Ku do të strehohej Enver Hoxha në rast të një sulmi bërthamor në Shqipëri!

7 Tetor 2024, 17:13Dossier TEMA
Ku do të strehohej Enver Hoxha në rast të një sulmi

Ka shumë objekte në Shqipëri që përballojnë goditjet atomike. Në rast të një lufte bërthamore janë disa vende si tuneli i Porto Palermos, tunelet e nëndheshme në Sazan, në Shëngjin, bunkerët kudo në Shqipëri, ku do të strehoheshin njerëzit.

Gëzim Bakiu projektuesi i shumë veprave antibërthamore në Shqipëri dhe projektuesit i Bunkart 1, tregon për gazetaren Rudina Xhunga vendin ku do strehohej Enver Hoxha në rast lufte bërthamore.

“Çdo objekt, sipas kategorisë kishte si kusht të ishte antibërthamor. Përveç Porto Palermos, antibërthamor është tuneli i Shëngjinit, Gjadri, Kuçova. Të gjitha objektet klasifikoheshin me shkallën e presionit. Strehimet e popullatës, në pallate, buzë Lanës e kudo janë antiatomike.

Bunkart 1 është puna im e parë. Ky bunker përballon deri në 10-të shkallën e presionit të valës së bombës atomike. Bunkart 1 ishte komanda qendrore e ushtrisë. Në rast lufte aty do strehohej Enver Hoxha. Te hyrja 9 ishte Enver Hoxha, te 8-ta Mehmet Shehu, te 7-ta shefi i Shtabit të Përgjithshëm”, tha zoti Bakiu në DritareTV.

8 Komente

  1. S
    Shaqo

    Po keta jane mashtruesa re pacipe. Marrin nje dore pare nga gazetaret, u futin nhe genjeshter, atyre u duhet ta besojne me naivitet cfare thone keta xhenjere, dhe e publikojne. Si nuk moren ndonje info, nga ish kuadro te larte te gardes apo ish drejt.dyte te sigurimit te udheheqjes qe t'i afroheshin sadopak realitetit te asaj kohe. As bunk art .1 as bunk art .2 nuk kane qene per udheheqjen me te larte te partise e shtetit ne ate kohe, vendkomandat e tyre, tani nuk perben sekret, kane qene ne Dajt, Krrabe, Skrapar. Rudina, gjeni njeriun e duhur per ato informacione, jane akoma gjalle e te mencur e trima, si atehere edhe sot. Mos besoni cdo lloj brockulle qe u servirin.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      perralla me mbret

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diko Zeqo

        Batalioni i Sigurimit te MM dhe Sektori, se bashku me tunelet tek Rrapi i Treshit ose Batalioni i Diko Zeqos, nuk ishte per perdorim personal, por ishte bunkeri i shtabit te pergjithshem ne rast lufte. Enver Hoxha ishte komandanti i pergjithshem, sic eshte sot Bajram Begaj. Gazetare leshi qe nuk dine te nxjerrin thelbin e te vertetes.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Po popullsia ku do strehohej nga bombardimi automik? Apo kryet shendosh te tjeret te vene ne te semes!

          Përgjigjjuni
          1. W
            Washington

            Idioter qe vazhdoni diskutoni sikur keni zbuluar planet te ri .Ne cdo shtet te botes ka stream special per presidentin. Ne Shqiperi kishte stream per gjithe populated si ne asnje vend te botes .Nje udheheqje ne qoftese nuk e do dhe ka frike nga populli nuk e aresimon dhe pregatite ushtarakisht .34 vjete politikane e gazetare totalisht idiot e vegjetues antikombetare e lodhet popullin .Qerrohuni nga ekranet. Ate qe beri Enverin as e ka bere e as e bene njeri ne planet .Nuk e mbylli Enveri Shqiperine po Shqiperia ishte dhe eshte e rrethuar nga tre vende qe e crane, dogjen dhe e gjakosen sistematikisht popullin shwipetar Serbia , Greqia dhe Sonja Itali qe hiqet mike sot .Mbelidhni mendien shqipetar dhe vleresoni realitetet historike

            Përgjigjjuni
            1. P
              PAK NGA TE GJITHA...

              Bravo.Kjo eshte e verteta, qe na izoluan, na bene bllokade.

              Përgjigjjuni
              1. t
                tt

                Bravo Washington.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shefki

                  Plotsisht e perkrahu Reagimin e Washingtonit Respekt Shefki Mexhani SH B A

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje