Nuk ka paqe mes Hamasit dhe Izraelit! Ushtria izraelite kryen bastisjen më të madhe në Ramallah

4 Mars 2024, 15:10Bota TEMA
Nuk ka paqe mes Hamasit dhe Izraelit! Ushtria izraelite kryen bastisjen më

Forcat ushtarake izraelite kanë hyrë në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor duke varë një fëmijë dhe disa të plagosur.

Fëmija 16 vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga forcat izraelite në qafë dhe gjoks, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë palestineze. Dëshmitarët raportuan gjithashtu se të paktën tre të rinj palestinezë të tjerë u plagosën gjatë sulmeve.

Ushtria izraelite bastisi kampin Amari të hënën, konfiskuan një automjet dhe shkatërruan disa shtëpi mes konfrontimeve me dhjetëra palestinezë, citon Reuters.

Paralelisht, luftime të përgjakshme kanë ndodhur në Rripin e Gazës ku të paktën 12 persona, përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë, u vranë gjatë një sulmi izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve në Gazan qendrore.

Sipas dëshmitarëve dhe stafit të spitalit, dy sulme izraelite në jugperëndim të qytetit shkaktuan të paktën pesë viktima dhe shkatërrimin e një kamioni shpëtimi.

Në muajt e fundit militantët palestinezë kanë kryer gjithashtu sulme të shumta kundër trupave dhe civilëve izraelitë në Izrael dhe Bregun Perëndimor, duke vrarë të paktën 17 persona, sipas shifrave izraelite.

Në një përpjekje për armëpushim, zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris i kërkoi grupit militant palestinez Hamas të binte dakord për një armëpushim të menjëhershëm gjashtë-javor, ndërsa i kërkonte me forcë Izraelit të bëjë më shumë për të rritur dërgesat e ndihmave në Gaza, ku, sipas saj, njerëz të pafajshëm po pësonin një "katastrofë humanitare".

Komentet e Harrisit ishin ndër më të mprehtat të bëra nga një udhëheqës i lartë i qeverisë amerikane të cilat i bëjnë thirrje Izraelit të lehtësojë kushtet në Gaza. Izraeli bojkotoi bisedimet e armëpushimit të Gazës në Kajro pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tij për një listë të plotë me emrat e pengjeve që janë ende gjallë.

5 Komente

  1. P
    Parruca

    Femije? Nje 16 vjecar mund te mbaje dhe perdori nje arme pa problem. Dhe teknikisht quhet adoleshent. Dhe ne mishen 16 vjec nje individ mban pergjegjesi te plote penale, pra konsiderohet me teper si i rritur se sa femije. Eshte e peshtire kjo menyre shprehje, si e si te nxirrni Izraelin si monster kur jane arabet ata qe bejne terrorin.

    1. T
      T

      Ti mund te jesh 40 e kusur vjec, po qenke. Nga truri 5 vjec. Ca mut.mostrash jeni, a thi se izraelit I hapet rrocka. Per ty a femijet e tu. Po t kishin mundsi, keta izraelit do t vrisnin ty e femijet e tu,pa as nje.problem. Na thuaj pak terrorin arab... Kur.amerika e izraeli bashke kane vrare miliona femije ne.lindjen e mesme. Jo te gjithe e pranojne skllaverine sic e.pranon ti,o.sklav shqiptar

      1. d
        doktor

        Ketij "parruces" hiqi ate P -ne dhe zevendesoja me K -ne se i shkon per shtat se ne vend te trurit paska sperme !!!

      2. Z
        Zhvejku

        Ore ti Parruke, qenke jo i peshtir, po nje idijot, nje monster e kaluar monstres, s'ka ilaç e spital psikiatrik te te beje derman, kur kerkon te ç'fajsosh nje shtet qe po terrorizon palestinezet e pafajshem...!

      3. E
        Evisa

        Fëlliqësira komuniste që i jeni hedhur në grykë Parrucës. Në vitin 1973 vetë arabët pranuan se ishin ata që sulmuan Izraelin, kur i vetmi vënd në botë që thosh se ishte Izraeli që sulmoi arabët qe Shqipëria e Enver Hoxhës. Për sa kohë arabët qëllim të vetëm do kenë fshirjen e Izraelit nga harta dhe jo përmirësimin e jetës së popujve të tyre (këtë e nxisin banditët politik arab për të marrë dhe ruajtur pushtetin në vëndet e tyre) kjo ka për t'i gjetur. Izraeli përparon dhe ndrin si vënd, sepse nuk ka qëllim të vetëm urrejtjen ndaj arabëve, por përpiqet për lulëzimin e vëndit dhe lumturinë e popullit të tij. Do paqen dhe ashtu siç e deklaroi kryeministri i tyre, janë të gatshëm me çdo mjet t'a sigurojnë atë. U thyen hundët arabëve në 1973 dhe siguruan 50 vjet paqe, ju dha shkak Hamasi dhe tani izraelitët po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar një paqe sa më të gjatë. Ndërkohë grupet ekstremiste arabe, të cilët nuk dinë të bëjnë asgjë për lumturinë e popujve arabë, por e kanë mëndjen të "zhdukin" Izraelin me fjalë dhe fondet publike në vëndet e tyre me vepra, do vazhdojnë manipulimin e turmave arabe duke e paraqitur Izraelin si shkaktar të gjithë fatkeqësive që i gjen, kur vetë vendosin në krye të tyre kriminelë dhe hajdutë si krerë të qeverive të tyre të cilët në mënyrë permanente ju sigurojnë vetëm mjerim dhe asgjë tjetër.

        Lini një Përgjigje