VIDEO/ Kërcim provokues, alkool dhe kokainë, kryeministrja finlandeze kapet “mat” në festën e “shthurur"

18 Gusht 2022, 10:15Bota TEMA

VIDEO/ Kërcim provokues, alkool dhe kokainë, kryeministrja finlandeze

Kryeministrja Finlandës, Sanna Marin si rrallë herë është përfshirë në një skandal jo pak të rëndë.

Kryeministrja është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër duke shijuar një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Po ashtu ajo shfaqet duke bërë kërcime provokuese e rrethuar nga miq të saj që po konsumojnë alkool.

Kjo nuk u ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale. Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres.

“Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gazeta Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot”, shkruan media vendase.

 

3 Komente

  1. S
    Sara

    po pse keta nuk kane jete private e te drejte te bejne qejf pa i rene ne qafe kujt?!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrespekt per kte Zonje Fine ...

      Rrespekt te asaj qe ajo eshte dhe nuk e fsheh , por pse jo edhe qellimishte i ben te dukeshme gjithcka ka te bej me Realitetin e cdo Politikani .Te gjithe marin droga e bejne Festa madje Orgji ne shume Kaqncelari te Botes dhe kjo porej disa Dekadash jo sot dhe kjo nuk duhet te cudisi asnji Naiv e FakeMoralist idiote ne xhiro ,sepse ky eshte Realiteti Politikanit te gjithe Botes sot , qe nga Presidentet e KM KokKuqe Trapmmedhenj nga ai ishi Shba-ve deri ke Kokkashta Angleze Boris qe s'len Vrym pa e mare Kokksin etj Droga . Luftohet gjame moralishte kjo qe Deklaron KM Fine nga Politika sepse dihet tashme ,Politikanet jane me Mafiozet ,me Mashtruesit , me Kriminelet , jane Djalli mbi jeten e njerezimit .(do kisha pir nji gotr Wisky me kenqsi me KM Fine Love you Sara Marin )

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        nje feste normale mes miqsh shof ketu as droge as degjenerim,,,,, media mashtruese te katnarit Ymer

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje