VIDEO/ Përmbytje në jug të Spanjës, evakuohen mbi 350 shtëpi!

18 Mars 2025, 16:20Bota TEMA
VIDEO/ Përmbytje në jug të Spanjës, evakuohen mbi 350

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Spanjën jugore, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve, të mbyllin rrugët dhe të anulojnë procesin e mësimit ditën e sotme.

Sipas mediave spanjolle, autoritetet urdhëruan evakuimin e 365 familjeve nga fshati Campanillas, pranë Malaga, të hënën vonë në mbrëmje, pasi një lumë në zonë doli nga shtrati.

Banorët që u evakuuan kaluan natën në një qendër sportive komunale, e cila shërbente si strehë e përkohshme.

Shefi i mbrojtjes civile të Andaluzisë, Antonio Santh, njoftoi se 19 lumenj në rajon ishin në alarm të kuq për shkak të përmbytjeve.

1 Komente

  1. K
    Kritiku

    Punesoni nje redaktor sepse e keni kete gazete te mbushur me analfabete funksionale. Ne titull shkruhet qe "...evakuohen mbi 350 shtëpi!". Nuk evakuohen shtepite, o gazetar dru-me-pre!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje