Në një foto të transmetuar nga KCNA, adoleshentja është fotografuar midis prindërve të saj – udhëheqësit aktual të vendit dhe zonjës së parë – dhe e rrethuar nga dhjetëra zyrtarë, politikanë dhe personel ushtarak, në një sallë të Pallatit të madh Kumsusan të Diellit, në kryeqytetin Pyongyang.
Ekspertët e kanë interpretuar pamjen e vajzës së re si një tjetër shenjë se zoti Kim po e përgatit vajzën e tij për ta pasuar atë.
Vajza u shfaq për herë të parë në fotot e mediave shtetërore në vitin 2022 dhe që atëherë është parë duke shoqëruar të atin në ngjarje të ndryshme të mëdha, nga testet e raketave dhe inspektimet e sistemeve të armëve deri te vizita e tij në Kinë vitin e kaluar.
Zyrtarisht, pak detaje janë publikuar rreth vajzës. Mosha e saj, apo edhe emri i saj, nuk është publikuar kurrë nga media zyrtare.
Ish-basketbollisti Dennis Rodman , i cili u takua me zotin Kim gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut në vitin 2013 – udhëheqësi izolacionist dihet se i kishte idolizuar Chicago Bulls dhe veçanërisht Michael Jordan – kishte zbuluar se emri i vajzës është Ju E. Ajo vlerësohet të jetë 13 ose 14 vjeç.
Koreja e Veriut është sunduar nga familja Kim që nga themelimi i saj, me themeluesin e saj dhe djalin e tij të quajtur gjithmonë “udhëheqës të përjetshëm” në materialet zyrtare propagandistike.
Inteligjenca e Koresë së Jugut beson se është pothuajse e sigurt se vajza e udhëheqësit aktual një ditë do të bëhet brezi i katërt i dinastisë që do të marrë pushtetin.
Popujt injorantë ,meritojne diktatura mizore.Kudo.
Nji gje qe nuk e kuptoj si mundet bota e e quan Korene e veriut shtet Komunist kur ne Komunizem eshte e ndaluar qe nji anetare i familjes mund te vazhdoj dhe zavendesoj babane ne funksionin e shtetit,kjo ndodhe vetem ne vendet mbreterore ose ne vendet feudale ose diktatoriale pse e fllyqin Komunizmin me keta mbeturina .
O k po ti çfar je je intelektual ? Po koreanēt njifen pēr kultur tē lart e inteligjenc ekselente. Kores sē veriut si afrohet USA se bēn kakēn nē brek. Por kur tē del njē kriminel si Kimi çfar tē bēj populli. Si ne shqiptarēt qē na mbajti Enveri me Salēn sekretar partie 50 vjet si skllevēr me tollon . Pse su çu familja jote kundēr kriminelit Enver por kur i ran Patkoit ppsh u sul superkrimineli Sali bajga dhe bēri demokraci. E ti me gjith shqiptarēt e pe demokracin e Sali bajgēs. Prandaj ri urt e mos shaj por shif historin tate.