Për arsyeje sigurie, OSHEE bën me dije se është ka kërkuar nga organet e hetimit, linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.
Kërkesa është bër pas shpërthimit të fuqishëm, që dyshohet se erdhi si pasojë e kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, ngjarje që la pas dy viktima dhe 7 të plagosur.
Për pasojë, pa drita mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat (Lushnje).
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.
Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.
Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.
Bravo, Lushnja. Mos i zbatoni rregullat e sigurimit teknikë. Një qender tregetare digjet, një kapanon shperthen. Po e treta çfare do jetë? Kush mban pergjegjesi per rregullat e sigurimit teknikë? Apo varja. Hë mo se vetem një vdiq!!! Se maskarenjte duan që të vdesin 30 vete që të rregullohen diçka.