A ka ekzistuar nëndetësja 105?

13 Gusht 2024, 10:15Dossier TEMA
A ka ekzistuar nëndetësja 105?

Ilir Mati i cili ka punuar si inxhinier elektronik në Porto Palermo, foli në Dritare TV për nëndetëset që strehoheshin në bazën e Porto Palermos. Në mënyrë të veçantë Mati foli për nëndetësen 105 që Moska e vendosi në bazën e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës në fund të viteve 1950, kur Shqipëria dhe BRSS ishin ende aleatë të ngushtë.

“Unë kam punuar 25 vjet në Flotën Luftarake Detare, si oficer dhe inxhinier, në Bazën e Pashalimanit. Unë kam punuar në uzinën për riparimin e nëndetëseve. Ishim katër inxhinierë që merreshim me këtë punë. Shteti shqiptar kujdesej për nëndetëset dhe kishte format e veta se si i zgjidhte punët. Për riparimin e nëndetëseve kishte marrëdhënie me Republikën e Kinës. Unë kam nisur punë në moshën 19-vjecare, sa mbarova gjimnazin.

Shkova marinar, pastaj shkova në universitet, pasi bëra 5 vjet universitetin dola inxhinier, e më çuan prapë si kuadër i Flotës dhe mbarova inxhinierinë pastaj shkova në bazë. Punova 10 vjet atje dhe 10 vjet të tjera jam marr me projektim. Unë kam projektuar një pajisje përgjuese për ta vendosur në Porto Palermo.

Nëndetësja 105 është një trillim artistik i Ismail Kadaresë. Ajo nëndetëse ekziston por i kanë vënë numrin e atij trillimi, sepse vit për vit numrat e nëndetëseve ndryshojnë.

Ne që punonim me nëndetëset dinim një gjë. Që këto nëndetëse nuk do shkonin kurrë në luftë. Ato ishin vetëm një mjet i fuqishëm propagande që në qoftë se ato nëndetëse ishin operacionale në det tregonin se Shqipëria ishte një vend i zhvilluar. Ato ishin operacionale deri në vitin 1992. Nuk kishim për të qëlluar ndonjëherë me ndonjë silur. Këto ne i dinim, që punonim në kushtet e Luftës së Ftohtë”, tregon ai.

12 Komente

  1. T
    T

    Ik mor kar shkerdhat kush te fuste ty 19 vj3c te nendetset.nendetsja ka qen dhe me ate numer bile .debil apo je.nga kta kurvat qe nuk duan atdheun e vet dhe vetem shpifni ndaj vendit tuaj rrace e ooshter .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sheqeri

      Shko bjeri me dore kur te qihet motra e mos u merr me komente

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo

        E ke fjalen per motren tende , besoj , se ti kupthesh qe ke motren kurve me ferman Nendetsja ka ekzistuar dhe perplasja ne nendeste midis ruseve e Shqiptareve eshte e vertete. Dhe komandanti i asaj nendetse ka qene nje oficer qe jetonte ne Vlore, por me origjine korcar , dhe me mbiemer Pojani, i cili ka nderruar jete tani vone.

        Përgjigjjuni
      2. I
        Idioti

        O T SHtoi T tende edhe OPE dhe kompletohesh TOPE

        Përgjigjjuni
      3. j
        jevgu

        Nendetsja ka ekzistuar sic ka qene. Kane qene nje nga 6 nendetset e para qe erdhen nga Rusia. Te gjitha nendetset kane pasur rusin mrena qe bente ligjin. Albanezet zbatonin urdhrat me kok ulur ne shumicen e rasteve. Kot lodhemi me mburrje

        Përgjigjjuni
        1. B
          Boll

          Ska për uëje koke, kur nuk e ke prodhuar vetë do u besosh atyre që I dinë më mirë. Loqe.

          Përgjigjjuni
        2. R
          RAIFI

          Deri ku ka arrit Shqipëria,në çdo kohë nga çdo kush të shkruhet e flitet kunder vendit të vet qoft edhe duke rrejt e shpif,tamam siq dojnë armiqtë e vendit.Harrojnë të mjerët se ka pas edhevekspert të huaj ushtarak që kanë bërë analiza lidhur me kapacitet e Ushtrisë Shqiptare para 1990,organizimin dhe forcën e saj.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrufeja

            Që ka ardh koha me shtrembëru gjithçka,ka ardh,a nuk po i vjen fundi botës.!? Jepini,shkërdhejeni këtë vend siç e keni shkërdhy këto 34 vjet dhe mohoini gjithçka dhe mos harroni të bëni muze çdo sekret ushtarak dhe t’ia jepni llokum në dorë gjithçka atyre që na kontrollojnë e po na ç’bejnë dalngadalë këto 34 vite të hapjes ‘së këmbëve’ ..

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marinari Anonim

              Në nëndetësen 105 kam qenë unë marinar. Numrat e nëndetëseve ndërroheshin çdo vit. Kur isha në vitin e parë kjo nëndetëse mbante numrin 112. Vitin pasardhës i vunë numrin 105 për vetëm një vit. Kur erdhën për xhirimin e filmit "Ballë për ballë", unë isha aty. Kam pasur fatin ose rastin ta lexoj edhe skenarin e filmit të Kadaresë kur skenari kish ardhur paraprakisht për marrje mendimi në Brigadën e Nëndetëseve. Ma dhanë edhe mua si marinar, vetëm meqë shkruaja dhe kisha botuar poezi. Atje skenari nuk u prit mirë për vërtetësi detajesh dhe episodesh, duke i vënë filmit të ardhshëm kritere dokumentare. Kadarenë ndërkohë e kam takuar rastësisht tek shkallët e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë. Meqë ishte vetëm, i kërkova të më lexonte ndonjë poezi. I thashë edhe se kisha lexuar skenarin e tij të filmit. Ai më tha se kur të vinte në Pashaliman do të m'i lexonte me kënaqësi poezitë dhe më udhëzoi që t’i flisja unë, edhe sikur të ishte me oficerët madhorë. Ma përmendi edhe çështjen e vërejtjeve që i kishin dërguar nga Pashalimani. Bëri vetëm një gjest që nuk nuk shprehte kënaqësi për to, por jo më shumë. Dhe ai nuk erdhi... Më pas erdhën aktorët e filmit dhe ndenjën rreth 6 muaj me xhirimet. Gjatë vitit tim të tretë nuk jam i sigurt për numrin e ri që i vunë nëndetëses, që tashmë ishte njohur publikisht me numrin 105, nga shfaqja e filmit. As nga skenari i Kadaresë nuk mbaj mend që aty të përmendej numri i nëndetëses. Ai nuk iu përmbajt fakteve reale, që donin t’i impononin në skenar. Sidomos i kishin kërkuar të fuste në skenar episodin e një kuzhinieri që u lëshua me thikë në dorë dhe preu litarin e flamurit rus të cilin këta e kishin lidhur fshehtas bashkë me flamurin tonë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit në nëndetëse, ritual ushtarak që kryhej çdo mëngjes. Ndoshta nr. 105 në film u përdor prej faktit që skenat më të shumta të filmit u luajtën në nëndetësen realisht 105, ndërkohë, për arsye ushtarake-shtetërore, nuk u gjykua të vendosej një numër i trilluar, posaçërisht për një film, xhirimet e të cilit do të vazhdonin gjatë! Numri i nëndetëses, mesa duket, u gjykua si një hollësi pa rëndësi.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Km

                Iliri Matin e njoh qekur ishin pioniere.U bashkuan ne nje konvikt ne Universitet.Ka qene djale i mire,i edukuar,i formuar.Babai i tij eshte themeluesi i FLD te shqiperise.Eshte diplomuar ne akademine luftarake te marines Italiane,per nendetese.Iliri shkoni ne FLD .Por Sic Duket ,ose pleqeria,ose koha e Ka nxitur te flase Edhe kunder asaj qe krijoi babai i tij.Sigurisht nendeteset Kane qene te vjetra ,si moshe,por per gjatesine e bregdetit shqiptar ishin te afta te kryenin detyren luftarake.Te mohosh kete do te thote te mohosh punen tende disavjecare ne riparimin periodik te tyre,si cdo teknike luftarake .Sigurisht,cdo gje Ka nje moshe.Sot ato nendetse nuk mund ti kene aftesite teknike te viteve para 1985.Por Iliri dhe ai nenujesi tjeter e di shume mire qe nendeteset shqiptare Kane mbajtur ne kontroll Mesdheun,bregun e Italise,madje deri ne Gjibraltar.Nendetset i komandonin,i drejtonin kuadro dhe marinare te afte.Baze e fortifikuar dettare Ka qene Edhe Shengjini.Ne vitin 1991 atje Ka shkuar Edhe shefit i shtabit i Ushtrise Turkey.Ka folur me superlativa.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ushtari i mirë Shvejk

                  Do duket si zhgënjim, por Iliri ka të drejtë. Nëndetset Shqiptare ishin koherente vetëm kur janë prodhuar max viti 1960. Edhe në ato kohë nuk kanë qenë se kushedi se çfarë. Projekti 613 të ashtuquajturat nga NATO Whisky class. Ishin direkt kopje të nëndetseve Gjermane të luftës së dytë botërore (më saktë të tipit të fundit që nxorrën Gjermanët Ubot XXI, por që nuk e prodhuan dot me shumicë pasi ishin vonë, mbaroi lufta). Rusët anulluan projektin 609 të tyre dhe kaluan në Projekt 613. Që ishte kopje identitet e gjermanes madje edhe përmasat, dizain etj Qysh në luftën e dytë botërore aleatët dhe më vonë NATO. Kishin teknologji akustike të sonarëve aktiv dhe pasiv që I dallonin dhe gjenin. Whisky class ishin shumë të zhurmshme si mbi ujë por edhe pse shumë më pak poshtë ujit konsideroheshin të zhurmshme. Dua të theksoi se edhe pse e kopjuan Rusët nuk nxorrën diçka më të mirë se gjermanët. Dhe sidomos versionet e eksportit 613 C si këto tonat. Por në vitet 60 kanë qenë super për kohën. Madje 12 të tilla në Pashaliman kanë qenë më të vërtetë për t'u pasur frikë. Por kanë qenë dhe shumë të kushtueshme në mirembajtje. Ato Kishin dy dhoma baterish me nga 60 njeri baterish. Bateritë e tyre kushtonin jashtezakonisht shumë (për shkak të specifikave dhe materialeve të përdorur në to). Sot janë ekuivalent i 60x2x 1m$ Bateria= 120M$ x 4 nëndetse = 600Milionë $. Prodhimi i AL ka qenë rreth 1.1-1.2 miliarder $. Njëherë në 10-15 vjet donin Bateri të reja (në varësi se si I mirembanin dhe karrikonin). De facto nëndetset Shqiptare kanë qenë jashtë kohës së tyre dhe koherrencës së armatimeve qysh në max vitet 1970. Dhe si kohë jete një mjet i tillë prej çeliku jo titan etj, detar nuk rron më shumë se 30-40 vjet (aq e ka ciklin e jetës). Me remonte të pjesshëm... Me remont të plotë është njëlloj sikur e bën nga e para. Këto lloj nendetsesh destinuar për eksport (realisht cilësi më e dobët se të vetë ruseve). Kanë dalë nga qarkullimi qysh nga vitet 1980. Ndonjë e mbijetuar ose është prodhuar vonë... Ose i janë bërë shumë mirembajtje. Për AL nëndetset kanë qenë mjetet më prestigjoze, më propagandistike por edhe më të shtrenjtat dhe rrjedhimisht dhe të kushtueshme në mirembajtje. Them se gjithësesi është meritë që i sollën deri në vitet 1990. Pa incidente (përveç njerës që u dogjën dy particione, tjetrës që ja futi më shpejtësi Karabrunin diku nga mesi. Dhe një tjetër që ngeci por doli vetë në llumin e cektësirës së bisht pallës). Si objekte muzeale janë shumë atraktive, Simotrat e kësaj por dhe tipe të mëvonshëm i gjen ngado museume... Do të ishin edhe shumë objekt attraktiv zhytje nqs do t'a kishin mbytur ndonjë. Por ju turën o bura ti shkrijmë. Me shumë leverdi skrapi. Numrat e tyre janë unik të prodhimit... Rusisht K dhe NATO S dhe numrat (si puma e numrin të shasisë). Këto tonat dy i kanë pas më 1xx dhe dy me 2xx në mos gaboj. Pra ndër të parat e prodhuar... Ka qenë ndër tipat më të eksportuar. Por AL për efekt propagande, sekreti , mos njohje etj jua ndëronin gjithmonë. Kjo që ka mbytur është tanimë shumë e kalbur. Dhe rrezik mbytje. Pa shërbim nuk mund të bëhet dot muze ujor së do mbytet atje. Qysh tani ka bërë shumë ujë dhe ka marrë dhe anim. Nëndetsja ja vlen ta bësh muze por në tokë ose anës detit. Por gjithë ai tunel 650m ??

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  SAMIU

                  Autori ka shume te drejte.. kot e shani inxhinierin qe e di shume me mire se ju... numrat e nendetseve ndryshoheshin per te mashtruar ata qe kishin synime ndaj vendit tone Ne menyre qe te mos e merrnin vesh sa nendetese ishin... Ky qellim duket qesharak por keshtu ishte.... e verteta...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje