Kur politikani shqiptar i kërkonte ndihmë myftiut të Jerusalemit, themelimin e një “shteti mysliman” në Ballkan

21 Tetor 2023, 17:24Dossier TEMA
Kur politikani shqiptar i kërkonte ndihmë myftiut të Jerusalemit,

Nga Enver Robelli

Ndërsa hebrenjtë që më 1925 themeluan Universitetin Hebraik në Jerusalem, i cili në vitet në vijim do të vendoste themelet e kulturës dhe shkencës së komunitetit (e më vonë shtetit) hebraik në Lindjen e Afërt (si parakusht për një elitë shtetformuese), palestinezët arabë, fatkeqësisht si shumë popuj të sunduar nga Perandoria Osmane, nuk patën elitë intelektuale dhe politike vizionare.

Në vitet 1930-të, për shembull, lider i palestinezëve ishte myftiu i Jerusalemit. Mohamed Amin al-Huseini gjatë Luftës së Dytë Botërore u prit nga Adolf Hitleri në Berlin. Al-Huseini është shembull eklatant se si një lider injorant fetar keqpërdoret nga nazistët. Kur erdhi në Berlin, nazistët e vendosën në një vilë, të cilën administrata naziste e kishte konfiskuar nga një familje hebraike. 

Al-Huseini u prit nga Hitleri më 28 nëntor 1941. Prijësi nazist refuzoi t’ia japë dorën kreut fetar të palestinezëve, nuk i dha mbështetje për themelimin e shtetit palestinez dhe nuk pranoi të pijë kafe me myftiun sipas traditës arabe. Hitleri nuk e priti kurrë më në audiencë Mohamed Amin al-Huseinin.

Përkundër poshtërimit që ia bëri Hitleri, al-Huseini i shërbeu propagandës naziste. Madje nazistët e dërguan për vizitë në Bosnjë për të mobilizuar myslimanët në përkrahje të Hitlerit. Në një fotografi al-Huseini shihet duke parakaluar divizionin boshnjak (mysliman) “Hanxhar”. Në këtë divizion luftuan edhe disa myslimanë shqiptarë. Ata përbënin më vonë bazën e themelimit të divizionit “Skanderbeg”. 

Heinrich Himmleri, njëri nga krerët nazistë, i përshkroi shqiptarët në divizionin “Hanxhar” si të motivuar dhe të disiplinuar. Por oficerët nazistë më vonë i përshkruan shqiptarët e divizionit “Skanderbeg” si të padisiplinuar, dembelë dhe të etur për të pasur armë, por jo për të luftuar. Komandanti gjerman i divizionit “Skanderbeg” u ankua se Shqipëria ishte mjaft “primitive” dhe më “turke” se vetë Turqia, “duke filluar nga shamia e grave”. 

“Trimëria e shqiptarit”, nënvizonte oficeri nazist, është mit, përrallë. “Me një granatahedhës ti mund ta ndjekësh atë praktikisht në çdo cep të botës.Kur sulmon, ai shkon vetëm deri aty ku gjen diçka për të vjedhur apo plaçkitur”. Këto fjalë tregojnë se sa raciste ishte administrata naziste ndaj popujve të tjerë që i konsideronte të prapambetur apo kulturalisht të pavlerë.

Gjatë vizitës në Kroaci dhe Bosnjë në prill 1943 imami palestinez al-Huesini vizitoi disa qytete, mes tyre Zagrebin dhe Sarajevën, të sunduar nga ustashët, vasalët kroatë të nazistëve gjermanë. Shtypi mysliman i Sarajevës e lavdëroi al-Huseinin si mbrojtës të myslimanëve. Në vjeshtë të vitit 1943 gazeta naziste “Völkischer Beobachter” njoftoi se myftiu i Jerusalemit u kishte dhuruar myslimanëve të Ballkanit 15 mijë lira. 

Gjatë vizitës në Ballkan al-Huseini u takua me Ante Paveliqin, kreun e ustashëve kroatë dhe me zyrtarë gjermanë e italianë. Në Sarajevë al-Huseini takoi krerët fetarë nga Bosnja dhe delegacione nga Sanxhaku dhe Shqipëria. Duke iu drejtuar myslimanëve të Ballkanit ai tha se partizanët e paguar nga Londra dhe Moska po përdhosnin xhamitë - deklaratë që në absolutizmin e saj qe një gënjeshtër e madhe. Gjatë një vizite në xhaminë Gazi-Husrev-Beg në Sarajevë al-Huseini mbajti një fjalim emocional dhe popullist mbi vuajtjet e myslimanëve. Të pranishmit filluan të qajnë.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore politikani shqiptar (dhe mysliman) Bedri Pejani iu lut myftiut të Jerusalemit të ndihmojë në themelimin e një shteti mysliman në Ballkan, i cili do të përbëhej nga Kosova, Sanxhaku, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria. Nazistët e hodhën poshtë këtë ambicie.

Ky kapitull i historisë palestineze (e pjesërisht edhe shqiptare e ballkanike) tregon se sa e rëndësishme është që shoqëritë të zgjedhin udhëheqës politikë të mençur, të aftë për aleanca strategjike dhe kundërshtarë të ideologjive vrastare dhe humbëse. Kur një shoqëri përfaqësohet nga fanatikët fetarë, nga injorantët politikë dhe popullistët, rezultati është katastrofal.

9 Komente

  1. t
    te gjithe duan te pasurohen ne kurriz te tjetrit

    ato qe ka thene komandanti gjerman per shqiptaret,po vertetohem sot,qe nga 1990 e ketej,vetem plackitje,shkatrrim te vendit te vet,vjedhje te njeri tjetrit dhe shtetit, vjedhin qe nga pastruset e deri te qeveritaret,politikan 9injorante e hajdute qe pasurohen pa punuar.Po kete e ka thene edhe hasan zyko kamberi qe ne kohen e vet dhe drejtesia vazhdon sipas kohes tyrqis,apo le te kujtojme edhe kohen e ali pashes me grabitje e plackitje.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jugu

      Let the drejt

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Nje rrealitet ku i thote te gjitha: te pabese,pa bithe,injorante,frikacake, antinacionale, antishqiptare,antikristiane, injorante,te perbuzur,pa vlere,rrota kari,te piste,te palare,pisogledsa,me turq se turqit......duke vertetuar magjiken time se; Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.......hahahaha!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          Po keta "te pa bese", "injorante", "frikacake"...ta bënë shtetin më 1830!

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta dhemb....

            Kar me syze, tourkalvanoi-te ishin me turqit ashtu si dhe ne '42 me pushtuesit italione. Kristianet orth/xe (arvanites) luftuan me shume me bastardhet tourkalvanoi sesa me turqit.....ade palio adherfara do te na diktosh dhe istoria!!!! Perhere dhe kudo tourkalvanoi-te kane qen antigreke, antikristian,antiorthodhoxe, urrejtie pathologjike e cila vazhdon edhe sot nga muslimon brother's.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

              Duket qe e verteta po te dhemb.

              Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Autori e ka per detyre te na e dokumentoje qe eshte kerkuar formimi i nje shteti mysliman ne Ballkan. Per periudhen qe autori flet shqiptaret me ndihmen e Italise e kishin shtetin e tyre ne ballkan ajo qe ne histori eshte quajtur shqiperia e madhe. Bedri Pejani ishte njeri nga fuksionaret e ketij shteti.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neritan Ceka

            broçkulla, budallallëqe komplet!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Proud to be Albanian

              Vetem ketu ne tema ndhodh qe dikush te shkruaje nje artikull historik pa asnje reference... ! Ky Rebeli shkruan sikur ka jetuar ne ate kohe dhe ka mbajtur ditarin....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje