“Enverin e kisha shok dhome në Liceun e Korçës, ku ai përzihej me lloj-lloj horash, vagabondësh dhe femra imorale"

21 Gusht 2024, 10:12Dossier TEMA
“Enverin e kisha shok dhome në Liceun e Korçës, ku ai

Nga Agim Musta

Për profesor Foto Balën, kisha dëgjuar përpara se ta njihja personalisht nga shokët e mi, që kishin vazhduar gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1945-‘46, ku ai u jepte gjuhën frënge. E dija se ishte nga Vunoi i Himarës dhe babai i tij, Dhimitër Bala, kishte qenë një fanolist i zjarrtë dhe prefekt i Gjirokastrës, gjatë viteve 1920-‘24. Me ardhjen e Zogut në fuqi, në dhjetor të vitit 1924, Dhimitri emigron jashtë shtetit dhe kthehet më 1939-ën, si shumë shokë të tij.

Më 1945, Dhimitër Bala, në moshën 65 vjeç, dënohet me vdekje dhe ekzekutohet nga diktatura komuniste. Foton e njoha më 1962, në burgun e Burrelit, ku ai vuante dënimin qysh prej vitit 1947. U miqësuam shpejt me njërit-tjetrin, se na lidhte profesioni dhe ideali antikomunist.

Ndodheshim në një kaush së bashku dhe shtretërit i kishim ngjitur. Ishte njeri i kulturuar, zotëronte tri gjuhë të huaja: frëngjisht, italisht, greqisht dhe ishte njohës i thelle i filozofisë e i historisë botërore. Ishte diplomuar në filozofi në Universitetin e Monpeljesë dhe kishte punuar në Liceun francez të Korçës. Kishte qenë apolitik, para se ta dënonin.

Ne bisedat që bënim më fliste për të kaluarën e tij, që e gjykonte si fatalitet: “Në Gjirokastër, jam njohur me Enver Hoxhën qysh kur isha 12 vjeç. Ishim moshatarë dhe së bashku shkuam në Korçë për të vazhduar Liceun. Kishte një zgjuarsi diabolike dhe ishte pervers. Flija me të në një dhomë, por akoma s’e kisha njohur ashtu si duhej. Kur mbaruam Liceun, na u dha bursa e shtetit, për të vazhduar studimet e larta në Monpelje të Francës, megjithëse unë isha me baba të arratisur politik. Ja, ky ishte regjimi i Zogut, që disa kalemxhinj faqezinj, e quajnë diktaturë obskurantiste.

Edhe në Monpelje qëndrova në një dhomë me Enverin. U ndava me të, kur ai mbeti në klasë dhe u detyrua të largohej. Ishte i pabesë. Më punonte lloj-lloj poshtërsish, që unë i kuptoja me vonesë. Sa herë e kisha sharë dhe pështyrë në fytyrë, por ai zgërdhihej. Ishte i pacipë. Kur u largua nga Franca, thashë se shpëtova prej tij, po fati më bashkoi përsëri në Liceun e Korçës, gjatë viteve tridhjetë. Më kishte s’mirë, se unë isha i diplomuar, emëruar profesor, me rrogë bazë 220 franga ar në muaj, kurse ai paguhej me orë mësimi, 130 franga.

Në Korçë përzihej me lloj-lloj vagabondësh dhe me femra imorale. Katër herë kishte marrë sëmundje veneriane. Në një gjyq të zhvilluar në Bruksel, kundër një grupi agjentësh sovjetikë, me 1939, emri i Enver Hoxhës u përmend disa herë nga të pandehurit dhe nga prokurori belg. Në dhjetor të 1944-ës ndodhesha në Tiranë. Më erdhën në shtëpi Fejzi Dika dhe Nonda Bulka e më propozuan, për t’i bërë një vizitë Enver Hoxhës, që banonte në hotel “Dajti”. Në fillim refuzova. E njihja më mirë se ata se kush ishte Enveri, por, meqë këmbëngulën, pranova dhe u nisëm të tre për te selia e diktatorit. Në sallon na priti adjutanti i tij, një kapiten i ri, me fytyrë të egër. I thamë se ishim ish-shokët e Komandantit të Përgjithshëm dhe i dhamë emrat tanë.

Mbas disa minutash kapiteni u kthye më i vrenjtur se ç’ishte dhe na tha se; komandanti nuk do të na priste, mbasi ishte i zënë me punë. Më hipi gjaku në kokë. E! U thashë shokëve kur dolëm nga hotel “Dajti”; e morët vesh se kush është Enver Hoxha?! Mjerë ky popull në ç’duar ka rënë! Ata kishin mbetur si të shokuar dhe s’e hapën gojën. Fejziu dridhej nga inati dhe pështynte vazhdimisht në tokë. Një herë tjetër, duke biseduar me Foton për shkaqet e fitores së komunizmit në Shqipëri, ai radhiste si faktor nr.1, zemërgjerësinë e autoriteteve kuislinge, ndaj komunistëve dhe numëronte me dhjetëra fakte, se si funksionarë të lartë, ndihmonin lëvizjen komuniste.

“Do të të tregoj një fakt, ku kam qenë dëshmitar okular”

– më tha, duke u vrenjtur në fytyrë:

“Ishte vera e vitit 1943. Babai im, Dhimitri, në atë kohë, kishte funksionin e kuestorit (shef policie) të prefekturës së Durrësit. Unë kisha shkuar atje, së bashku me familjen, për të kaluar pushimet. Një ditë, kur ndodhesha në zyrën e babait, hyri ordinanca e tij, dhe lajmëroi se Enver Sazani, Shefqet Beja dhe Sheh Karbunara, dëshironin ta takonin kuestorin. Babai dha urdhër që të futeshin brenda dhe kur ata u futën, më prezantoi me ta. Kamerieri solli kafetë dhe llokumet e mirëseardhjes. Nga mënyra e përshëndetjes, dukej se ishin të njohur prej kohësh. Pa pikën e druajtjes, filluan bisedat politike anti-Boshtit; Romë-Berlin-Tokio dhe pro Aleatëve.

Flitej me admirim për betejën e Kurskut, ku gjermanët kishin lënë me qindra tanke të shkatërruara dhe për fitoret e tjera të Ushtrisë së Kuqe. Flitej me entuziazëm për një emision të Radio Londrës, ku u thureshin lavde Myslym Pezës, Mestan Ujanikut dhe të tjerë udhëheqësve të çetave partizane. Në zyrën e kuestorit të policisë, flitej si në një bazë ilegale të Partisë Komuniste. Nga fundi i bisedës, doktor Enver Sazani, anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar për prefekturën e Durrësit, mori një qëndrim zyrtar dhe iu drejtua babait me këto falë: “Zoti Dhimitër! Duhet të shkoni pranë Komandës së Karabinierisë, për lirimin e një shoferi të arrestuar dje në Urën e Dajlanit, nga karabinieria italiane, nën ndenjësen e të cilit, u gjetën 10 pistoleta dhe 500 fishekë. Këto armatime, me urdhër nga lart, do t’i dërgoheshin Qarkorit të Gjirokastrës.

Kemi frikë se mos italianët përdorin tortura ndaj shoferit dhe ai dekonspiron shokët e Qarkorit, që kanë lidhje me të, ju lutem, të ndërhyni sa më parë, duke i dhënë çështjes karakter ordiner, se gjoja armët do shiteshin për fitime personale dhe ishin blerë nga persona të panjohur”. Më kot mundohej babai t’ua mbushte mendjen, se kompetencat e tij, nuk e lejonin të ndërhynte në Komandën e Karabinierisë dhe se komandanti i saj, për prefekturën e Durrësit, ishte një nënkolonel italian, shumë rigoroz dhe i pakorruptueshëm. Atëherë u ngrit Shefqet Beja dhe i tha babait:

“Këtë detyrë, zoti Dhimitër, do ta kryeni me çdo kusht. Kjo është gur prove për devotshmërinë tuaj ndaj popullit, ndaj atdheut!” Mbas shumë debatesh babai çedoi dhe pranoi të shkonte në Komandën e Karabinierisë, për ndërhyrje në favor të shoferit të arrestuar. Mbasi morën premtimin nga Dhimitri u larguan, duke më përshëndetur dhe mua. Gjatë gjithë bisedës, unë s’hapa asnjëherë gojë. Isha fryrë aq shumë kundër babait. Prisja me padurim largimin e tyre. Dhe, me të ikur, i them tim eti:

“Ç’po bën, mor baba, a je në vete?! Si pranon që në zyrën tënde të të bëjnë presion përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares dhe të të flasin haptazi kundër Boshtit dhe pro Aleatëve?! Si pranon të ndërmjetësosh për lirimin nga burgu të një terroristi komunist? Nuk të kuptoj baba, pse sillesh kështu”?!

“Po çfarë të bëj, mor bir? Si mund t’i arrestoj shqiptarët dhe t’ua dorëzoj pushtuesve italianë?! Mos e dhëntë Zoti një gjë të tillë! I di të gjitha: kush janë komunistët, ku i kanë bazat, ku i bëjnë mbledhjet, por asnjëherë nuk do të vë dorë seriozisht mbi ta. Është okupatori në mes”. “Po komunistët nuk do t’jua dinë për nder, këto që bëni për ta sot. Ata do t’ju dënojnë, po të marrin pushtetin”.

“S’ka gjë, mor bir, le të na dënojnë. Këto që bëjmë i di populli, i di Atdheu, i di Zoti. Ne, kështu na dikton zemra dhe edukata jonë, të mos e shesim asnjëherë shqiptarin tek i huaji, sado i lig që të jetë”. – më tha babai e uli sytë me një pikëllim, që s’e kishte parë asnjëherë gjatë jetës sime.

Megjithëse në gjyq i dolën mjaft dëshmitarë, të cilët vërtetuan me fakte bindëse për ndihmën që i kish dhënë Lëvizjes Nacionalçlirimtare, atë e dënuan me vdekje dhe e pushkatuan, ashtu si shumë shokë të tij”.

“Më 1945, më caktuan profesor në gjimnazin e Gjirokastrës, duke më survejuar natë e ditë, derisa më arrestuan nga mesi i vitit 1946. U akuzova se kishim krijuar grupin e Neoballistëve, se ishim lidhur me misionet anglo-amerikane dhe plot marrëzira të këtij lloji, që jo vetëm si kishim bërë, por as në ëndërr s’i kishim parë. Më dërguan në Tiranë. Në fillim më trajtuan butë, por, kur unë nuk pranova të pohoja ato që më servirnin, hetuesit “xhentilë”, filluan torturat, nga Mihallaq Zeçishti, Stavri Xhara, Kadri Hazbiu, e të tjerë, që tmerrohem edhe sot, kur i kujtoj. U thashë se isha gati të pranoja çfarë të donin, vetëm të ndalonin torturat.

U ndritën sytë dhe filluan menjëherë të mbushnin proces-verbalet, duke shkruar se isha anëtar i Kryesisë së Komitetit Neoballist, se isha agjent anglo-amerikan-francez, se do të vritnim gra, pleq dhe fëmijë, madje dhe Krishtin e Muhamedin, po të ishin gjallë dhe plot marrëzira të neveritshme, që vetëm mendja e komunistëve, mund të shpikë. I ndjeri Enver Sazani, me të cilin qëndrova disa ditë në një qeli, më tregoi se hetuesi Mihallaq Ziçishti, i kishte djegur sytë me cigare, gjersa i kishte marrë pohimin, se ishte agjent anglo-amerikan-francez.

Doktor Sazani, më tregonte ato ditë të fundit të jetës së tij se, hiena Mihallaq, i kishte pas thënë se këto pohime, i donin shokët jugosllavë, për të demaskuar imperializmin, po nuk i tha se ky kishte qenë një nga planet e shumta sllavo-komuniste, për zhdukjen e inteligjencës tonë, zbatuar me servilizëm nga Enver Hoxha dhe xhelatët e tij. Shumë nga ata, që nuk pranuan të bëheshin “bilbila”, dhe shumë nga ata, që u bënë të tillë, u dënuan me burgim të përjetshëm, për të vuajtur si Sizifi i mitologjisë.

Kam bërë 17 vjet burg, gjer tani dhe një Zot e di sa do të vuaj ende. Para disa muajsh, i bëra një letër Enverit, për të më falur dënimin e mbetur, vetëm që të gjeja nënën gjallë. Doja ta varrosja me duart e mia, se babait as varrin nuk ia dija, po katili ma kundërshtoi kërkesën dhe dha urdhër për të më internuar familjen në Tërbuf. Ja pra, sa shpirtmizor është Enver Hoxha. Dhe Timur Lengu do ta kishte zili”.

Profesor Foto Bala u lira nga burgu i Burrelit mbas 19 vjet vuajtjesh, me një koleksion sëmundjesh, megjithatë mbijetoi. U gjallërua pa masë, kur vdiq diktatori. “Tashti le të vdes, – më tha, – jam i lumtur”. Jetoi gjer në fillim të vitit 1991, duke parë dhe agimin e demokracisë. Në librin e diktatorit; “Kur hidheshin themelet”, ai shkruan se Foto Bala, u bë bashkëpunëtor i fashistëve italianë dhe për këtë mori dënimin e merituar nga gjyqi i popullit”. O tempora! O mores!

Nuk kisha veçse dy javë që ndodhesha në burgun e Burrelit, kur në mbrëmje, i shoqëruar nga gardiani për në WC, dallova në sfondin e korridorit, një njeri me raso të zezë, fytyrë dhe flokë të bardhë si dëbora, një Abat Farie gjallë, që ecte i kërrusur nga pesha e viteve dhe e vuajtjeve.

A vallë ishte një halucinacion, apo hija e Abatit Farie e ikur nga Kështjella e Ifës dhe ardhur në burgun-ferr të Burrelit, ku për çdo çast të vinin në mendje, vargjet e të madhit Dante: “Humbni çdo shpresë ju që hyni…”. Ishte rreptësisht e ndaluar, ta pyesje gardianin, por shiko dhe kalo!

Në adoleshencën time, kur kisha lexuar “Konti i Monte Kristos”, Abati Farie, më ishte ngulitur në tru dhe shpesh e shikoj në ëndërr, kurse tani, ajo që shikoja në korridoret e errëta të burgut, s’ishte më ëndërr. Ishte një realitet. Mbas një muaji, kur më nxorën nga qelia dhe gardiani më shoqëronte për në kaushin nr.9, te dera e kaushit nr.7, pashë Abatin të gjallë, që ngjasonte si dy pika uji me Farien, por më i pashëm, më burrëror dhe më fisnik se Abati francez.

Dhe ai më pa dhe diçka pëshpëriti, kur gardiani ktheu krahët, bëri një kryq në drejtimin tim. Pyeta për të bashkëvuajtësit dhe më thanë se ishte Visarion Xhuvani, ish-Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, që për 16 vjet, vuante dënimin në këtë skëterre të diktaturës enveriste. Më lindi dëshira të njihesha me hirësinë e tij. Profesor Foto Bala, më dha fjalën, se do të ma plotësonte dëshirën. Mbas disa ditësh, kur po dilnim në Oborr, u futëm fshehurazi në kuashin nr.7, së bashku me Foton. Visarioni kishte ditë që s’dilte në pajtos. Ishte i pamundur dhe qëndronte në kaush, duke u lutur në heshtje. Të gjithë bashkëvuajtësit e respektonin dhe e ndihmonin me sa mundnin, këtë apostull të krishtërimit, që regjimi i tiranit komunist, e kishte dënuar pa asnjë faj.

“Mos u mërzit, or bir! – më tha Visarioni, – ditë të mira do të vijnë patjetër. Zoti s’ka për të duruar gjatë. Ti je i ri dhe do t’i shohësh, kurse unë…”- dhe ngriti duart lart, drejt qiellit. Në pamjen e tij kishte diçka hyjnore, që të impononte heshtje dhe respekt. Ky qe takimi i parë dhe i fundit me Dhespotin e nderuar. Mbas një muaji, më 26 nëntor 1962, Visarioni u lira me dekret të posaçëm të Presidiumit. Përse vallë diktatori liroi para plotësimit të dënimit Kryepeshkopin?!

Për të lehtësuar ndërgjegjen e rënduar nga pesha e krimeve, apo? Enigmë! Kur doli nga burgu, la çdo gjë. Mori me vete vetëm rason e zezë, duke lënë një imazh të pashlyeshëm, midis bashkë vuajtësve. Nuk i harroi për asnjë çast shokët e burgut dhe u dërgonte letra nga Manastiri i Shën Gjonit në Elbasan, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij, si eremit i vërtetë.

Profesor Bala, me të cilin Kryepeshkopi kishte letërkëmbim, më tregoi se Visarioni, kishte lindur në Elbasan, në lagjen “Kala”, më 1890, në një familje patriotike, që s’kishte të bënte aspak me familjen e Aleksandër Xhuvanit. Në shkollën fillore kishte pasur fatin të kishte mësues patriotin, gjuhëtarin e madh, kushëririn e tij, Kristoforidhin. Shkollën e mesme dhe të lartën i kreu në Athinë, në Fakultetin e Teologjisë, me nota optimale.

Shërbeu si klerik në Sofie dhe në Cetinë. Më 1919, si Peshkop i Kishës Orthodokse dha meshën e parë në gjuhën shqipe në Elbasanin e tij të dashur. Ajo ditë u shndërrua në një manifestim të fuqishëm popullor dhe pati jehonë në mbarë Shqipërinë. Emri i Visarion Xhuvanit, u bë simbol për themelimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, për Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, duke goditur rëndë synimet e mbrapshta të Patriarkanës së Stambollit.

Me përpjekjet e tij titanike i imponohet Patriarkanës, dhe kjo e fundit, mbas shumë hezitimesh, e njeh si Peshkop të Shqipërisë më 1923. U zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar në periudhën 1920-1924 dhe me fjalën e tij, u bë një mbrojtës i flaktë i demokracisë. Më 1929, u zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë dhe luftoi me mish e me shpirt, për kombëtarizimin e Kishës Orthodokse Shqiptare.

Diktatura komuniste, e gjeti Visarionin Peshkop të Vlorës. Atë e vunë nën një survejim të rreptë, gjersa e arrestuan më 1946. Xhelatët e kuq, nuk u ndalën aspak para këtij atdhetari dhe kleriku të shquar. E torturuan fizikisht dhe shpirtërisht në mënyrën më barbare. Ata u munduan më kot që ai të pohonte “krimet” e tij dhe, kur panë se çdo lloj torture e përdorur kundër tij, nuk e përkuli këtë stoik të krishtërimit, e dënuan me burgim të përjetshëm, pa asnjë argument, atë atdhetar, demokrat dhe klerik të shquar.

Gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit ai u bë “At” shpirtëror i bashkëvuajtësve, duke u ngjallur besim se diktatura do të përmbysej, lira do të vinte dhe demokracia do të fitonte. Vdiq në Manastirin e Shën Gjonit, afër Elbasanit, në moshën 76-vjeçare, i vetmuar dhe në mjerim të plotë.

Memorie.al

50 Komente

  1. j
    joti

    Gjallë qenka ky Agim Musta,akoma me Enverin që ka shkuar në p.... të sëmës merrni o të rrjedhur,shikoni besnikun e tijë shokun Sali non grata.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektesë

      Keta kanë rrjedhur. Ky Agim Musta, debili, Le te shkojë të pyesë Edi Ramën se sa dashnore ka patur kur ishte student. Ose, e ka lexuar ky biografine e saktë për Mustafa Qemal Ataturkun? Kur iku nga president i Turqisë, u mor edhe me vajza te reja 18 vjeçe, dhe pinte e behej tapë, njesoj si bunga-bungat e Berluskonit. Por në Turqi, askush nuk i permend keto gjera. Keta mbetën duke shkruar se sa dardha dhe mollë ka vjedhur Enveri ne kopshtet e komshijve kur ishte 10 vjeç. Debila.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lala i Lushnjes

        Edhe balerina ruse që u qi nja tridhejet vjet me Stalinin, pas vdekjes së tijë, (më saktë pasi e helmuan), u kujtua që Stalini i kishte këmbët e shtrëmbëta.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Korçari

          Pse nuk na i thotë emrat e femrave imorale të Korçës, me të cilat shkonte Enveri? Na e thuaj mos kanë qenë gjyshet tona kurva.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Hahahaha, kerkon te behesh edhe disident tani, po te jesh nipi Enverit.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Eshte titull i ngaterruash shoku,po ta lexosh artikullin, del qe e ka fjalen per bordellot e Frances,kur Enveri Hoxha u infektua nja dy ere nga semundje veneree,si psh Sifilide e Gonorrea!!

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vertet

              Nuk dua te merrem me historite e rinise se Enverit. E dime qe shkoi per shkolle dhe beri nje vrime ne uje. Por dime cfare ai beri per Shqipeirne, duke vrare e prere jo vetem opozitare e bashkepunetore te fashizmit, por edhe te vetet qe luftuan bashke dhe i sherbyen me besnikeri deri sa i shpuri ne "satërë". Saliu eshte produkte 100% i tij dhe Partise se tij. Enveri eshte djalli ne historine e ketij kombi dhe pasojat jane te pakthyeshme. Na ka "humbur fara" thote nje fjale e mençur e popullit. Dhe mallkimi "Ju humbte fara" na ka ardhur nga sllavet, prej ku edhe importuam komunizmin, vellezerit serbe te Enverit.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirian

                Kjo duhet te na beje te mendojme qe injoranca vret ashtu sic vrau Enveri ishte shume injorant ... Duhet te dalim nga injoranca jemi akoma shume injorant me shume se kur vdiq diktatura ... Zhvillimi dhe mireqenia e nje populli varet nga kultura e tij... po bem gjoja sikur kulturohemi neper shkolla te blera me keq do jemi ne te ardhmen tone...

                Përgjigjjuni
          2. E
            Erdo

            Aq shumë ju ka sh.... Enveri sa edhe në ëndërr ju del. Do ishte mirë të kthehej për disa kohë dhe të varte ca plehra në mes të shesheve

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              Sot eshte koha e rehabilirimit te ish fashisteve ,nga neofashistet,bijte e tyre.Te gjitha keto qe thua per Enverin Jane shpifjes.Mjere Ju sa poshter keni rene.Ju tremb Enveriedhe sot ,pas 40 vjet vdekur.Mos te la qire dhe Ty Envxxeri se pranoni qe keni qene ne nje dhome me te.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vezhguesi

                Po ti nga e di qe keto qe thuhen per Enverin sot jane genjeshtra? Ke akoma ne koke propoganden e komunizmit, qe bente armik cdo person qe mendonte ndryshe. Fakt eshte se ne vitet e para te komunizmit, u eleminua e tere inteligjenca shqiptare, pasi keshtu donin serbet. Me inteligjencen neper kembe, nuk do behej e mundur qe te nenshtrohej Shqiperia. Do mbeteshin vetem debilat si puna jote qe akoma beson ne vitet e komunizmit. Shumica e atyre qe zotrote i quan ish fashistet, ne fakt kane qene patriote qe e dinis se cfare ishte murtaja e kuqe e ardhur nga sllavet qe gjithmone kane qene kunder shqiptareve. Nese ke mend qe te kuptosh, do te keshilloja qe te lexoje "Biseda me Stalinin" te serbit Milovan Djilas ku flitet edhe per Shqiperine dhe shqiptaret dhe prapaskenat qe beheshin ne kurriz te vendit e popullit tone ku Enveri yt ishte masha e jugosllaveve. U prish me ta, kur serbet preferuan Koci Xoxen ne vend te tij.

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nari

                Mashtrues i pa cipe !! Mjafton vetem kur thote qe Enveri kur ishte profesor ne Korce,pra ne kohen e Zogjit shkonte me prostituta dhe mori kater here semundje veneriane !!! Na e beri Korcen e para gati 100 vjeteve,nje qytet te mbushur me kurva gje qe nuk eshte edhe sot ku ka plas kurvlliku sheshit ne qytete te tjera.Pra Enveri pallonte,ndersa ky koqja i binte me dore ! ????

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lala i Lushnjes

                  O të lumtë o Nari!

                  Përgjigjjuni
                2. s
                  shqip

                  Ky shkrim ka diskirdanca për sa i përket viteve, moshës, periudha e dënimeve etj. Kur ky është dënuar në 46 ka qenë 38 vjeç, sa Enveri, ( ishim moshatarë) shprehet. Pastaj citohet : ka bërë 19 vite dënim. Që i bie të ketë dalë 46 19 në 65. Sikur nuk përkon. Po le ti refereruheni abatit të tij. Kur ky e ka parë abatin, ky i fundit ka qenë i datëlindjes 1890 . Pra në 46 - 50 ka pasë një moshë relativisht jo shumë i vjetër. Ky e përshkruan sikur abati qenkësh një plak i kërrusur nga mosha e nga vuajtjet. Pastaj diku pranon se i ka thënë të atit që komunistet kështu e ashtu. Pra e pranon që ishte antikomunist. Por me që ky apriori përcaktonte si dhe çfarë rruge do ndiqnin komunistet, lind e drejta që edhe ata, apriori, ta përcaktonin këtë Foton si bashkëpunëtor me fashi - nazizmin. Të bën përshtypje në një paragraf. Citohet të ketë thënë :Enveri shoqërohej me vakabondë dhe gra imorale. A thua se Korça me 15 mijë banorë ishte e mbushur me drogmene dhe prostitucion. Problematiket në atë kohë numëroheshin me gishtat e dorës. Tani që të mos ketë keqkuptime. Kush ka vuajtur nga regjimi është për tu respektuar dhe rehabilituar në jetën e përditshme. Personazhi në fjalë thuhet që është shuar në 91. Tema e nxjerr këtë intervistë pas 33 vitesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip, ai i verteti

                    Se pari do benit mire qe te perdornit nje pseudonim tjeter, pasi "shqip" eshte pseudonimi qe une perdor prej vitesh. Kjo per te dalluar personat qe komentojne ketu tek TEMA, pasi duket se juve keni koncepte shume te ndryshme me mua. Se dyti, kur arrin nje moshe te madhe dhe ke kaluar neper ferrin e vuajtjeve te burgjeve komuniste, mundet te harrosh data dhe vite, por kjo nuk d.m.th. se faktet qe permenden jane te sajuara. Kesaj i thone te kerkosh gjurmet, kur ujkun e ke perpara. Edhe Qazim Mulleti, ish prefekti i Tiranes ne kohen e fashizmit, ka qene nje intelektual qe dinte shtate gjuhe te huaja, packa se satirizohet nga komedia e Besim Levonjes "Prefekti" dhe ka ndihmuar te rinjte shqiptare qe ishin komuniste, duke filluar nga Qemal Stafa qe spijunohej nga shoket e tij. Vete Veli Stafa, vellai i Qemalit akuzonte direkt Enverin per spijunimin qe ju be Qemalit dhe ai dhe motrat e tij mbajten nje profil te ulet dhe kurre nuk ju bashkuan udheheqjes se diktatures deri ne fund te jetes se tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tefiku

                      Ja fut pordhes Veli Stafa ka vdekur me 1939,ju e nxirrni gjalle ne 1941.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shqip

                        Keni te drejte, por e kisha fjalen per vellain tjeter qe ka qene mesues ne Tirane.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tefiku

                          Vellai tjeter s'ka qene mesues ka punuar tek Ndermarrjet e tregtise se jashteme,djali tij ka qene mesues tek Qemal Stafa.

                          Përgjigjjuni
                      2. s
                        shqip

                        Ti shqip, ai i vërteti ke komplekse me veten me sa duket. Si mund të dalësh këtu dhe të thuash gjëra kaq pa kuptim . E kam unë thua, prandaj hiqe ti. Kush e përcakton kur ka hyrë njeri e kur tjetri ? Je bërë si çështja Greko - Maqedone. Hiqe emrin thonin grekët, ndryshe nuk të lë, nuk të njoh etj. E para dhe e fundit herë që unë ju përgjigjen. Se çfarë mendoj unë, çfarë pikëpamje kam dhe si i shoh gjërat, kjo nuk të përket as ty e askujt. Se me çfarë profili çfaqem unë, kjo nuk është dhe nuk ka gjasa ta ndryshojë askush. Ju z mund të komentoni gjëra diametralisht të kundërta nga të miat, kjo mua më intereson zero absolute. Përkundrazi ZERO E MADHE.. Jeto jetën tënde dhe do ndihesh mirë. Të siguroj për këtë. Atë prapashtesën "i vërteti", mund ta mbash, mund ta heqësh, prapë koeficienti është ZERO.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shpifje Shqip

                          Veli Stafa (Elbasan, 25 tetor 1915 - Paris, 18 mars 1939) ka qenë mjek dhe publicist shqiptar, vëllai i madh i Qemal Stafës.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbereshi

                            Shqip, ai iverteti shkruan; Qazim Mulleti qe ka ndihmuar te rinjte shqiptare qe ishin komuniste, duke filluar nga Qemal Stafa qe spijunohej nga shoket e tij. Vete Veli Stafa, vellai i Qemalit akuzonte direkt Enverin per spiunimin qe ju be Qemalit dhe ai dhe motrat e tij mbajten nje profil te ulet dhe kurre nuk ju bashkuan udheheqjes se diktatures deri ne fund te jetes se tyre. Veli Stafa ka vdekur me 18 mars 1939 ne Paris, ndersa Qazimi ka filluar pune si Prefek i Tiranes ne maj te vitit 1942 e deri me 1944, pra sic e sheh versino yt eshte thejsht nje shpifje teper e ulet. Shqip, eshte e vertete qe personat qe komentojne ketu kane koncepte shume te ndryshme nga ty, mbasi ti je nje llapaqena i felliq qe sajon prova e fakte idiote qe me lehtesi mund te pergenjeshtrohen.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tefiku

                              Veli Stafa ka vdekur me 1939 Tani mos ja futni qe ka akuzuar Enver Hoxhen ne 1941.Se edhe te tjerat qe thua pastaj nuk besohen.

                              Përgjigjjuni
                          2. D
                            Dakord

                            Shqip, të lumtë o zotëri.

                            Përgjigjjuni
                          3. T
                            Texas

                            Pse nuk nderove dhome kur kishte vese Eneveri por e quan dhe shoke. Sikur nuk shkon

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Texas

                              Pse nuk nderove dhome kur kishte vese Eneveri por e quan dhe shoke. Sikur nuk shkon

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kapedani

                                Dmth ja ku na doli Enveri garip ,shoqerohej me femra imorale, dhe kush eshte perkufizimi i nje femre imorale.Ky kari kete pershtypje kishte ne ate kohe per femrat qe pinin cigare shkonin neper klube visheshin me minifund, dhe kur thote imorale krahasimin e ben me femrat shqiptare te asaj kohen Mjafton te shikosh foto te qendres se Tiranes ne ate kohe dhe e kupton pse e quan ky femren imorale.Shkoni ore palla ,qe njehere na e nxirrni Enverin pederast dhe njehere tjeter qe pallonte femra.Enveri ka 40 vjet qe ka vdekur ju merreni akoma me historite e tij para 1 shekulli.Politikanet e soçem jane bere miliardere duke vjedhur dhe plaçkitur çdo pasuri te Shqiperise ju vazhdoni e thoni Enveri.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eh, çfare na servirin te lexojme

                                  Sigurisht qe nuk denjoj te lexoj te tille shkrim. Vetem titulli me mjaftoi qe te ndjej keqardhje per ate qe e ka shkruajtur, gjynah i shkreti, ka rrjedhur. Por indinjohem per ate qe i ka dhene driten e botimit, turp te kete nese ka mend.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cubel Breca

                                    E si jan këto punë. Në kohën e tij jua shk........ nënën dhe në fund i thonin baba bile edhe me duartrokitje derisa të digjnin duart. Tani dalin e bëjn kakardhi si ju don qejfi. E çuditshme është se këta lloj janë shtuar jashtë mase. Po ikni mor legena se si lexon njeri këto. Jan rreth 40 vjet e ska nevojë ka ikur ajo kohë. Po s'keni faj jeni pa pun e s'keni me çfarë të mereni.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

                                      Ay Dhimitri Papa si kuestor ka marr xhixhat per ate shoferin qe ka liruar, ndaj dhe ja hengren komen kamunistat. Te tan keta "patriote" Mon Kukalesha kan ken. Vec ke paret e kan pas mendjen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 7
                                        77

                                        Kësaj i thonë të takosh fundin si gazetë. Ndërsa gjithë idjotëve çfarë t'ju them; Ju lumtë, deri sa keni gjetur një hale për të defekuar!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. l
                                          lexuesi

                                          kjo si gazete ka ikur per lesh prej vitesh qe kur nuk shkruajne dy fjali vete po vec vjedhin lajmet e te tjereve, po keto vjedhin dhe budalliqet ky eshte problemii

                                          Përgjigjjuni
                                        2. N
                                          Nafta

                                          Ore ndani mendjen jo anti komunistet e Saliut ishte gay apo jo Enveri? Se njer thoni ishte gay e tani na e beni kurvar? Vertet te vjen keq per nje pakice qe vuajti pa te drejte ne ate kohe por sot po vuan shumica nga kjo demokracia 35 vjecare. Nje sistem hajdutesh, kriminelesh dhe injorantesh qe vrasin nen e babe per para dhe nuk njohin as atdhe, as bese e as dinjitet. Enveri e mori me 800 mij njerez dhe e la me 3.5 milion dhe deri ne vitin 2000 llogaria ishte 5 milion shqiptare ne Shqiperi. Sot pas 35 vjeteve jemi 2.4 milion. Flisni me fakte o plehra dhe ju duke abuzuar me ata qe vuajten.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            ajde baba te tregoj arrat

                                            Oh,qe vazhdoni te na hani mune dhe na qini veshet,me keto historira te dhjera,kur komb vuajti udhen,ca qenie te vjetra,vazhdojne te na tregojne gjurmet,

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              atdhetari

                                              hahahahahaha....o Agim Musta ceshte ky shkrim idiot . Gjithmone me thashetheme , jo me tha ai , jo ishte keshtu e ashtu...jo ishte kurvar , jo merrej me gandstera etjer etjer . Po pse more e dhisni gazetarine me shpifje e te pa verteta ore ti shkrues . EnverHoxha injorant , Enver Hoxha budalla etjer etjer . Duam apo nuk duam ai ishte udheheqesi komunist me i zoti ne kohen e tij . Udheheqesi qe udhehoqi transformimine shqiperise nga nje vend feudal , ne nje vend ne modern , duke thare keneta , duke kryer elektrifikimin , duke ngritur lart arsimin e kulturen shqipetare. Me te tjerat le te merren historjanet jo partiake . Pyeti nje here dhe Sali non graten se mos u thote ndonje fjale ( SIGURISHT PA KAMERA ) , sepse ai e njhte , nese ai ishte budalla apo i zgjuar , vakabond apo i ndershem . Keto i nevojiten per propogande vetem PD me Saliun ne krye dhe atyre gjoja te persekutuar qe ishin anetare partie dhe i sherbyen atij me ndershmeri .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Jimi

                                                "I nderuar Agim" ti ende je peng i mendesise se doktrines te tet'ati Skenderit, se Lideret me patjeter duhet te gezojne 10 cilesite e komunistit, ndryshe nuk mund te udheheqin masat !? Madje sipas kesaj mendesie, i bie qe ky lideri edhe kur ka qene femije nuk duhet te kete bere as'nje prapesi, sic ndodhe rendom per te gjithe njerezit ne moshen feminore Ti e konsideron Liderin qenie jashtetokesore, tek i cili shperfaqet vetem vityti dhe kurrsesi vesi ? Dhe ne themi se doktrina komuniste ka kapitulluar ?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  RAIFI

                                                  Këtij shkrimi i thuhet :"shporta pas të vjelurave".Ku far bashkëkohaniku i Enverit na del një patriot një njeri i zoti e demokrat që ka hesht një jetë të tërë.A don të thot ky se populli shqiptarë për mbi 40 vjet ka pas një kriminel një të pa moralshëm e të pa dishëm në krye të shtetit,atëher shtrohet pyetja e ç'popull ishte ai?.Po ai vagabond Enver i prini Luftës NÇ,themeloi Shtetin ,Ushtrinë,industrializimi vendin ,e elektrifikoi atë,ngriti bujqësinë,bëri hekurudhë skaj për skaj të Shqipërisë,ushqen tre miljon banorë,sado që jeta ishte jo e mirë por ashtu ishte në shumë vende të botës e patjetër në të gjitha vendet socialiste.Cilat janë të arriturat e Shqipërisë demokratike që gadi po i arrin vitet e Enver Hoxhës në qeverisje.Mirëqenja provizore e tanishme është rezultat i ngritjes teknologjike në botë,pastaj i gurbetit që e ka përgjysmuar popullatën dhe tani po e përziejmë rracën me Bangladdsh e Pakistan .O njerzë respektoni të kaluarën se e ardhmja me këto mend do të jetë e tmerrshme dhe Shqipëria do jetë veq një kuptim gjeografik,një emër siq është në Kaukaz një regjion i quajtur Albanija.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Noci

                                                    Ai ka vdekur njehere,pse duhet t'a vdisni sa here e shihni ne enderr.Lerini kockat e te vdekurve rehat,te ishin burra flisnit kur ishte gjallë,por kjo eshte e keqja atehere i Leninit kepucet

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zaza

                                                      E paska palluar keq enveri kete musten dhe gruan e moter e fis te ketij. Po sot per te palluar spo pyet tramp o legen

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Histori burgaxhiu

                                                        Dolen langot dhe ish burgaxhinjt e kohes PPSHs nga urrejtia nuk len gje pa shpifur e kush kta bastard qe ishin llumi shoqeris shqiptare para 90 tes ishin burgaxhinj e pianec , i genjen mendja kti kokrres legenit qe ka ber kte shkrim se po genjen shqiptaret , po esht nje brez gjall o legen qe e ka jetuar kohen e PpSHs dhe e njohin me mir se ty qe ke ndejtur burgjeve Enverin , po te ishte i till Enveri si mashtron ti , nuk bente ate shtet ku per 1 milion e nje lek te fusnin plumbin , por do ish hajdut si ty e shoket e tu , ai burr shteti qe shan ti o pler e mori shqiprin me morra nga rraca juaj dhe i beri evropian shqiptaret i mori te ter analfabet qe firmosnin me gisht me boj dhe i la me shkoll te mesme te ter o zgjyr , konsolidoi shtetin dhe ushtrin dhe ju ish llumit antishqiptar ju tregoi vendin , sot qe jeni te lir ju mostra shikoni si e vidhni kte vend , nuk thon kot , ran malet u çuan halet .

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Q
                                                          Qefliu i femrave

                                                          Tere keta qe flasin per te madhin Enver Hoxha keshtu pas me shume se 85 - 90 vitesh Enveri mesa duket ja u ka shkerdhyer grate e mamate e tere fisin se edhe king djale ka qene i ngjiteshin femrat vete ose duan te thone qe edhe Saliu i tille ka qene , me ndershmja eshte te flasin hapur , se kjo pas 39 vitesh qe ka vdekur te thuash qe Enveri ka qene kurvar duket si e pa llogjikshme .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. U
                                                            Une e kam njohur Foton.

                                                            Po. Eshte e vertete. Fotoja ishte i biri i Dhimiter Bales nga Vunoi. Djale i vetem as, moter as vella. Kur ishin studente tek Liceu Francez ne Korce, flinin ne nje shtepi por ne dhoma te vecanta qe i ndante nje korridor. Ne dhomen e Enverit ( e kthyer ne muze me vone) rrinte varur edhe nje bastun qe e perdorte ky i fundit kur ishte semure... Fotoja u martua shpejt me nje zonje korcare dhe pati me te dy vajza, zonja te nderuara dhe pavaresisht se Enveri e ftoi disa here ti bashkohej Luftes ai nuk pranoi duke i thene se tashme kishte krijuar familjen e vet dhe se nuk do te merrej me politike. Ne dijenine time u denua me grupin e Deputeteve por ai nuk u mor me politike. Nga bisedat qe kam bere me te kishte pikpamje social demokrate. Ne Monpelje kishin shkuar bashke me Enverin dhe te dy me burse nga qeveria e Zogut. Te dy mbeten vitin e pare dhe ju pre bursa. Foton e financoi i jati dhe mori diplomen ne filozofi kurse Enverin qe studionte per biologji nuk kishte kush ta financonte humbi shkollen duke mos mare edhe diplomen. Te tjerat pastaj dihen.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Patrioti.

                                                              O TL LËNË, TË MJERË,E TË DHJERË NUK E KUPTONI QË KËSHTU I LARTËSONI VMERAT TË MADHIT ENVER HOXHA. PËRSE:-SE QË NË MOMENTIN QË JU PËRMËNDËNI QË KISHTE POSTIN E KUESTORIT TË FASHIZMIT, OUNA MBARON,PAFAJËSIA VMRTETOHET.ATY KADHE BËMA TË TJERA QË NDOKUSH PO QW SE KA QËNË IRI I KA BËRË, A VETËM PO KA QËNË HOMO JO. TURP! NUK ZHBËNI DOT HISTORI E LUFTËS ANTIF. NAC.ÇLIRIMTARE.NJË NJERI I TILLË NUK NGRINTE SHKOLLA, UNIVERSITETE ,TË KRIJONTE FORCAT E ARMATOSURA TË R.P.S.SH.LE TI KISHIN NDËRTUAR BEJLERËT,REEGËTARËT ....E naltlultlsia i tij m...i i tij zogji i parë.LËRSA NHK I BËNË POR NJËRI VODHI DHE PARIA U NGJIT SI MUTI PAS KËPUCËS ONUOATORIT. LAVDI PARTIZANËVE TË SHQIPËRIS DHE TURP E POSHTË NË HALE TRADHËTARËVE QË LYEN DUART ME GJAKUN E DJEMVE E VAJZAVE SHQIPTARE.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dauti

                                                                Thone qe djalli fshihet ne detaje! Ja nje genjeshter e shkrimit. At Visarion Xhuvani ia shkeputi patrikanes greke vendin e kryepeshkopit ne vitin 1923. Cfare pasje thene, o Agim (qe ta dini Agimi ka 15-20 vjet qe ka vdekur!), ke harruar se Kisha Ortodokse Shqiptare u shpall Autoqefale (pra e pavarur) ne vitin 1922 dhe At Xhuvani u zgjodh kryepeshkop. Historia duhet njohur dhe respektuar. Dhimiter Bala ishte nje bashkepuntor i okupatoreve italiane. Kuestori ishte shef i policise politike italiane ne ate kohe. E Agim Musta na tregon se ai ndihmonte komunistet. Ai e meritoi plumbin se vriste ata qe luftonin Italine fashiate. Nuk ia vlen te zgjatesh per shkrime te tilla.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  N

                                                                  milingonat bejne dasem pasi ngordh ariu.ENVERI qe ENVER dhe e mbrojti me nder emrin e vet si askush ne bote. kush nuk ka pune le te vazhdoj te shpife por as vete si beson keto shpifje.Turp qe hala ka alabake shpifarake dhe pas 40 vjetesh.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. N
                                                                    Nje i Moshuar ne Emigracion

                                                                    Kot lodheni ata qe duan te poshtrojne FIGUREN e Enver Hoxhes : Ate e verteton vete puna e madhe qe eshte bere ne te gjitha drejtimet Aresim Shendetesi Industri nuk i nemerohen dot veprat madheshtore , e beri Shqiperine kopesht me lule te gjithe rinine e disiplinoj me pune dhe shkolle .Zhduku plot semundje veneriane sifiliz gonore malarjenqe bente kerdine ne Myzeqe , ne cdo fshat hapi shkolla Abolanca mjeksore coj Agranom per bujqesine ,ku te gjithe te mernin kulturen e duhur ??? Por a jane bere dhe gabime ??? Po me teper do iquaja SABOTIME dhe kete e vertetoi koha qe erdhi per te aritur kjo katraure qe jemi sot . Llafet e tjera jane FUKARALLEK thot populli .I Sherbejne Sali Kriminelit .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Laura

                                                                      C'i sjell keto plehra ketu o Mero, se dukesh si cim pekz .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. e
                                                                        emigranti

                                                                        Mbase sistemi i Enverit ka bere gabime ,por e mori shqiperine me 90% analfabete dhe e beri me universitet edhe Salen e zbriti nga mali me valixhe druri dhe e beri mjek U thane mocale ,u zduk sifilizi e gonorrea ,u ndertuan shume vepra industriale qe u shkaterruan dhe po te ishin sot gjendja do te ishte ndryshe .Historia do thene sic eshte ,Enveri edhe shtepine ku banonte nuk e kishte te tijen ndersa sot keta te perparuarit kane vila qindramilioneshe .Me kryesorja per mua eshte se e kishin kuroajon dhe e pranonin ligjin e agjitacion propagandes ,por sot ne qe e kemi hequr ne kurriz cdomethene te ishe kunder demokrateve ,te pushonin nga puna ,te poshteronin por edhe te vrisnin .Boll u moret me Enverin ,ai dhe te doje nuk ben dot keq ,shikoni keta sot

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. P
                                                                          Pensionisti i Porcelanit

                                                                          Më 1945, Dhimitër Bala, në moshën 65 vjeç, dënohet me vdekje dhe ekzekutohet nga Gjyqi Antifashist i Popullit dhe jo nga diktatura komuniste.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. /
                                                                            //

                                                                            Pas luftes se Dyte Boterore te gjitha vendet europiane i ekzekutuan bashkepunetoret e fashizmit, ndaj dhe babai i tij kuestor nuk do bente perjashtim.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. J
                                                                              Ja kaq

                                                                              ENVERIN E KISHA SHOK DHOME POR AI RRINTE TËR NATËN NË TIK TOK SHIKONTE FILMA ME TË QIRË NË INTERNET DHE DILTE XHIRO ME ML NATËN

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje