E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por nuk ndodhi kështu pasi një incident i rëndë u shënuar rreth orës 15:30 dhe shkaktoi dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.
Roland Hoxha dhe i biri, Elidon ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin dy bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës.
Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me pesë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij.
Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin, Elidonin, i cili ndërroi jetë dy orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.
Ngushellime familjes patjeter qe ishin te siguruar se pronar ishte nje ligjvenes
Nje aksident fatal, që me pak kujdes mund te ishte evituar, por sidoqofte, ai u mori jeten para kohe te dyve, at e bir. Pavaresisht se jetet jane njelloj pavaresisht moshes, keqardhja më e madhe vjen per djalijn 20 vjeçar jeta e te cilit u keput në lulen e saj. Ngushellime te sinqerta familjes. Ata u prehshin ne paqe!
Gjithashtu dhe nga unë ngushëllime dhe Zoti të u japë forcë ta përballojnë këtë tragjedi. Sa për sigurinë përgjegjësia bie mbi pronarin dhe inspektoratin - inspektorin e ndërtimit!Një përgjegjës dhe duhet të përgjigjet pronari që ndërtoi nën telat e larg- përçuesit dhe dy inspektorati dhe që lejoi ndërtimin! Pa u dënuar në mënyrë maksimale përgjegjësit ,kjo kalvari do të vazhdojë akoma!
Ngushellime familjes per humbjen e madhe Hapni syte o shqiptare dhe shikoni ku punon deputet I I rilindjes ne kohen qe paguhet nga taksat per te zgjidhur ballet e popullit.