VIDEO/ Meksikë, shirat e dendur shembin tavanin e një qendre tregtare. Pesë persona të lënduar

6 Shtator 2024, 10:49Bota TemA

Ky është momenti kur tavani i një qendre tregtare në Meksikë shembet për shkak të shirave të dendur, duke lënduar pesë persona.

Një pjesë e tavanit prej xhami nuk ka mundur të mbajë sasinë e madhe të ujit të mbledhur dhe është shembur mbi një prej shkallëve elektrike, duke plagosur disa klientë dhe blerës, të cilët gjendeshin të pranishëm.

Ngjarja ka ndodhur në Monterrei, kryeqytet i shtetit Nuevo León.

Sipas raportimeve, u desh që e gjithë qendra tregtare të evakuohej, për të shmangur rrezikun ndaj jetës së punonjësve dhe klientëve.

Lini një Përgjigje