon autorët e vrasjes së vajzës së aleatit të Putin

22 Gusht 2022, 13:37Bota TEMA

U vra në një sulm me bombë, ish-deputeti rus tregon autorët

Një ish-deputet i Dumës së Rusisë ka pohuar se partizanët rusë dyshohet se ishin përgjegjës për shpërthimin në makinën që vrau vajzën e aleatit të presidentit rus Vladimir Putin.

Deputeti rus i mërguar në Ukrainë, Ilya Ponomarev pretendoi se shpërthimi ishte kryer nga Ushtria e Republikës Kombëtare, raportoi The Guardian. Ponomarev pretendoi se Republika Kombëtare është një grup i fshehtë që punon brenda Rusisë për të përmbysur qeverinë e Putinit.

Darya Dugina, vajza e filozofit politik rus Aleksandër Dugin vdiq në një shpërthim makine. Ilya Ponomarev tha se partizanët ishin të përgatitur për të kryer sulme të ngjashme kundër objektivave të profilit të lartë të lidhur me Kremlinin, duke përfshirë zyrtarë, oligarkë dhe anëtarë të agjencive ruse të sigurisë.

Ai lexoi gjithashtu atë që dukej të ishte një manifest i NRA, i cili e shpall Putinin “një kriminel lufte që ndryshoi kushtetutën, nisi një luftë vëllavrasëse midis popujve sllavë dhe dërgoi ushtarë rusë në vdekje të sigurt dhe të pakuptimtë” dhe u zotua të “shkatërrojë” presidentin rus.


Ilya Ponomarev u përjashtua për kryerjen e aktiviteteve kundër Kremlinit. Ai nuk u lejua të hynte në Rusi kur ishte në një udhëtim në SHBA dhe u bë shtetas ukrainas në vitin 2019. Ai ishte i vetmi deputet që kishte votuar kundër aneksimit të Krimesë në 2014.

 

2 Komente

  1. B
    Bumbum..bum

    Aleksander Dugin spaska qen edhe aq magjistar-filozof I zoti sa thuhet se normal të kqiat i pagun me të kqia. Uroj të ulet e të pranoj fatin pa veprim. Kundërpërgjigjia do ish fatale per gjith rusin

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Ja paskan qire robt , mesazh me te paster per rasputinin e ri , nu do gjesh , tani do ta kuptoje frymezuesi nacinalist rus cdo me thene dhune qore dhe si ndihesh kur humbet njeriun tend , nese eshte njeri nese eshte kthyer nga njeri ne kafshe ,atehere sdo gje eshte normale .....tani do ndihet sic ndiejn mijra e mijra nena ukrahinase qe humben njerezit e tyre nga nje paranoiak , keto ka dhuna ....dhe kie parasysh qe: jo cdo gje qe zgjat doren eshte jotja dhe meret .....Ukraina eshte e tjeter kujti , dhe nuk meret ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje