VIDEO/ Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez në Moskë porosit nga KFC

22 Mars 2023, 16:38Bota TEMA

VIDEO/ Ushqimet e Putin nuk kishin shije të mirë? Delegacioni kinez

Delegacioni kinez që shoqëroi udhëheqësin e vendit më të populluar në botë në Moskë, Xi Jinping nuk iu rezervua një ushqim siç mund të jemi mësuar në delegacione të tjera me menu specifike të gatuar nga kuzhinierët më të mirë, por ushqim i shpejt nga KFC.

Fotot e postuara në Twitter tregojnë se rrethi i presidentit kinez ka porositur ushqim të shpejtë “made in USA”, konkretisht pulë KFC.

Burri që po merrte porosinë është fotografuar jashtë hotelit me pesë yje ku ishte akomoduar delegacioni i Xi Jinping në kryeqytetin rus.

"A nuk kishte shije të mirë ushqimi i Putinit ?" , shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Me vizitën e tij në kryeqytetin rus dhe bisedimet me homologun e tij rus, presidenti kinez Xi Jinping u përpoq të krijonte një aleancë të re kundër Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për pulën e skuqur amerikane, gjërat ndryshojnë.

3 Komente

  1. f
    fukaraji

    Ha ..Ha.. keta hajne zhapik,minj e qent dhe nuk pelqenkan guzhinen ruse, per te ngrene KFC ...?????!!!!! Lajm sensacionalllll......

    1. E
      Embargo apo jo ?

      Nuk qenka ne embargo Rusia??? Vazhdon KFC (Kentucky Fried Chicken) te operoje ne Rusi ???

      1. a
        anti25642654censurë

        të të mos pëlqejë gatimi i një guzhinjeri,edhe çfardo qoftë,e të pretendosh se "KFC (Kentucky Fried Chicken)"është "ushqim i mirë",nuk duhet të kesh kaluar akoma dekadën e parë të jetës. moshë e cila preferon ushqime të tilla!!ose duhet të jesh koqe kandari akoma,edhe në moshë të rritur!!

        Lini një Përgjigje