Një ditë pas, çfarë ka mbetur në magazinën ku ndodhi shpërthimi në Lushnje

2 Mars 2024, 12:20Kronika TEMA

Një ditë pas, çfarë ka mbetur në magazinën ku

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një magazinë pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës.

Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 24 vjeç mbetën të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në vinçin me të cilin të dy punonin.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpërthimi ka ndodhur kur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë ndërsa nuk përjashtohet pista e shpërthimit të një bombole të madhe që  vinçi po transportonte.

Një ditë pas shpërthimit, Euronews Albania ishte në vendin e ngjarjes, ku gjithçka është shkatërruar ndërsa grupi i ekspertëve  hetojnë mes rrënojave për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që sollën tragjedinë.

Lini një Përgjigje