Më shumë se 40 vende i kanë përsëritur thirrjet të hënën për Rusinë që ta lejojë një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e liderit opozitar rus në burg, Alexei Navalny.
Kjo thirrje u bë nga ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Lotte Knudsen, në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 16 vendeve të tjera, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.
“Ne jemi të zemëruar me vdekjen e politikanit rus, Alexei Navalny, për të cilën përgjegjësinë kryesore e kanë presidenti [Vladimir] Putin dhe autoritetet ruse”, tha Knudsen.
“Rusia duhet patjetër të lejojë hetim të pavarur dhe transparent ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes së tij të papritur”, shtoi ajo.
Navalny, kritiku më i madh dhe i zëshëm i presidentit Putin brenda Rusisë, vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik më 16 shkurt, duke nxitur akuza nga mbështetësit e tij se ai është vrarë.
Kremlini e ka mohuar se ka gisht në vdekjen e liderit opozitar, i cili u varros të premten në Moskë.
Komiteti Hetues i Rusisë thotë se e ka nisur një hetim procedural për vdekjen e Navalnyt, ndërsa Kremlini ka thënë se nuk i përgjigjet kërkesave të BE-së.
A thua amerika do.lejonte rusine te hetinye "vetvrasjen" e Jeffrew Epstein? Pordhe me.rigon...
Tragji-komedi e neveriteshme dhe perçmuese per keta "aktoret" e 40 vendeve !!! Ne gaza mbi 30.000 civile te vrare ku midis tyre mbi 5000 femije nuk e rruan asnje nja keta te dyzetet se korrenspondon mire numer 40 si tek "Ali Baba me dyzete hajdute " !!! Nuk u kujtuan per se gjalli per Navalnyn ndersa tani te vdekur e kane marre e kane vene ne nje shkop dhe e valevisin si flamur te demokarcise ruse !!!! Po lerini te vdekurit dhe meruni me te gjallet e shkrete qe po masakrohen ç'do dite dhe nuk thot njeri ...MJAF mor kriminele , po ju dhimbska Navalny !!!! Ketej thoni perdite u bene dy vjet "Putini kriminel , Putini fashist, Putini genocidaist, e dhjetra epitete te tjera dhe kerkoni te beni "hetim nderkombetar" duke ja kerkuar Putinit, nje "krimineli",nje "sadisti" nje "fashisti" .....thjeshte per te lare gojen ???!!!