Dëshmia e nënkolonelit të Sigurimit Mark Dodani: Ja e vërteta e vrasjes së ‘5 Heronjve të Vigut’

21 Gusht 2024, 19:24Dossier TEMA
Dëshmia e nënkolonelit të Sigurimit Mark Dodani: Ja e

Ne 21 gusht 1944 u vrane ne Vig te Mirdites 5 partizane qe u quajten 5 Heronjt e Vigut, 1-Ahmet Haxhia, 18 vjec, nga Shkodra, 2-Hydajet Lezha, 24 vjec, nga Lezha, 3-Naim Gjylbegu, 24 vjec, nga Shkodra, 4-Ndoc Deda 26 vjec, nga Miloti, 5-Ndoc Mazi 24 vjec, nga Shkodra.

Per 5 “Heronjt e Vigut” janë bërë dhe dy filma.

Filmi ”Ceta e vogel” ne 1979, me aktoret Jul Nenshati, Ilir Dashi, Ymer Bala, Dashnor Zyberi dhe Xhelal Tafaj.

Dhe filmi ”Besa e kuqe” 1982 me aktoret Astrit Hasani, Xhevdet Ferri, Petrit Malaj, Ilirjan Fatkoja, Eduart Makri.

Nga Dashnor Kaloçi

Dëshmia e nënkolonelit të Sigurimit Mark Dodani: Ja e vërteta e vrasjes së ‘5 Heronjve të Vigut’

Gazeta publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shumëpërfolur të 22 gushtit të vitit 1944, kur pesë djem të rinj, Ndoc Dedë Marku, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha dhe Ahmet Haxhia, pjestarë të çetës partizane “Pukë-Mirditë”, teksa ishin duke shkuar për në rrethin e Mirditës, me mision nga Qarkori Komunist i Shkodrës për të përhapur idetë komuniste dhe për të rekrutuar djem të rinj të asaj krahine për në rradhët partizane, mbetën të rrethuar nga xhandarët e Komunës së Kalivaçit. Dëshmia e rrallë e Mark Dodanit, ish-oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendëshme me gradën nënkolonel në organet e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëluftëtar i tyre në çetën “Pukë-Mirditë”, lidhur me atë ngjarje të bujshme ku mbetën të vrarë “5 Heronjtë e Vigut”, që nga shtëpia ku ata kaluan natën dhe u morrën në besë prej tyre, si u rrethuan ata nga xhandarët e Pjetër Llesh Gjegjanit dhe kush ishte njeriu që dyshohet se i spiunoi ata, përse “Pjetër Mustakuqi”, nuk pranonte që të hiqte pritën edhe pasi aty shkoi paria e pleqësisë së Vigut, si e argumentonte ai Kanunin se pesë të rrethuarit nuk mund të merreshin në besë, vrasja e pesë pjestarëve të atij njësiti partizan dhe marrja e trupave të pajetë nga familjet e tyre, e deri tek hakmarrja e regjimit komunist në vitin 1948 ndaj të akuzuarëve si përgjegjës për atë ngjarje, duke vrarë 20 pjestarë të “bandës së Pjetër Mustakuqit

Shoku Mark, është thënë se atyre ju ka çuar ujë një grua e moshuar?

Po kjo gjë është e vërtetë, duke parë se pesë shokët e njësitit kishin afro tetë orë të rrethuar dhe prej vapës së madhe ishin të djegur nga etja, aty pranë bashkë me fshatërët që ishin mbledhur për të parë se ç’po ndodhte, ishte dhe një grua e moshuar, e quajtur Drane Jaku, e cila ishte nëna e partizanit Gjon Jak Cera, të çetës “Pukë-Mirditë” nga fshati Gomsiqe. Nënë Dranja mori një kotruve me ujë dhe u fut brenda rrethimit të pritës, pa marrë parasysh presionet e njerzve të Pjetër Lleshit që u përpoqën ta pengonin atë për të mos shkuar tek ata. Dranja i’u përgjigj njerzve të pritës, se ata i kishte miq shtëpie dhe shokë të djalit, e nuk e ndaloi hapin edhe pse njerzit e Pjetër Lleshit e kërcënëuan. Ajo vajti tek pesë shokët e njësitit që ishin rrethuar dhe ju dha ujë. Në atë kohe që nënë Dranja shkoi tek ata, duhet të kishte kaluar ora katër e pasdites. Ajo ju tha atyre: Ju lumtë që nuk po dorzoheni, por ruajuni se do t’ ju vrasin. Në çastin kur Dranja do të largohej, ata i thanë se po të kishte mundësi t’ju kryente një detyrë, duke ju dërguar një letër për çetën “Pukë-Mirditë” ku ishte dhe djali i saj Gjoni, ose për në Shkodër. Pasi Dranja i siguroi se e merrte përsipër atë gjë, ata e shkruan shpejt e shpejt letrën që tashmë është e njohur nga të gjithë dhe pasi ajo e futi në gji, u largua duke dalë nga rrethimi për në shtëpinë e saj.

Çfar ndodhi me pesë të rrethuarit pas largimit të asaj gruas që ju dha ujë?

Pas largimit të nënë Dranes, kur ora po shkonte rreth katrës apo pesës së pasdites, njerzit e Pjetër Lleshit që kishin organizuar pritën nga pozicionet që kishin zënë, ju bënë thirrje edhe njëherë pesë partizanëve të njësitit, që të dorzoheshin, ose për ndryshe ata do t’i vrisnin. Pas këtij paralajmërimi që ju bënë njerzit e Pjetër Lleshit, të pesë partizanët e rrethuar, duke mos besuar për asnjë çast se do vriteshin, ju përgjigjën atyre se nuk do dorzoheshin, pasi ishin në besë të shtëpisë së Gjin Lleshit.

Cili ishte reagimi i Pjetër lleshit dhe njerzëve të tij pas kësaj përgjigjie që morën nga të rrethuarit?

Menjëherë pas këtyre fjalëve kanë nisur bataretë e pushkëve.

Kush e nisi pushkën në fillim, pesë partizanët e rrethuar, apo njerzit e Pjetër Lleshit?

Kjo gjë nuk dihet e saktë, jo vetëm nga unë, por besoj dhe nga ata që kanë qenë atë ditë në vendngjarje, pasi në atë pyll vështirë, se mund të merrej vesh se nga vinin plumbat.

Sa ka zgjatur beteja me armë në mes tyre, sepse është thënë se aty është bërë luftë e madhe?

Sapo kanë nisur pushkët e para, të pesë partizanët e rrethuar, kanë qëlluar në drejtim të njerëzve të Pjetër Lleshit, me të gjitha armët që kishin nga pozicionet që kishin zënë. Përpjekja me armë ndërmjet tyre nuk ka zgjatur më shumë se gjysëm ore, për arsye se vendi ku ndodheshin pesë partizanët e rrethuar, ishte krejt i zhveshur dhe ata nuk kishin mundësi për t’u mbrojtur. Ai vend quhet Papardhoku i Buzabardhit të Vig-Kaster, në breg të lumit të Vomës. Për këtë arsye dhe përpjekja me armë nuk zgjati shumë, pasi njerzit e Pjetër Lleshit që kishin organizuar pritën, ishin shumë dhe e njihnin me pëllëmbë vendin.

Kush është vrarë i pari nga ata të pestë?

Nuk dihet me saktësi se kush është vrarë i pari nga ata, por thuhet se Naim Gjylbegu bashkë me Ndoc Dedë Markun, kanë sulmuar të parët në drejtim të njerzve të pritës për të çarë rrethimin dhe ata të dy kanë ngelur të vrarë në fillim. Por kjo gjë është me të dëgjuar, sepse nuk dihet e vërteta se kush u vra më shpejt, e kush më vonë.

 Çfar ndodhi pas vrasjes së tyre?

Menjëherë pas vrasjes së tyre, njerzit e Pjetër Lleshit u afruan tek ata dhe ju muarën armët, çantat me çfarë kishin dhe u larguan, duke urdhëruar që ata të mos i varroste njeri, por t’i linin aty, t’i hanin qentë pa varrosur.

Po gjatë gjithë asaj kohe prej tetë orësh që ata të pestë qëndruan të rrethuar, ku ndodhej çeta “Pukë-Mirditë”. A kishte dijeni ajo se ata ishin të rrethuar dhe përse nuk u erdhi në ndihmë?

Çeta “Pukë-Mirditë” e cila në atë kohë komandohej nga Kozma Stefi, ku bënin pjesë dhe shokët e deleguar të Qarkorit të Shkodrës, si Frano Jakova, Emin Reshiti (Emini) si dhe disa partizanë vendas tepër të njohur, si Mat Doda i Gomsiqes, Pren Llesh Çuni i Kalivaçit etj., ditën e 21 gushtit 1944, kur ka ndodhur rrethimi i pesë shokëve, është ndodhur në fshatin Buzhalë, që bie në mes Mnelës, Vigut e Korthpulës, ku ishin në pritje të pesë shokëve. Aty ka qenë një pjesë e çetës, pasi çeta vepronte e copëzuar. Ky vend ndodhet rreth një orë e gjysëm larg nga Buzabardhi, në një distancë që dëgjohen krismat e armëve.

A janë dëgjuar krismat e armëve nga partizanët e çetës atë pasdite kur ndodhi vrasja e tyre?

Po, të gjithë partizanët që janë ndodhur në atë vend, i kanë dëgjuar krismat e armëve, por ato nuk e dinin se nga vinin ato armë dhe çfarë po ngjiste në Buzabardh. Po atë mbrëmje, pasi pushuan bataretë e pushkëve, nga komanda e çetës u aktivizua një fshatar vendali, i quajtur Nikoll Preng Rrasa, nga fshati Bushal, që ishte mik i ngushtë i Mat Dodës, që të verifikonte se çfarë kishin qenë ato pushkë. Pas kësaj, çeta ka qëndruar në pritje gjithë natën për të marrë vesh se ç’kishte ngjarë, sepse ata ishin në pritje të shumë shokëve që do të shkonin të bashkoheshin me çetën, sipas detyrave që kishin marrë nga Qarkori i Shkodrës.

Kur e mësoi çeta lajmin e vrasjes së pesë shokëve?

Të nesërmen, në mëngjezin e 22 gushtit 1944, në vendin ku qëndronte çeta, shkoi djali i Mat Dodës, i cili kishte marrë letrën (që shkruan pesë shokët para vrasjes) nga gjyshja e tij nënë Mrika, së cilës ja kishte dhënë në dorë Drane Jaku, për t’ ja dorzuar Mat Dodës ose të birit të saj Gjon Jakut. Letra ju dorzua në dorë komandantit të çetës, Kozma Stefit, i cili e lexoi atë para të gjithë shokëve që ndodheshin aty, duke njoftuar dhe vrasjen e tyre. Bashkë me atë letër erdhi dhe lajmi tjetër se në Gomsiqe, ishin rrethuar dhe pesë shokë të tjerë partizanë të çetës të cilët i shoqëronte shkodrani Gjon Jak Rasha.

Çfar vendimi mori çeta e drejtuar nga Kozma Stefi, pasi mësoi lajmin e vrasjes së pesë shokëve?

Menjëherë pasi u mësua ajo gjë, komanda e çetës nxorri disa detyra. Detyra e parë ishte që të çohej letra e pesë shokëve në Qarkorin e Shkodrës dhe për këtë u ngarkua partizani Rasim Reshiti (Emini). Së dyti, duhej të sulmohej e të digjej posta e xhandarmërisë së Kalivaçit, me gjithë Pjetër Lleshin dhe duheshin shpëtuar patjetër pesë shokët që ishin të rrethuar në Gomsiqe, të cilët u shpëtuan.

Çfar u bë me pesë trupat e pajetë që ngelën të vrarë në Buzabardh?

Të nesërmen vrasjes së tyre, në mëngjezin e 23 apo 24 gushtit, disa fshatarë që po digjin tjegulla në breg të lumit të Vomës, pasi e kishin parë ngjarjen dhe e dinin se pesë kufomat gjendeshin aty, janë afruar dhe janë kujdesur që ato të mos i hanin egërsirat.

Kur e mësuan familjarët e pesë partizanëve lajmin e vrasjes së tyre dhe a erdhën ata në vendngjarje për t’i marrë trupat e tyre?

Ngjarja e vrasjes së pesë shokëve tanë në Vig, bëri jehonë të madhe në të gjithë Veriun dhe natyrisht atë gjë e mësuan dhe familjet e pesë partizanëve komunistë që mbetën të vrarë atje. Dy tre ditë pas ngjarjes, i pari nga familjarët e tyre, ka ardhur në vendngjarje, daja i Hydajet Lezhës, i cili e tërhoqi trupin e nipit të tij dhe e varrosi në Lezhë.

Pas tij kanë ardhur disa djem të familjes dhe fisit të Ndoc Ded Markut nga Miloti, të gjithë të armatosur. Këta, në baz të Kanunit, në fillim i çuan fjalë Komandës së Postës së Xhandarmërisë së Kalivaçit dhe Pjetër Lleshit, duke i thënë që: të mos ngacmohemi gjatë tërheqjes së trupit të vëllait tonë, Ndoc Dedës. Pas kësaj ata e muarën trupin e tij dhe e çuan në Milot, pa pasur probleme me njerzit e Pjetër Lleshit.

Po me trupat e Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit dhe Ahmet Haxhisë, çfarë u bë. A erdhi njeri për t’ i marrë kufomat e tyre?

Trupat e atyre të treve, ngelën aty të varrosur provizorisht, nën kujdesin e Dan Velisë dhe të familjes Dodani. Familja jonë i mori nën kujdesje varret e tyre, për arsye se xhaxhai i Naim Gjylbegut nga Shkodra, Rakip Gjylbegu, së bashku me Tefik Bekteshin, (dhëndrin e Naim Gjylbegut) shkuan në Vaun e Dejës tek Fadil Hoxha, me pseudonimin “Sedita” dhe i kërkuan atij që t’i ndihmonte, duke u gjetur njerëz që të kujdeseshin për varrin e nippit, Naimit e të dy shokëve të tij.

Fadil Hoxha së bashku me Rakipin e Tefik Bekteshin, shkuan në Mjedë tek Dan Velija që ishte Kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar (ilegal) dhe i kërkuan atij ndihmë e mbështetje. Ai i rekomandoi tek familja Dodani, meqënse unë isha partizan i çetës “Pukë-Mirditë”. Pas kësaj, Dan Velija me Rakipin e Tefikun, erdhën në shtëpinë e babait tim, Lleshit, në Naraç dhe i kërkuan ndihmë e mbështetje për kujdesjen e tre varreve që ishin në Buzabardh. Babai im, Lleshi u’a mori përsipër kërkesën e tyre, pas vendimit të vllazërisë, ku vendimin e aporovoi Cub Dodani, babai i Ndrecës. Pas këtij vendimi, babai im, Lleshi, me kushërinjtë, Ndrecën e Cub Dodanin, së bashku me Rakip Gjylbegun e Tefik Bekteshin, shkuan në vendin e vrasjes në Buzabardh dhe aty siguruan e bënë mbulimin me dhe të tre kufomave, duke i siguruar provizorisht ata, me mendimin për t’i marrë sa më shpejt.

Përse kërkuan mbështetjen e familjes Dodani, familja e Naim Gjylbegut?

Rakip Gjylbegu, xhaxhai i Naimit, kërkoi mbështetjen e familjes sonë, Dodani, edhe për arsyen se xhaxhai jonë, Gjon Dodani, ishte komandant i forcave xhandare në Krepin e Naraç-Mnelës dhe duhej shfrytëzuar emri e autoriteti i tij, si mik i bajraqeve të Mirditës, e veçanërisht i Gjonmarkajve. Ata që kërkuan mbështetjen tonë e dinin karakterin e Gjon Dodanit, se ai nuk do e shkelte kurrë Kanunin që të priste në besë shtëpinë e vet (Lleshin e Ndrecën).

Me që përmendët Gjonmarkajt, a kanë lidhje ata me vrasjen e “5 Heronjëve të Vigut”, siç është thënë vazhdimisht gjatë viteve të regjimit komunist?

Unë nuk di hollësira që Gjonmarkajt të ishin urdhërdhënës në vrasjen e “5 Heronjve të Vigut”, por duke qenë se Pjetër Lleshi dhe mercenarët e tij, zbatonin urdhërat e Gjonmarkajve e krerëve të tjerë të Mirditës dhe duke ditur se ata ishin antikomunist të tërbuar, e gjithashtu të lidhur me okupatorin nazist gjerman, kjo gjë u është atribuar atyre. Por unë nuk e di që Gjonmarkajt të jenë implikuar ne vrasjen e “5 Heronjve të Vigut”, them se atë gjë e ka bërë Pjetër Lleshi në kokë të vet, ndoshta pa i pyetur fare Gjonmarkajt.

Sipas kanunit, kujt i ngeli “në derë” gjaku i “5 Heronjve të Vigut” dhe a u muar hak për vrasjen e tyre?

 Për të gjetur fajtorët kryesorë të vrasjes së pesë shokëve tanë që ranë dëshmorë në Vig, u caktuan disa shokë, midis të cilëve edhe unë si vendali që isha. Gjaku i atyre të pestëve, së pari i ngeli Pjetër Lleshit të Gjegjanit dhe personit që i kallxoi ata, i cili ishte Dodë Marka Gjoka. Këtë gjë unë e kam mësuar nga Kol Preng Lleshi, që ishte kushëri i dajës sim, Ndrec Marka Gjoka, si dhe prej Preng Marka Leprit, të Kaftallit e Preng Marka Gjinit, dëshmitë e të cilëve, bënin fajtor për vrasjen e pesë shokëve tanë, Dod Marka Gjokën e Rrasit.

Po familja që i kishte marrë ata në besë, pra aty ku ata kishin fjetur natën e fundit, a kërkoi të merrte hak për vrasjen e tyre?

Që nga dita e vrasjes së tyre, më 22 gusht 1944 e në vazhdim, duke e ditur se ata të pestë ishin në besën e familjes së Preng Gjin Lleshit, mbahet mënd se Prenga me të vëllanë, sipas Kanunit, kërkonte patjetër që të merrte hakun e tyre. Këtë gjë e kërkonin dhe partizanët e çetës “Pukë-Mirditë” që qarkullonin dendur në atë krahinë. Disa ditë më vonë, Prend Llesh Çuni, vrau një nga mercenarët e Pjetër Lleshit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e pesë miqëve të tij. Në hakmarrje të tyre, mori pjesë dhe Pashko Curri, Pashko Shyti, Pal Gjoni etj., të cilët organizuan luftën tek ura e Brahnjezës në Fush-Arrëz, për eleminimin e atyre që kishin gisht në vrasjen e “5 Heronjve”. Po kështu sipas disa dëshmive, për vrasjen e pesë shokëve tanë, u akuzuan dhe një nga familjet më në zë të Kalivaçit, ajo e Përgjonëve. Për këtë, kur erdhën Brigada e VII-të partizane e komanduara nga Musa Daci, i dogji shtëpinë Përgjonëve. Mirpo implikimi i Përgjonëve në atë vrasje nuk ishte i vërtetë. Ata ishin viktimë e intrigave të ndryshme dhe ajo gjë u korigjua më vonë me ndërhyrjen time tek Musa Daci, i cili lëshoi deklaratë me shkrim se Përgjonët nuk kishin gisht në atë ngjarje.

Vetëm me vrasjen e atij mercenarit të Pjetër Lleshit, ngeli hakmarrja ndaj “5 heronjve të Vigut”, apo ajo vazhdoi më tej?

 Vrasja e atij mercenarit prej Prend Llesh Çunit ishte vetëm fillimi. Nga tetori ose nëntori i vitit 1948, një mirditor nga Kaçinari i quajtur Z.D. me pseudonimin “Gjimnazi”, së bashku dhe nën drejtimin e Bardhok Bibës (“Hero i Popullit”) dhe Sulejman Manokut, Shefit të Sigurimit të Mirditës, zbuloi dhe organizoi rrethimin e forcave të rezistencës antikomuniste të Pjetër Lleshit të Gjegjanit e Ludovig Saraçit, ish-qarkomandantit të Xhandarmërisë së Shkodrës. Në atë rrethim, përveç kapobandës Pjetër Lleshi që në filmin “Operacioni Zjarri” unë si autor i skenarit, e kam quajtur “Pjetër Mustakuqi”, ngelën të vrarë dhe 20 pjestarë të tjerë të bandës së tij, duke u kurorëzuar kështu një hakmarrje e shumëfishtë për “5 Heronjtë e Vigut”.

Po trupat e Ndoc Mazit, Naim Gjylbegut e Ahmet Haxhisë, kur u morën nga Buzabardhi për t’i çuar në Shkodër?

Disa muaj pas çlirimit, në prillin e vitit 1945, një grup familjarësh ku ishin dhe tre nënat e dëshmorëve, së bashku dhe me disa shokë bashkluftëtarë të tyre, shkuan në Vig të Mirditës dhe i çvarrosën ata, për t’ i dërguar në Shkodër në Varrezat e Dëshmorëve. Si në Vig ashtu dhe në Shkodër, ku u organizua një ceremoni e madhe për varrimin e tyre, fjalët e rastit i mbajti shoku Nuri Llazani, i deleguari i Qarkorit Komunist të Shkodrës në çetën “Pukë-Mirditë” dhe njëkohësisht shoku e bashkëluftëtari i tyre më i ngushtë. Nëse më lejohet në fund të kësaj interviste, në kujtim të atyre “5 Heronjve” që nuk u dorzuan edhe duke e ditur që do vriteshin, desha që të kujtoj katër vargje, që janë kënduar gjithmonë me çifteli, ku thuhet: “Mbi majë kresë këndoi bilbili / mbi pesë varre mbetur në lëndinë / Lulëzoi kreshtës trëndafili / të pestë vulosën pavdeksinë”.

48 Komente

  1. O
    Otto

    Mark Dodani ka 8 vjet qe ka vdekur dhe 15 vjet qe e ka dhene kete interviste, o ju qifsha meron megjithe gazete

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enver Hoxha ishtë terrorist pa bes,fe dhe komb

      Kushë e nisi pushkën i pari,??? po normalishtë që komunistat... Komunistat janë si terrorista islamikë, të pa bes, fe dhe komb. Të njëjtën gjë terrorista e Enver Hoxhes bën edhe me Prek Calin, dhe njerzit e ti i thane derzove se do të falim, ty dhe njerzit e tu. Pasë 7 diteve turtura, i vrane të gjith. Po të njëjten gjë Enve Terrorist si laluc i pa bes, bashkë me Serbet, bën edhe me Shqiptaret e Kosovë, a po siç njihet ndryshe masakra e Tivarit... Islamo-komunista, nukë kanë, bes Fe, as komb. Të vrasin pase shpine.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ???

        Po komunistet faren e keqe e vrasin por me pare e qine

        Përgjigjjuni
        1. f
          flase

          si piçke e sateme palaço!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adem

            Turp. Legen. Ata ishin luftetare te lirise. Dhe ti mbron banditet qe bashkepunuan me gjgermanet. pTU. fARE E KEQE.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Buda

            Pseudonimit gjerman "Otto". Te kesh turp ti faqezi qe perfiton nga liria e komenteve dhe derdh vrerin tend te ndyre mbi kujtimin e nderuar te 5 djemve te popullit shqiptar! Jo 80 vjet, sa kane kaluar, por 800 vjet te kalojne nga renia heroike e Heronjve te Vigut, historia e qendreses se tyre do te frymezoje brezat e shqiptareve per te luftuar per liri e drejtesi.

            Përgjigjjuni
          3. R
            Real

            Keto kujtime nga ky kriminel i sigurimit te diktatures jane nje nostalgji per kohen kur bandat komuniste bene genocid mbi pipullsine e atyre zonave. Jane nostalgji edhe per enveristet e kesaj fletushke qe hiqet si e djathte, por eshte cerdhe e ekstemisteve komunist me ne krye botuesin e tyre .

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vvvvv

              Më saktë nuk mund të thuhet!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Puci

                Mos fol ma se the nje te vertete . . Konsiderate sa per nje rrenacak

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mal Cori

                  Po shko mor pirdhu. Mos të ishin këto banda komuniste Shqipëria do të ishte rreshtuar midis humbësve të luftës të dytë botërore....... . Dhe grekët e jugosllavët kërkuan që Shqipëria si bashkëpuntore me nazizmin të ndahej midis tyre...... . Por ishte vendosmëria e Enver Hoxhës, që me fakte e dokumenta hodhi poshtë këto pretendime në Paris, ku u përkrah nga anglezët dhe sovjetikët e asaj kohe...... . Lexo historinë. .... . Ndoshta ti sot do ta kishe nënën serbe apo greke....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Per korrektesë

                    Mal Cori, respekte. Gjithmonë korrekt me historinë. Këtu nuk është puna per te mbrojtur diktaturën komuniste. Lufta Antifashiste na rreshtoi ne krahun fitues. Askush nuk po thotë që mbas vitit 1945 nuk u vendos diktatura komuniste. Kete e ka thënë vete Enveri Hoxha që shteti i atehershem ishte diktaturë. Por edhe diktaturat kane te mirat dhe te keqiat e tyre. Vetëm shteti rrumpallë anarkist që vendosi Sali Berisha me klikën e tij nuk kishte asnjë të mirë. Nga viti 1991 deri më 1997, nuk mund te numurohet asgje e mirë per Shqipërinë. Asgje. Kur e mori Saliu perseri ne vitin 2005, e mori me proçesverbal, te dorezuar ne menyre demokratike, dhe perseri ja doli shkaterronte shtetin, deri ne katastrofën e Gerdecit dhe vrasjet e 21 Janarit, prej shtetit. Keshtu që duhen vleresuar gjërat realist, dhe jo më fanatizëm - as me fanatizëm komuniste, por as me fanatizëm fashist. Te gjithë keta që dalin këtu dhe thonë vdekje komunistëve, kur nje diktaturë komuniste si e Enverit nuk ka më shanse te rivendoset në Shqipëri, ne fakt janë më keq se komunistët e diktaturës. Keta jane anarkistë dumbabistë, qe duan te kthejnë shtetin rrumpallist te Saliut kubte bëjnë ç'te duan. Sepse tani nuk i pjerdh njeri. Kane mbetur pa mundesi per te vjedhur dhe per te marrë ryshfete. Ne vend që të ngrihen dhe të zhdukin Sali Komunisti nga ballkoni te mare frymë lirisht PD-ja, vijne e na shiten këtu si gjoja antikomunistë, kur nuk e kane as idenë se për çfare flasin e për çfare po shajnë. Unë jam antikomunist me bindje, por do ta vleresoj diktaturën komuniste si pjese e historisë tonë - çfare bëri keq, dhe çfarë bëri mirë, pse ju dha rasti komunistëve per te marre pushtetin, kur mund ta kishte marrë edhe e djathta (ne fakt e djathta ja fali pushtetin Enver Hoxhës duke u bashkuar me fashizmin), si edhe pse rrodhën ngjarjet per 40 vjet, pse mbijetoi Enveri Hoxha në pushtet, dhe pse vazhdoi diktatura edhe 6 vjet mbas vdekjes së Enverit, dhe pse perseri e djathta nuk e mori dot pushtetin, por u mashtrua nga nje komunisto-anarkist si Saliu, qe mblodhi rreth vetes gjithë njerezit me njolla si të Sigurimit. Te gjithë keto faktorë, ndodhi, dhe rrjedha historike duhen analizuar me kokë te ftohtë nga intelektualët, dhe jo nga katunarët qe jane denuar nga shteti i Enverit per vjedhje, dhe tani na dalin si të persekutuar. Te persekutuarit e vërtetë u perzunë nga PD-ja prej Saliut, dhe mbetën rrumpallat. Dhe rrumpallat kane gojë dhe flasin.

                    Përgjigjjuni
                  2. H
                    Historia

                    E ke fjalen per “bandat” komuniste qe hapen shkolla, spitale, uzina, miniera e hidrocentrale neper ato zona? E di ti qe ne kohe te Zogut dhe te kuislingeve ka pasur vetem nje gjimnaz shteteror per gjithe veriun e Shqiperise?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bir partizani

                      O real i pidhit të satëme , po si e quan ti rrethimin dhe vrasjen mizore të 5 djemve të rinj , qe luftonin kundër pushtuesve nazistë ? Lexoje me vëmëndje që ata që i rrethuan , ishin shqiptarë , por bashkëpuntorë me gjermanët . Në gjithë Evropën , por edhe në botë , bashkëpuntorët e nazistëve , u gjykuan dhe u dënuan të gjithë me vdekje . Pas çlirimit , Enveri duhet të kishte vrarë shumë më tepër se sa vrau nga rradhët e këtyre plehrave tradhëtarë të Atdheut e bashkëpuntorë me fashizmin , përfshirë edhe të afërmit tënd fashistoidë .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tahiplala

                        Nuk eshte bere genocid ne ato zona, ne nje kohe kur popullsia u trefishua. Vdekje tradhetareve te principates se mirdites te krijuar nga serbet.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rabid Left

                          Sakte, Vdekje komunizmit!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            elton

                            Kujtimet jane te verteta. ashtu ka ndodhur.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vigu

                              Meso te shkruash dhe pasi te kesh lëçitur pak fare, ulu dhe ri-shkruaje historine si ka ndodhur( gjithnje sipas teje)!! Ps. Ke ndonje variant per 26 te vraret ne Gerdec? Jo per gjë, ai Mero ben gjoja si demokrat, eshte kokrra e komunistit dhe e shtremberon historine.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardan

                                Pseudonimit te poshter "Real" qe eshte nje mashtrues dhe delexhi tradhtar. Eshte hera e pare qe lexoj me kenaqesi kete interviste brilante te Dashnor Kalocit per 5 djem nenash qe u vrne ne menyren me makabre prej sherbetoreve te oushtuese naziste gjermane.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sylvinjo

                                  Boll ore legen. Mark Dodani dhe te gjithe ata qe kane luftuar kunder Nazizmit dhe sherbetoreve te Nazizimit , jane njerezt me te nderuar te Kombit Shqiptar, se nga lufta e tyre kemi kete Shqiperi qe gezojme sot , Lavdi te gjithe atyre bijeve e bijave heroike te kombit Shqiptare qe luftuan kunder Nazi-Fashizmit dhe bashkepunetoreve te tyre !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    RAIFI

                                    Bandat komuniste të çliruan venin,bënë shtetin ,nxorën nga terri shekullor këtë popull.Bandat e verteta ishin tradhtaret e vendit,bashibuzuk të lidhur me armiqtë e vendit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Joni

                                      Bandat komuniste siç i quan kanë luftuar për çlirimin e vendit e jo bashkëpuntorë me okupatorin, të të vijr turp, si mund ti quajsh ata të rijë kriminel, nuk mund me xhetë më kriminel se ti dhe mendimtarë si ju, i pa cipë i pa karakter i pa besë, vrasës ,,,,

                                      Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      shqip

                                      Shume e drejte qe ata trima vulosen pavdekesine e tyre, por ata nuk luftuan per ta kthyer Shqiperine ne nje kasaphane ku te eleminoheshin elita e kombit dhe qe Enveri te behej mbreti i kuq. Ata luftuan per lirine e Shqiperise dhe popullit tone nga okupatori nazi-fashist dhe per nje te ardhme te ndritur. Ideali komunist ishte ne mode ne vitet 30, por doli te ishte nje ideal qe promovonte represionin e udheheqesve mbi tere popullin dhe sidomos mbi ata qe mendonin ndryshe. E vetmja merite e komunisteve ka qene lufta pa kompromis kunder okupatorit te huaj, por ajo qe duhet thene eshte se shumica e luftetareve qe mbushnin rradhet e formacioneve partizane as qe e dinin se cfare ishin komunistet, pale me te luftonin per idealin komunist. Per ata qe nuk e dine, qe nga krijimi i saj e deri mbas clirimit te vendit PKSH ka qene ne ilegalitet. Doli hapur ne publik vetem mbas vitit 1947 ose 49 (nuk me kujtohet me saktesi).

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Artan

                                        Je shumë, shumë i saktë. Shqipot ose ndahen në maskarenjtë që fajësojnë dëshmorët për atë që bëri Enveri më pas, ose në të indoktrinuar që mbyllin sytë para atyre që bëri Enveri më pas.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Shqiptari

                                        Lavdi Deshmoreve te LANÇ…..!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Llazi , shoku i Hajros

                                          hahahaha Po si paska lujt rol komunisti Ilirjan Fatkoja? Atij sikur i ashtushet dhe gruaja.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. aleksander Vkaj

                                            E para un e km njohur personalisht . Kam degju nga goja e tije nje mori tregimesh . Perralla qe ishin te kendeshme per te vu ne gjume . Nje i llastuar i sistemit qe fruhej si kokosh dhe nuk e tregonte nje gje njesoi dy here .. Pak i rrokomandushem per tu marre ne konsiderate . Doni me per BELULIN

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              atdhetari

                                              Ore ju komentues te Sali komunistit dhe kriminelit , mos i quani dhe aq burra te mire dhe ata te pabeset qe rrethuan e vrane heronjte e Vigut . Ata ishin te rinj dhe mbronin idealin e tyre per Shqiperine , si dhe Bardhok Biba qe ngriti shkolla kunser anafalbetizmit etjer . Ndersa keta mercenaret e pabese si Pjeter Lleshi apo Ludovik Raraci , kane qene kriminelet me te pabeset dhe me anti zhvillim .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Davidi

                                                Ça skupi!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Iso

                                                  Imagjinojeni sikur keta ballistet e mercenare te degjeneruar te kishin marre pushtetin cfare masakrash do kishin bere ndaj kundershtareve te tyre!!! E ankohen kurvat nga komunistet.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Babale

                                                    I perjetshem kujtimi i heronjeve te Mirdites !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      Roni

                                                      LAVDI DESHMOREVE

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kuituzovi

                                                        O Real muti! O pis njeri! O kafshe e tashe! Ti nuk je njeri, je nje trup amorf qe nuk di asgje,vetem te hash e te vjellesh. Ti je njeri pandjenja. Te mos vleresosh gjakun e derdhur per atdheun nga keta djem te moshes me te re,do te thot te kesh gur ne vend te zemres dhe te kesh nje shpirt te kalbur.Ata jane heronje se bene heroizem ne sherbim te shqiperise,kurse ti dhe sera jote jini kanibald e vampir qe rroni duke pir gjakun e te pafajshemve.Ne ate kohenuk kishte banda komunistes dhe partizanet nuk bene kurre gjenocide se ishin bijet e popullit te varfer. Gjenocid bene ballistet qe bashkepunuan me pushtuesit dhe hani qengja e pula te pjekura. Kurse partizanet nuk u binin meqaf popullsise,mjaftoheshin me nje cope buk me djathe dhe ishin njerzit me te dashur dhe mbeshteteshin nga populli. Fundi tregoi dhe fitimtar dolen patizanet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Analisti i TV Kombetar

                                                          Bastard komunist, vdeksh sa me pare!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Artan

                                                            O anal,cpate,te hyri ndonje gje ne anale

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. C
                                                          Cubi

                                                          Mark Dodani ka vdekur! Ka nja 10 vjet! Sigurims, spiun e i pashpirt la qenë!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Korabi

                                                            Haha. 5 herojt e. mutit ca hale e kopila sllavobolshevik. e ky. Mark. Dod Kari na thot. herojt po po. heroj jane. edhe terroristat. qe kan shku ne. siri me. luftu per. shiriatitn. ashtu. edhe sorrat parttizano komuniste per. idealin e tyre

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mbahu NENE

                                                              Kjo interviste deshmon edhe nje here se lufta civile ne Shqiperi nuk ka mbaruar ne vitin 1944, orkestruar nga partia komuniste dhe te derguarit e Beogradit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. ¿?

                                                                E cfare ka ketu per t'u cuditur. Dihet qe ishte lufte civile dhe palet armike luftuan dhe u vrane me njeri tjetrin. Me e dhjere eshte hakmarrja mbas shpine qe ndodhi me vone se sa beteja normale qe u zhvillua ate dite. Mjaft me perrallat e komunizmit te shkerdhyer.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Niku

                                                                  Meqenëse pozicionet nuk ndryshojnë edhe pas disa brezash, duhet theksuar që Pjetër Lleshi theu ligjin e Kanunit duke “prerë në besë”. Këtu mbarojnë komentet dhe janë të tepërta. Që nga Mesjeta dhe deri në Luftën e Dytë Botërore ishte Kanuni që duhej zbatuar, veçanërisht në Mirditë, që as turku nuk ariti që t’a ndryshojë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. z
                                                                    zalli

                                                                    Pavarsia dhe Liria e nje kombi, eshte peshorja e heronjeve te kombit,nder e respekt per 5 Heronjt e Vigut.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. J
                                                                      Juavuri

                                                                      Pjerdhurinat Shpellaresh.Te vrasin pas ferres. Fareshkerdhyerit e Servis. Ja keta jane Pjetrat Lleshrat e fara e tyne.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. U
                                                                        Ushtaraku

                                                                        O plehra analfabete qe mbroni kriminelet e nazismit. Banda terroriste ishin ato qe hynin nga Jugosllavia me ndihmen e UDB dhe perdhunonin gjyshet tuaja malsore pse shkonin ne shkolle, vrisnin mesues pas shpine dhe kerkoni taksen e bajraktarit. Po pyesni o plehra gjyshet tuaja kush kane qene injorantet qe do mbronin Hitlerin me 1944 kur ai vet fshihej si minjt ne bunkerin e vet ne Berlin. Po pse ore injoranter pjeter mustakuqi do shpetonte Gjermanine duke vrare 5 djem te rinj ne pabesi? Ata i vrane sepse e dinin qe populli i donte dhe humbisnin parate nga nazismi dhe pushtetin ne Malesi. Ishin mesuar qe malsorin ta mbanin injorant, pa shkolle, te varfer e ta rripnin nga taksat. Edhe takse gjaku paguanin fshataret tek bajraktari dhe duhet te merrte leje te martohej. Po kshu eshte kur injoranca ushqehet dhe historia shtremberohet. Ata te 5 qe dhane jeten per vendin e tyre jane heronj dhe ishin luane per kohen. Familjet e ketyre luaneve nuk merziten nga majmunet qe i perqeshin ne maj te pemve.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. T
                                                                          Trapajane hesapi

                                                                          Pjese nga genocidi komuniste i atyre krahinave:- ishin me kandil ose pa' ge fare,i beri me elektrik.Ishin 95%analfabete i beri me Shkolle ne cdo fshat .Ishin gjebosur nga semundjet dhe i beri me mjek ,infermiera e mami ne cdo fshat.Flinin me cope trungut ne vend te jastekit dhe i beri me jastek e dyshek.Dhisnin nga cepi i Ballkanit dhe i mesoi te bejne hale e te dhjesim si njerez.Ishin te pabese ndaj kerkohet Nese,dhe i qyteteroi.I poshtei Enver ndertoi miniera,hidrocentrale Duke i robetetuar ne Pune " pa' pagese".Furi ne Burg ( sigurisht gjukata) se vrisnin ,vidhnin,Duke shkelur" te drejtat e njeriut".Bashkepunuan ,mire me pushtuesit heronj te Shqiperise,por me dashamiresit e Shqiperise ,me UDB.Bandat e krimineleve heronj te komanduara nga UDB,atje vepronin ,vrisnin e prisnin si heronj te malsise dhe Enverit diktator i denoi.Sa krimet Ka bere Enverit.Edhe rruget ua ndertoi ne malokeria,sepse ishin mesuar dhe jetuar me kuaj dhe gomare.Kur shkoni makinat e pare ne ato zona i shikonin se ku i kishte koqet dhe patkojte.Nuk eshte shaka ,eshte e vertete.Dhe ...fajin e Ka patur...Enverit.Sa per Mark Dodanin...nje pyetje kam:- kush e vrau,kush e pergatiti aksidentin ku gjeti vdekjen heroit i popullit Myslym Keta.Po citoj letren e tij derguar Hekuran Isait:" ...kam mare urdher nga ... Per asgjesimin fizik te Myslym Ketes.E kam paritur tre dite e tre net ,vete i trete te ura e Matit,sepse e dinim qe ne nje nga ato dite do te shkonte ne Shkoder..."Ky Mall Jane Dodanet dhe bashkekrahinoret e tij.Te presine ne pritet tre dite e tre net.Dhe...fajin e Ka ...Enverit.Atje ku lypet bese nuk Ka bese,Ka vetem te pabese.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Martin

                                                                            Dini gje ju, a jeton ish-kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, mirditorja Lindita Nikolla apo ka vdekur? Pavaresisht se Partia Socialiste ne pushtet nuk i perkujton 5 djemte yje qe u vrane pabesisht ne Vig, ata do te perkujtohen perjete nga brezat patriote e antifashiste shqiptare e te huaj.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. R
                                                                              Real

                                                                              More ju me pseudonime: Bir partizani, Dardan, Kuituzov po kush jeni ju more ? Po kush po e fshin karin per bythen tuaj prej enveritesh dhe pederash, apo doni te tregoni se egzisroni ne kete bote. Po pse more maskarenje, more minje halesh te gjirizeve te ripjelljes, more ju shkerdhevte Kina dhe India dhe gjithe njerezia te pare dhe te fundit ku ti keni deri ne 15 breza, po pse po e ktheni ne personale duke u marre me ofendime me komentuesin dhe jo me argumentat e shkrimit. Po aq shume u dogji suma se po shajme ate rregjim qe beri genocid ne popullin e kesaj zone pas marrjes se pushtetit ne emer te luftes kunder diversanteve. Po a jeni ne vehte more qe duke perkujtuar kete genocid te diktatures te mburreni me keto qe kane bere kete genocid. Po pse e ktheni ne personale more enverista se ketu duket sa tru keni duke share dhe ofenduar komentuesit. Po merruni me argumentat e artikullit dhe mos e trgoni vehten qe jeni vetem hale dhe mije halesh te gjirizeve te te diktatures dhe te ripjelljes. Ne qoftese do vazhdoni me personale ketu jemi 24 ore ne monitorimin e fytyrave tuaja te qelbura.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. A
                                                                                Artan

                                                                                Hajde ma monitoro kete timin.24 ore o Rehale

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. P
                                                                                  Pensionisti i Porcelanit

                                                                                  O Real, po flitet per 5 djem nenash antifashiste qe u ngriten kunder pushtuesve hitleriane dhe gjeten vdekjen nga bashkepunetoret e krimineleve nderkombetare me ne krye tradhtaret antikombetare shqiptare Pjetër Lleshi i Gjegjanit dhe Ludovig Saraçi, ish-qarkomandant i Xhandarmërisë kuislinge të Shkodrës. Ata jane heronj te popullit dhe nuk kane asnje lidhje me kriemet e Enver Hoxhes dhe ekipit te tij diktatorial pas clirimit te Shqiperise.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                2. R
                                                                                  Real

                                                                                  Tash po ta monitoron pidhi i sat eme dhe gjith kurvat qe ke gjalle dhe ne varr more bir bushtre more minje gjirizesh . Po te kruhet pidhi i sateme duket, po cke qe e vazhdon me personale mor shkerdhate., kurse ti pensionisti i porcelanit qe thua se ato ishin 5 te rinje qe nuk kane lidhje me krimet e diktatorit pas clirimit. Nuk eshte ashtu. Megjithese ne asnje germe t komentit tim nuk thuhet se ato te rinje ishin as teroriste e asgje te ngjashme, por thuhet se diktatura i shrytezoi per te bere genocid ne ate zone dhe ne krejt Mirditen pasi komunistet moren pushtetin. Komenti ishte per ate kriminelin e sig diktatures . Sepse nuk ishin vetem ato te peste te genjyer nga diktatura e kuqe qe po pregatitej te drejtonte vendin.

                                                                                  Përgjigjjuni

                                                                                  Lini një Përgjigje