Përse i mbante Enver Hoxha nëndetëset që ishin në Pashaliman!

13 Gusht 2024, 10:06Dossier TEMA
Përse i mbante Enver Hoxha nëndetëset që ishin në

Ilir Mati, gazetar në pension foli për punën si oficer dhe inxhinier në bazën e Pashalimanit gjatë komunizmit. Ai tregon se ka punuar për riparimin e nëndetëseve që ishin në Pashaliman.

“Unë kam punuar 25 vjet në Flotën Luftarake Detare, si oficer dhe inxhinier, në Bazën e Pashalimanit. Unë kam punuar në uzinën për riparimin e nëndetëseve. Ishim katër inxhinierë që merreshim me këtë punë. Shteti shqiptar kujdesej për nëndetëset dhe kishte format e veta se si i zgjidhte punët. Për riparimin e nëndetëseve kishte marrëdhënie me Republikën e Kinës.

Ne që punonim me nëndetëset dinim një gjë. Që këto nëndetëse nuk do shkonin kurrë në luftë. Ato ishin vetëm një mjet i fuqishëm propagande që në qoftë se ato nëndetëse ishin operacionale në det tregonin se Shqipëria ishte një vend i zhvilluar. Ato ishin operacionale deri në vitin 1992. Nuk kishim për të qëlluar ndonjëherë me ndonjë silur. Këto ne i dinim, që punonim në kushtet e Luftës së Ftohtë”, tregon gazetari për Rudina Xhungën në Dritare TV.

15 Komente

  1. S
    Shkodrani ne Marine 78-82

    Meqe kam bere ne skuadronin e Kater silurave ne Sazan dhe gjithmone benim Qitje me Silura Dummie pra pa eksploziv ,qe nga Borshi deri ne Bisht Palle kishim rrezen e veprimit te gjuanim kedo qe mund te hynte ne ujerat tona,dhe ku ti goditnim Aeroplanmbajtsen e flotes se 6 qe zakonisht rrinin ne Napoli apo ne Suda te Kretes,Kishte klasa mesimi per marinar dhe cdo pozicion,deri ne 88 Flota Shqiptare ka pasur Shume Force Qitjeje si nga gati 100 katersiluruesa ,gati 12 Gjuajtes Kinez te rinj dhe 3 gjuajtesit Sovjetik te medhenje,Dragamina dhe ndjekes ,shume Radar te forte qe nga PSV e Sazanit kapnin deri brigjet e Spanjes.Shpesh ne Kapnim Skafe italiane ne ujerat tona dhe Tmerroheshin nga Flota jone,Une jam transferuar ne Pashaliman per remont dhe Aty Ishin Nendetset Krenaria e Kombit me normen 13 te ushqimit dhe disipline te larte,mbaheshin xham nga marinaret dhe oficeret ,ata mund te dilnin me bateri por edhe pak zhtyje mund te benin,Silura qellonin po te jepej mundesia se Silura me korrent shkrepej por nuk dilnin se nuk kishte arsye dhe duhej llogjistike e larte qe per kohen kushtonte.sidoqofte Flota Luftarake e Shtetit te Kohes ishte nje Flote e plote dhe mund ti bente dem cdo lloj Objekti ne det .kishte disipline dhe shume zemer dhe krenari jo se do mundnim NATO por se do ju jepnim goditje dhe do ti ndalonim qofte dhe per pak kohe sa te mobilizohej Kembesoria dhe mbrojtja civile ne Toke.Respekt per Floten e vetme Shqiptare qe mbajti vendin te lire per 45 vite qofte dhe me anije modeste

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylyftar

      Ke te drejte persa pershkruan. Po te kujtoj edhe dicka tjeter, sepse ka ndodhur para se te shkonit ju, udhetimin stervitor relativisht te gjate te nendeteses luftarake ne detin Mesdhe, te komanduar nga Dashamir Ohri.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Usharaku

        Kjo është e vërtetë. Babai im më ka treguar se ata kishin shkuar deri në Gjiblartar me nëndetëse.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Historia

          Zylyftar. Nëndetset me ekuipazh 100% Shqiptar nuk kanë qenë asnjëherë përtej Maltës. Por ato me ekuipazh të përzier. (Me Kozllovin). Dashamir Ohri nuk ka qenë ai madje as drejtues i saj ose ndonjërës madje as në të. (Por komandanti i të gjithave) Rekordin ato Shqiptare e kanë deri rreth e rrotull Maltës me komandant Beqir Gërbi për afërsisht 4 javë. Kuptoni që në det të hapur NATO i gjente gjithmonë. Ato kanë qenë të detyruara që të dilnin në sipërfaqe (kryesisht natën) për karikim baterish nga motorët diesel. Ose në thellësi periskopi max 13m ku përveç periskopit nxirrnin edhe FTPN tub ajri për motorët dhe shkarkimin (marmita). Deti mesdhe ka pas transparencë shumë të madhe deri në 40m një avion ose helikopter sipër arrinte ti dallonte si diçka e madhe e zezë në lëvizje. Qëllimi i tyre ka qenë për mbrojtje dhe tipar i tyre është se ato janë për ujëra bregdetare (jo se nuk ikin me shumë, por duan anije shoqërimi, karburant etj). Një prej tyre ( nga 12) me ekuipazh rus. Ka bërë incidentin e famshëm poshtë flotës së gjashtë dhe kryqëzorit ku ka pas qenë duke udhëtuar presidenti amerikan i kohës, diku në jug të Maltës ose Gjirin e Sidrës përballë Libisë. Kur kanë qenë 12 nuk ka pas asnjë tjetër kaq shumë në Mesdhe. Dhe Rusët dilnin shumë në patrulla dhe misione zbulimi. Shqiptarët i kursenin dhe përpiqeshin të mos I konsumonin shumë me qëllim që t'ju shtonin jetën. Milionë kanë qenë kryesisht patrulluese dhe për mbajtjen e ekuipazhit të trainuar dhe në gadishmëri. Sa i kanë pas Shqiptarët asnjëra nga ato nuk ka kap nivelet e zhytjes më shumë se 130m. Thellësia e operimit e Shqiptarëve ka qenë periskop deri 30-40m max 70-80.... Nqs do to krahasojmë me makinat është njëlloj sikur ti kishe sot një Vollga Ruse që bënte tym e konsumenter shumë dhe dobët nga cilësia dhe siguri e komfort por e bukur dhe ta krahasojeme një Nercedes aidi apo bmw të serive A4,A6 apo 329, 520 apo Cklass apo EKlass. Dua të them se mbas viteve 1970 ato realisht kanë qenë aktive dhe lloj arme potentiale por primitive.

          Përgjigjjuni
        2. O
          Operacioni Zjarri

          Respekte Shkodran!

          Përgjigjjuni
        3. S
          Shqip or vëlla!

          Tani jepjani ndonje oligarku qe te ndertoje resort turistik. Republika e bananeve.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Anijet ishin te kalbura e nuk kishin asnje shans ne rast lufte .nje shpenzim i kote energjish i cili u harxhua ne tunele pa vlere ne vend te kishin ndertuar infrastructure e cila tani po ndertohet me cimime marramendese e pare hua me te cilat po ua qijme nanat ne gop brezave te ardhshem te cilet do te paguajne borxhin .

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilir

              Pas Pashalimanit u trasferuan ne Portopalermo. Aty i shihje nga lart, tek batalioni mitralier kufitar i Portopalermos, qe shkelqenin. Sa per oligarket, nuk ka mbetur gje, sepse demokrataxhinjte i shiten tre nendetese per skrap. Ka mbetur njera qe mesa di, e kane derguar ne Pashaliman dhe duan ta bejne muze. Norma e ushqimit edhe ne vitet e krizes ishte e larte,si per ata te nendeteseve edhe per te tjeret ne toke... grupi i Danit, postblloqet etj. Ne Itali, ne Bazen e Tarantos perballe Vlores, kishin nendetese amerikane te vjetra, dhe vazhdimisht ishin ne gadishmeri deri ne vitin 1961 kur u larguan dhe sovjetiket e fundit nga Pashalimanit. Ne vitet 1980, Tefta Cami, ministre e arsimit te asaj kohe, gjate nje vizite ne Itali pas vendosjes se ambasadave u FALENDERUA nga qeveritaret italiane pikerisht per perzenien e nendeteseve sovjetike vite me pare. Ata e quanin nje gjest heroik te madh., cuditeshin si ka mundesi qe Shqiperia e vogel ta bente nje veprim te tille ndaj nje superfuqie!?

              Përgjigjjuni
              1. d
                dikur

                E bëri or mik e bëri s'ka llafe. Gjithashtu pagoi me uri trimërinë e sajë të largimit nga "Traktati I Varshavës". Pavarsia kushton shtrenjtë dhe jo gjithkush mund t'a përballojë koston. Po I shohim përditë se si venë punët për ata që kërkojnë të jenë të pavarur nga njëra apo tjetra superfuqi.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Demokraci te qofsha fale ca i ngrite e cai gropose

                Ai qe i mbante ato nendetese e kishte njeren ane te koqeve sa koka e Salmutit , ai mbajti dhe Amerika ndofta jo po sidomos keta fqinjet qe sot shesin pordhe dridheshin e dhiteshin ne breke nga frika ndersa sot Salkari i shiti per skrap duke pasuruar disave qe i shkojne posht pallatit e lepijne bythen malokut prej 90 e deri sot .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Piro

                  Ushtarakët kanë vujt, kanë punuar larg familjes, kanë jetuar dy familje në një hyrje. Kanë mirëmbajt anijet e armët po s'duhet të mburre me këto punë. Ata që mburremi me një inkursion deri në gjiblartar nuk i njohin sistemet kundër nëndetseve se ndryshe nuk do shprehen ashtu. Nëndetset, armët, raketat dhe gjithë bunkerët ishin një çmenduri e Enverit për të friksuar njerzit për të qëndruar në pushtet. Duke mos u shfaq armiku jashtëm se atyre nuk u binte në mëndje për ne, Enveri sajonte armiq të brendshëm dhe kështu na mbajti në errësirë dhe varfëri.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teksti

                    Lini ca qen brenda dhe...ditë pas dite pastroni pagërèt e tyre...

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi16

                      Jo me mire eshte qe te dergojme ty qe ti hash pageret se e ditke mire si zant ..

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Hasan Spahiu.

                      Nendeteset nuk i porositi Enverit,por i planizoi,organizzi,steukturoi kunderadmirali i Nderuar Abdii Mati.Te pakten Iliri Matin te mesonte dicka prej tij.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani

                        Rrespect per ata qe kane sherbyer vendin dhe e vertete qe qe nje force ushtarake eshte krenari. Megjithate ajo flote ose ushtri qe kishim nuk ishte ekonomikisht e perballueshme. Per me teper qellimi i saj nuk me duket te ishte aq mbrojtja e sovranitetit sesa e pushtetit te nje pakice. Sot kemi nevoje te zhvillojme ekonomine por sic po shihet do te kishte qene me mire te ruaninim disa kapacitete ushtarake dhe gradualisht t'i modernizonim. Fatkeqesisht udheheqja qe pasoi komunizmin kishte mendjen vetem te vidhte dhe ato qe nuk u vodhen u shkaterruan nga sherbimet e armiqve te vendit. Tashti s'na mbetet tjeter vec se te fillojme nga e para dhe kjo eshte 10 fish me e veshtire dhe e shtrenjte. Kemi humbur specialistet, infrastrukturen dhe bazen prodhuese.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje