Refuzimi që Sejfulla Malëshova i bëri Enverit për fejesën me të motrën: Unë s’kam mbetur për lëmoshat e tij, kurrë krushqi me të

21 Gusht 2024, 19:50Dossier TEMA
Refuzimi që Sejfulla Malëshova i bëri Enverit për

Nga Vasfi Baruti

Sejfulla Malëshova/Lame Kodra, autoritet në Luftë e Parti, i vlerësuar nga Nako S., Mehmet Sh., Gogo N. etj.. Në luftë, sekretar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, anëtar i Byrosë Politike, ministër i Shtypit, Propagandës e Kulturës, Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, deputet i Kuvendit Popullor, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve (krijues i saj), sekretar i Frontit Nacionalçlirimtar i dalë pas Kongresit të Përmetit; anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, autor në libra publicistikë e poetikë.

Me akuza qartësisht false, dënim me internim, punë e rëndë në magazinë në Fier, poshtërimi si shitës samarësh kafshe, ndaj dhe vështirë të gëlltiten asi dhimbje që përjetoi Malëshova dhe assesi s’do pësojë asnjë nga këto gjëma, nëse do të pranojë kërkesën e Enverit për fejesë me Sanon, motra e Enverit. Dhe përgjigjja e Malëshovës: “Kurrë, kurrë”!

Përkundër të vërtetës, diktatori Enver H. në mbledhjen e Byrosë Politike, të 26 shkurtit 1973, kur diskutohej për historinë e Luftës Nacionalçlirimtare assesi të mendohet diktatori pa referime për Malëshovën, vlerësime asfare të vërteta: “…bie fala Sejfulla Malëshova, që nuk ka dhënë asnjë kontribut gjatë luftës, as në ushtri, as në Parti, vetëm ka qenë ministër i Arsimit, mund të thuhet vetëm u emërua ministër i Arsimit.”(1) Rrenacakllëqe pafytyrë!

Vitet e para paslufte Malëshova vihet në tabelë qitjeje me artileri të rëndë komuniste: armik, tradhtar i Partisë, veprimtari armiqësore të brendshme e të jashtme, kundërveprimtari në bujqësi, industri, kulturë. Plenumi V-të i KQ (21 shkurt 1946) përjashtoi Malëshovën nga Byroja politike e KQ. Veprimtaria “armiqësore” për argumente burimore ka edhe dy faqe letre me fjali të shkëputura nga shkrime publicistike e libra të Malëshovës, ku s’shihet shenjë antiparti e armike.

Diktatori me akuza në ajër: “Sejfulla Malëshova shtrembëron vijën e Partisë e devijim nga vija e Partisë. /…/ S. Malëshova jo vetëm nuk ka qenë asnjë moment i lidhur me luftën (!!), por në punët që i janë ngarkuar ai ka vepruar në kundërshtim të hapur me Partinë. /…/ Pikëpamjet e Sejfulla Malëshovës ishin të huaja për Partinë tonë, ishin devijim nga vija e Partisë, dobësim i luftës së klasave dhe mëkëmbje e reaksionit. /…/ Pikëpamjet e tij janë antimarksiste, armiqësore. …” Në vijim, faqe arkivore për dënimin e Sejfulla Malëshovës me argumente fals dhe pa mëdyshje pikëpamjet “armiqësore” të Malëshovës qartë ishin të sakta që i kërkon koha në luftë e paslufte, por diktatori i keqinterpreton: “Ai (Malëshova) është për një Front shumë të gjerë, ku lehtësisht mund të maskoheshin dhe të vepronin armiqtë e popullit. / …/ Ai ishte për politikë të butë kundër armiqve. /…/ Malëshova mbron pikëpamjen e një politike të ëmbëlsuar me klerin reaksionar katolik (në vijim mbrojtja e Malëshovës në penën e diktatorit. /…/ Ishte mbrojtës i pikëpamjes që në Asamblenë Kombëtare të vihen një numër intelektualë “reaksionare”. /…/ Ndaj sektorit privat të tregoheshim gjerësisht liberalë. /…/ Gjoja në mbrojtje të intelektualëve përparimtarë të inkurajonte e shtynte përpara intelektualët reaksionarë./…/”(2)

Me akuza të pavërteta, Malëshova dënohet me internim, punë të rënda, më e rënda ishte nxitje e përbuzjes popullore, mbylli jetën në përvuajtje fizike e poshtërime politike. Armiqësia e diktatorit ishte refleksion nga kritikat e Malëshovës në raporti kryesor “Situata politike” në Plenumi Dytë i KQ dhe për këtë arsye mbeti i panjohur dhe i grabitur nga censura në Arkiv, por pikëpamjet kryesore mbetën në diskutimi me kritika për luftën, Partinë, udhëheqjen e saj dhe Enver H.

NGA DISKUTIMI KRITIK NË PLENUMI DYTË, NËNTOR ‘44, NË BERAT

“Krerët dhe kryetari i një Partie ose lëvizje nuk bëhen me dekret. Ata i nxjerr lufta, ata duhet të kenë dalë, ata të duken në luftë dhe pastaj të popullarizojnë shokët e tjerë. Duhet të dish dhe të zgjedhësh momentin e duhur.

Të marrim punën e Enverit, ‘kryetar’ i Partisë. Në Partinë tonë nuk duhet të kishte një kryetar me që nuk kishte një parti me një vijë të drejtë. Pa pasur një parti si duhet nuk mund të kesh një kryetar si duhet. Nuk është mjaft të jesh sekretar politik (Enver H.) i një partie, por të jesh kryetar.

/…/ Kryetari duhet t’i ketë treguar rrugën e drejtë Partisë pa të dalë dhe jo siç thotë Tuku të dilte të shëtiste në brigada Enveri. /…/ Kështu politika e kryetarit dhe krerëve u shtrua keq, u zgjidh keq, u zbatua keq. Nako thotë se Liri G. mori iniciativën (propozoi) për Enverin (të jetë njëshi i Partisë), puna mori formë banale dhe pa kokë. Karakteristikë është propozimi saqë më bëri shoku Baca (çitaku) që të shkruanim parullën (për Enverin) se ishte një gjeni! Në këtë mënyrë neve bëheshim qesharakë, diskreditonim vetë Enverin”. (3)

Diktatori nxjerr nga konteksti citime nga shkrime e publicistika e botuar e Malëshovës dhe ngre akuza të paqena. Në Plenumi Dytë Malëshova bën kritika për kuptime të shtrembra për Frontin, kërkon të ishte shumë i gjerë, madje kishte mbështetje e nga Enveri, por në plenumi V-të (1947) ndryshon mendim, akuzon Malëshovën se “ishte për një Front shumë të gjerë”, kurse në Plenumin e Dytë, Enveri shihet me autokritikë se “ne nuk kemi pasur idenë e një Fronti të gjerë”, Enveri kundër Enverit! Deformon argumentin Malëshova për klerin katolik të Veriut dhe tërheqjen e tij në Front dhe pohon vetë se “asnjë katolik nuk e do Enverin.”(4) Diktatori i pushtuar nga hakmarrja ndaj Sejfulla M.

Në hakmarrje armiqësie për Malëshovën diktatori kishte edhe arsye ngjethëse karakteri të vet. Malëshova, intelektual i njohur, politikan i formuar, me kulturë, me simpati e respekt në parti e opinion, poet i njohur, simpati nga diplomatët në Tiranë. Ishte në kontrast me Enverin, siç e përshkruante Nako S.: “… Enveri do të jetë domosdo i pari në çdo gjë dhe t’i marrë të gjithë me shqelma. Të tjerët do t’i shohë të gjithë të vegjël. Asnjë cilësi prej udhëheqësi. … “(5) Enveri me një lice të mbaruar e asgjë tjetër ndahet me diferenca të mëdha kulturore e partiake me Malëshova: Shef Kabineti në Qeveria Noli, lauruar në Filozofi në Universiteti Lomonosov në Moskë, dy vjet profesor filozofie në Universiteti Lomonosov, anëtar i Kominternit dhe i dërguar i tij në Shqipëri për luftën.

Diktatori godet me akuza të rënda politike-ideologjike Malëshovën – armik i popullit, tradhtar i Partisë, devijator, zbutës i luftës së klasave etj.. Habia se për opinionin kësi akuzat fshihen, nulizohen dhe konvertohen me akuzë paaftësie: “Sejfulla Malëshova tregoi paaftësi e neglizhencë të madhe në detyrë”. Humoristikë politike!

Humoristikë, përse? Dënimin e Malëshovës armik, tradhtar i atdheut dhe i Partisë, devijator nga rruga marksiste e Partisë me “argument” se reaksioni i brendshëm e i jashtëm do ta përdorë të godasë Partinë andaj diktatori porosit byroistët e plenumistët e Plenumit V-të: “… çdo parullë e reaksionit të luftohet me qëndrim zyrtar: ‘Sejfulla Malëshova u pushua nga detyra e ministrit se ay ka treguar paaftësi dhe neglizhencë të madhe në detyre dhe ay që s’punon dhe s’kryen detyrën në shtetin tonë ay shkarkohet nga detyra vihet atje ku ai meriton.”(6) Siç shihet në faksimile vijuese.

E çka ishte e vërtetë? Sejfulla Malëshova afron shumë shokë e miq rreth vetes, gëzon respekt e nderim ndaj në dënimi i tij pritej të kishte kundërshtime të hapura a të heshtura, opinioni do ishte dhe ishte kundër dënimit. Enveri në mbrojtje vë e heq maska.

MALËSHOVA, DHËNDËR NË FAMILJEN HOXHA…

Enveri ndjehet nën hijen Malëshova, por mendoi e vendosi t’i ngushtojë e lërë anash kontrastet me të për hir të motrës Sano, beqare e stazhinuar, po ashtu beqar i stazhinuar S. Malëshova dhe krushqia në familjen Hoxha shihej e mundshme e pritej me kënaqësi. E vërteta, dënimi i Malëshovës erdhi pse kundërshtoi prerë e me urrejtje kërkesën Nexhmije – Enver të bëhet dhëndër i familjes Hoxha, martesa me Sano motër e Enverit. Fakti nga Pandi Kristo dhënë Gjergj Titanit.

Pandi Kristo, byroist e shok i afërt i Enverit, hyrjet e banimit i kishin derë më derë: “Dyert e shtëpive tona ishin të hapura për familjet tona. /…/ Një nga vizitorët e shpeshtë, i mirëpritur e shumë simpatik tek ne apo edhe tek Enveri ishte profesor Sejfulla Malëshova. Ky fakt i kishte rënë në sy edhe Nexhmije Hoxhës, ndaj një ditë pa nguruar ajo më tha: Dëgjo shoku Pandi, Sejfullaj është beqar dhe ne (me Enverin) kemi menduar se do të ishte mirë ta martonim me Sanon, motrën e Enverit. Ç’mendim ke ti? A mund t’ia thuash këtë Sejfullajt”? Sigurisht, mua më ra qielli në kokë, më habiti guximi i Nexhmijes. /…/ Sejfullaj më kishte thënë se motra e Enverit i vinte shpesh në xhepin e vogël të xhaketës nga një trëndafil të kuq. “E shkreta mendon të më hedhë kthetrat mua, beqarit të staxhionuar”, – thoshte Sejfullaj dhe qeshte me të madhe. Bëra ç’bëra dhe ia transmetova Sejfullajt kërkesën e saj: “Dhelpër plakë”, tha ai dhe shtoi: “Dëgjo Pandi, unë s’kam mbetur për lëmoshat e Enverit, krushqi me të nuk bëj kurrë”.(7)

Burime kryesore

1. AQSH. Relacion i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, 26 shkurt 1973.

2. Plenumi V-të i KQ, 21 shkurt 1946.

3. AQSH, Fondi 14, dosja 2, 1944.

4. Plenumi V-të i KQ, 21 shkurt 1946

5. Vladimir Dedier. Marrëdhëniet jugosllave-shqiptare. 1949. Letra e Nako Spirut: Biografi e shkurtër e Enver Hoxhës.

6. Plenumi V-të i KQ, 21 shkurt 1946.

7. Pandi Kristo, intervistë e Gjergj Titanit. 

19 Komente

  1. n
    na mbyten budallenjt

    Sa shume femra paskan dash te martohen me Enverin!!!!cuditerisht nje thote qe ka qene donzhuan si ne france edhe ne korce qe ka kapur te gjitha kurvat (qe nuk ka pasur kurre) dhe ka trajtuar keq shokun e dhomes!!!!tjetri thote ka qene pedo,e ndani mendjen ka qene kurvar(si saliu)apo pedo....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      O koqe! Sejfullait ju afrua te martohej me motren e Enverit. Ne fakt kjo do sillte Sejfullain ne krye te qeverise dhe mbase do kishim nje shprese qe kursi komunist te ndryshonte... Fati I Shqiperise iku qe kur Enveri u lidh me Titon e me kalbesirat e tjera. Pas Enverit u Adrian ti fshinin bythen njerez si Ramizi e Saliu. Komb pa fat.

      Përgjigjjuni
      1. j
        joel shkodra

        Edhe nese Maleshova do te ishte martuar me motren e Enverit, nese nuk i bindej ketij, edhe kryeminister te ishte (si M. Shehu), Enveri do ta kishte zhdukur, siç denoi me vrasje burrin e motres tjeter (B. Omarin). Prandaj, Maleshova keto i dinte e, duke mos bere krushqi me Enverin, te pakten shpetoi jeten.

        Përgjigjjuni
    2. N
      Na ruajt zoti

      Vasfi Baruti…shef arsimi në Përmet Pa asnjë aftësi e medioker Veç këmishln e mbante të kuqe të palarë Tip nevrastenik Shkronja e parë dhe e fundit tregon se është një zorrë e mbushur me urrejtje Poshtë Enveri,Sanua….p…idhi i sëmës Ndërsa komunistet e tjere …borë mali

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illi

        Enveri sa qe gjalle qiu sejfullane e cfare i doli para. Sado ta shani e te shpifni ai ishte dhe mbetet nje shqiptar i madh. Sa drejtoi beri mjaft per vendin e popullin e tij pasi do ishim akoma njerez te eger e placke per te tjeret. Nuk do dinim cfar ishim. Hajt tung e mos na cani bythen me kaloshe e vasfira.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kryeneçësi vetvrasëse, refuzimi idiot i Sejfullait për Sanon. I doli më mirë të bënte samarë në Fier se te trashëgohej me të motrën e Enverit, i cili duket se është treguar i butë me kandidatin për kunat, se me kunatin Bahri Omari.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Latif Dreqi

            Epo nuk jane te gjithe bythqira si puna jote...ka dhe njerez me dinjitet e integritet, sa per S.Maleshoven ti nuk i vjen as tek maja e thoit..

            Përgjigjjuni
          2. A
            Agim

            Logjike sharlatani, pa trajte logjike, pa argumente, vill e vill vrer e akuza pa fund, pa fakte, pa citime nga dokumente.Akuza ne hava.Per asgje nuk te bind, nivel amatori thashethmesh, inatci i indoktrinuar .. me nje shqipe te bastarduar...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkërdheni

              Sa shumë janë shtuar bythqirët e ballit dhe legalitetin. E shajnë se ju tregoi vendin dhe nuk i la që ti qinin Shqiptarët në bythë për 40 vjetë, ashtu siç po bëjnë tani këta klyshët e reaksionit me në krye sali halenë.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arber

                Perralla per idiotet .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Dënimi i Sehfulla Maleshovës ardhi sepse ai Sejfullsi ishte për lejinin e prones private sepse kjo ide e ketij Sejfullait binte ne kundershtim te halur me programin e partise komuniste apo parise se punes. Partia e Enver Hoxhes ku bente pjese dhe vete Sejfullsi, si parti komuniste, zbstonte mesimin e Marksit qe " prona private lind kapitalizmin çfo muaj, çdo dite, çdo ore kapitalizmin. Ne se ne nje parti ka nje qendrim per nje çeshtje thelbesore, atehere te gjithe duhet te jemi dakirt dhe te zbstojne kete qendrim. Ti qe he kundra ketij parimi themelor te nje partie, nuk duhet te jesh antar i saj ose shok me antaret e tjere qe pranojne programin e partise. Edhte fare e thjeshte: kur ti nuk ke te njejtat ide me ne nuk ka pse te jesh ne nje paryi me ne. Fjalet e tjera qe thuhen se Sejfullsit i bene kete apo ate, jane thjesht rjedhoja te qendrimit te Sejfillzit per qendrimin e tij kundrejt nje parimi te partise komuniste. Shumica e tyre jane sajesa vec faktit se Sejfullsi punoi si magszinier dhe u internus ne nje fshst.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip

                    Ne fund fare, idete e Sejfullait dole te sakta, pasi deshtoi totalisht ekonomia e centralizuar shteterore dhe sidomos fshati, ku fshataret tane punonin per 15 leke te vjetra ne dite dhe jetonin ne varferi ekstreme, pikerisht nga ajo qe beri Enveri duke ju hequr edhe ate pak kopesht dhe nje lope qe fashataret e mbanin per tu ushqyer.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Pensionisti i Porcelanit

                    O intrigant, Vasfi Baruti, ne cilen cete, batalion apo brigade partizane ka luftuar Sejfulla Maleshova, i vetequajtur Karl Marksi i Shqiperise komuniste? Konkuroi si karrierist me Enverin dhe hengri koqet e veta.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komunisti

                      Në ate kohe kane qene gjithe idealista me ne krye kete rrot kari Malishova qe nuk kishin pune tjeter , puna e tyre ishte duke bredhur nga nje kafene ne tjetren duke Ju bo bare cdo dite pronarve te lokaleve dhe politikanet e sotem jon koqja dhe kopja e tyre vetem me nje ndryshim se kto Ju kon bo bare popullit duke bredhur diten dhe naten neper studiot televizive

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dauti

                        Baruti thjesht nje koqe. Komentuesit shkruajne ato qe ka thene Enveri per Sejfullajin. Asnjeri nuk e di se ishte Maleshova qe u bente leksione gjithe anetsreve te byrose per zberthimin e teorise marksiste. Ai ishte pergatitur ne Moske, ne Internacionalen komuniste. Jane brockulla ato qe thuhen se po ta udhehiqte Qemal Stafa apo Sejfullai PKSH-ne, atehere gjerat do ndryshonin. Asgje nuk mund te ndryshonte ne nje vend ku udhehiqte partia shtet! Komunizmi nuk pranonte pluralizem politik. Kaq eshte.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkodrani-Belgjike

                          Këto janë thashethemw mas gardhit i thom na ka Malsia, kush kite k**e ti thoshte jo Enverit.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lorenci

                            A pika mu ne koqe ....budallenjte s" kane brire,po dhe ne qe na mban kursi djathtas i dime ca te verteta te pamohushme, kèshtu si po vijne punet ai burri na morri pronat si te gjithe,po letrat na i la, sot po bej 30 vjet nuk po I mar dot se ca kriminel nga shpella e ca nga politika kane bere resorte.... ta dinim keshtu kete shkètdhatokraci me mire mos te kish ardhur kurrreee! Ishim mire e qetesi,kush e kruante e hante...domosdo....

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Karaxhiç shkerdheu Sheqeren dhe doli maloku Viçido

                              Lloj lloj perrallash tregojne tani mbas 40 vitesh...

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Merii

                                Shume I shemtuar paske qene o Sejfulla....vallahi se di si erdhi Enveri te ty

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje