Palermo – Pasha Liman dhe ne nënujësat e asaj kohe

13 Gusht 2024, 11:40Dossier TEMA
Palermo – Pasha Liman dhe ne nënujësat e asaj kohe

Nga Avis Gjyshja

“E dielë drekë, hoteli i beqarëve të nëndetëseve, Pasha Liman. Ora diku aty mes dymbëdhjetë e gjysëm - një!

Jashtë vapë, ndërsa unë, Kristaq G. dhe Shefik Sh. të shtrirë mbi krevatet tona dëgjonim emisionin e përjavëshëm radiofonik “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”.

- E di çfarë po mendoj? -thotë Shefiku. - Do doja të plaste një luftë tjetër….

Unë dhe Kristaqi përtojmë të flasim...

-Do kishim të paktën ca heroizma të reja - e mbyll Shefiku pa pritur përgjigjen tonë”

(Marrë nga ditarët e mij të pjesës së parë të viteve '80)

***

Nga kurioziteti, por dhe nga lidhjet personale me botën e nëndetëseve, kam kërkuar e kam lexuar shumë rreth Bazave Nëntokësore të Marinës nëpër botë. Ka shumë pak materiale të publikuara për këtë temë por një bazë shumë e nohur dhe shumë e ngjajshme me Bazën e Palermos në Shqipëri është ish Baza e Nëndetëseve të Balaklavasë, në Krime të Detit të Zi.

Në kujtimet e mija të herëshme, Krimeja vinte e ngrohtë dhe ekzotike, si vëndi ku gjëndej Jalta me Daçën e Bardhë të Çehovit gjë që më kujtonte “Kopështin e Qershive”, “Pulëbardhat” e të tjera tregime të shkruara në atë vend nga shkrimtari i madh.

Por duket se për ca arësye shumë më të komplikuara se sa kujtimet e mija për Krimenë, dhe pavarësisht kostos së jashtëzakonëshme, sovjetikët e asaj kohe, vendosën, nën malin Tavros në gjirin e Balaklavasë në Krime, diku midis Jaltës dhe Sevastopolit, të ndërtonin një Bazë të Nëndheshme Nëndetësesh. Dhe me këtë punë u ngarkua shefi i Projektit Bërthamor të BRSS së asaj kohe, i tmerrshmi Lavrentiy Beria.

Balaklavaja ishte një qytezë e mbyllur në fundin e një gjiu të ngushtë, natyralisht shumë e mbrojtur nga stuhitë e natyrës dhe sytë e kurreshtarëve dhe që duket se plotësonte edhe kushtet e mbrojtjes nga sulmet bërthamore, aq afër të mundëshme, gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo zgjedhje, për Flotën Sovjetike të Detit të Zi, ishte gati njëlloj sikur ata të kishin një bazë në Detin Mesdhe, një teatër shumë strategjik i Luftës së Ftohtë. Dhe pa e zgjatur, në vitin 1953, Instituti i Projektimeve të Leningradit çoi para qeverisë projektin për të cilën vetë Stalini do të përkujdesej deri në detaje.

Realizimi i këtij projekti i mori Bashkimit Sovjetik të asaj kohe plot 8 vjet punë e miliarda rubla. Dhe më 1961 Baza Nëntokësore e Nëndetëseve në Balaklava u quajt e përfunduar. Emri i koduar i saj ishte "825 GTC". Tani Stalini nuk ishte më dhe baza u inagurua nga pas ardhësi në pushtet i Stalinit, Nikolay Khruschev, i cili në mbarim të vizitës, siç ishte dhe në tipin e tij,duke tundur duart, tha diçka që nuk u harrua kurrë dhe që në thelb qe se e gjitha kjo duhet t'ju jepej prodhuesëve të verës për ta përdorur si qilar!

Dhe në fakt koha tregoi që rusët do ta përdornin bazën e Balaklavasë si një bazë ushtarake në paqe por kurrë për luftë. Sot kjo Bazë është transformuar në muze dhe njihet si Muzeu Naval i Luftës së Ftohtë!

Shumë larg nga Balaklava dhe nga Deti i Zi, në një tjetër vënd mesëdhetar, të tjerë diktatorë, në një lidhje të re "dashurie" me një vënd tjetër të madh e përsëri aziatik, menduan e filluan të ndërtonin një tjetër Bazë Ushtarako Detare Nëntokësore. Kjo e kësaj radhe, ndryshe nga ajo e Balaklavasë nuk ishte menduar për nëndetëse, por për Katera me Raketa. Dhe për këtë punë qe zgjedhur Gjiu i Palermos në jug të Shqipërisë. Projekti i kësaj baze ishte një bashkëpunim kinezo-shqiptar, i cili  për nga kostua, volumi i punës që do të kryhej aty dhe sigurisht edhe për nga fuqia ushtarake që do të instalohej në të, qe i paparë e i padëgjuar për vëndet e Detit Mesdhe,.

***

Dhe do vinte një kohë që edhe unë do të shpenzoja disa vite si nënujës në Bazën Nëntokësore të Palermos...

- Po çfarë ishte në të vërtetë Baza e Palermos?

Në fakt unë nuk kam parë asnjëherë dokumenta zyrtare ose teknike rreth megaprojektit të Palermos dhe megjithëse kam ndenjur disa vjet atje, mund të them edhe se më mungoi dëshira e eksplorimit të labirinteve të tij. As foto nuk ka shumë, (këto që unë kam vënë më poshtë më të shumtën e tyre janë marrë nga eksplorues të huaj) ndërsa ish nënujsit që duket sikur nuk kanë edhe aq kujtime të mira atje, vazhdojnë të kujtojnë Pasha Limanin si shtëpi të parë e jo Palermon.

Ka shumë shifra por ato vetëm se do ta bëjnë edhe më të trishtuar tregimin tim. Dija që kishte shumë ambjente të brëndëshme si depo silurash, karburantesh, ofiçina riparimesh, salla dizel - gjeneratorësh, sisteme ajrimi, sisteme alarmi, sisteme zjarrëfikëse, sisteme komunikimi, zyra, vinça urë për të ngritur nga uji katerat që nuk erdhën kurrë e plot ambiente të tjera e pajisje teknike. Kishte dhe një dalje të dytë nga veriu, porta e të cilit ishte bllokuar nga prurjet e rënda shkëmbore të rrymave detare që para se atje të transferoheshin nëndetëset.

Në më të shumtën e ambjenteve të brëndëshme unë nuk shkela kurrë, tek ca se nuk më lejohej hyrja e tek ca të tjera se nuk kisha deshirë. Shumë herë e kishja përshkuar tunelin kryesor vajtje ardhje në gjithë gjatësinë e tij por kjo nuk kish ndodhur aspak për qëllime ushtarake apo eksploruese.  Qe thjesht se e përdorja si rrugën më të shkurtër për të shkuar e për të peshkuar në ujrat e krahut tjetër pas malit.

Mbas prishjes me kinezët, projekti i Katerave me Raketa u bë i pamundur duke provuar kështu dhe njëherë më shumë dhe në një shkallë miliona herë më të madhe, vërtetësinë e proverbit popullor se “Kali i huaj të lë në rrugë”. Menjëherë pas prishjes me kinezët, Mehmet Shehu, dyshi i diktaturës, gjatë një vizite të posaçme në këtë objekt tha se “partia po mendonte që ta përdorte objektin për nëndetëset”.

Dhe thanë e bënë! U hodhën përsëri shuma të mëdha fondesh, ndërsa mijra ushtarë xhenierë, shumica bij të shtresave të persekutuara politikisht, rifilluan të gërmonin si skllevër, nën ujë e nën gurë për të thelluar, zgjeruar e modifikuar tunelin e Palermos. Por në mëndjen time, përveç panevojshmërisë që në momentin e idesë, devijimeve të mëvonëshme të projektit, e plot bëmave të tjera teknikisht e ushtarakisht idiote, aty nga fundi i viteve ‘80, shpella e gjeti vehten përfundimisht të papërdorëshme.

***

Vajtja ime e parë atje, ndodhi në një ditë dimri të vitit 86, kur bashkë me një tjetër inxhinier nënujës, ishim urdhëruar që duke përdorur një nga gjuajtësit detarë të FLD, të bënim disa matje të cilësive hidroakustike të gjiut të Palermos. Ishte një ditë vërtet e keqe për të qenë në det- një ditë gri, e ftohtë dhe me erë e lagështi të madhe, një ditë kur mua dhe shumicën e marinarëve na kish zënë deti e era e të vjellave të thartuara dukej sikur mbushte gjithë gjirin aspak mikpritës të asaj dite të parë timen në atë vënd. Grija e kaftë dhe e shpëlarë e brigjeve të lagura e të gurta të Palermos, në atë ditë të largët e të ftohtë dimri, më la një ndjenjë të thellë vetmie e trishtimi.

Objektet tokësore të Bazës të futura nëpër gryka e rrëkera plot ferra e gjëmba, të gjitha të suvatuara keq me llaçin rërë trashë të atyre anëve, ushtarët-skllevër rrobashqyer e të pluhurosur të xhenjos që lëviznin si të burgosurit në xhirot e ajrimit e pak më poshtë hyrja e betontë e bazës… Kishte vetëm pak vënde të gjelbra buzë detit, kryesisht nga Baza e deri tek kalaja e Ali Pashës e po ashtu dhe ca kaktuse gjëmbashumë shkretëtirash në faqet lindore të gjiut, për ti lënë vëndin më në lartësi, ca drurëve të rrallë të valanidhit.

Si për ta bërë edhe më të zymtë këtë situate, po ato ditë, më kishin treguar dhe për një vrasës serial të kapur dhe të dënuar me vdekje për një seri vrasjesh horror midis ushtarëve të xhenjos.

E vetmja gjë, çuditërisht ndryshe, që pashë në atë ditë të parë, por dhe në ca vizita të mëpastajme, ishte një ushtar xhenjer me origjinë nga Dukagjini, që sa herë ishte i lirë, ulej gjithmonë mbi një gur të madh në anën jugore të hyrjes së tunelit dhe këndonte këngë nga vëndi i tij…

Gjëndja morale e nënujsave të asaj periudhe ishte tejet e rënë. Gjithmonë shokët e mij të nënujit, pa mëdyshje heronj të pashoq të fatit të tyre, më ishin dukur si ata qëngjat e ndarë nga tufa për tu therur për sebepin e parë. Duke i njohur unë e dija që ata, siç edhe unë, nuk ju besonin eprorëve politikë dhe se në shumicën e tyre nuk mund të frymëzoheshin e të shtyheshin të vdisnin për motive ideologjike apo nga pasojat e injorancës servile e eprorëve të sistemit. 

Ka pasur një fakt për të cilin është folur çuditërisht pak por që në gjykimin tim ka pasur një impakt të pamatshëm në botët shpirtërore të oficerave të FLD-së së asaj kohe. Të gjithë oficerët e marinës për arsye të programeve shkollore, ndryshe nga gjithë shtresat e tjera të popullatës, kishin shkelur qoftë edhe për pak kohë në brigjet e huaja, kishin parë ndryshimin, dhe kjo për atë kohë, ishte njëlloj sikur të kishje bërë vaksinën anti - propagandë.

Por frika nga mulliri i luftës së klasave që bluante kocka fisesh e krushqish na shtynte të bënim atë që na urdhëronin dhe jo atë që duhej e mendonim. Por që të vdisje për kauza të paqëna e idiote ishte më e dhimbëshme dhe më e rëndë se çdo vuajtje tjetër.

Transferimin e Brigatës së Nëndetëseve nga Pasha Limani për në Palermo, besoj se të gjithë nënujsit e pritën keq. E pritën keq sepse teknikisht dhe ushtarakisht, ishte i gabuar. Nënujsit për vetë mënyrën e jetës së tyre ishin njerëz të zgjuar e të lexuar dhe e dinin më mirë se sa “të mëdhejtë” e Tiranës se çfarë ishte më mirë për nëndetëset. Përveç kësaj ne ishim mësuar me Pasha Limanin i cili na ishte bërë gati si shtëpia jonë dhe ndjeheshim keq që do ta linim. Gjiu i Vlorës kishte qenë një laborator shumë i mirë stërvitjeje për nënujsat, dhe popullsia për rreth kishte qenë jashtëzakonisht e dashur me ne. Uzina e Riparimit të Anijeve ishte afër për çdo problem teknik apo nevojë riparimi. Dhe tani me urdhër nga lart duhej të iknim për fare! Ti linim të gjitha! Të linim më të mirat për të pasur më të këqiat. Baza e Palermos nuk kishte qenë kurrë e nuk do bëhej asnjëherë e përshtatëshme për Nëndetëset ndërsa ne po na çonin atje për të mos e lënë bosh atë shpellë ku kishim harxhuar aq shumë.

Të gjithë ishin të prekur e të pakënaqur nga ajo ikje. Trishtimi i ndarjes kish ditë që kish pllakosur në Pasha Liman. ..Shikonim Zylon e klubit që mezi i mbante lotët, kamarieret tona po ashtu, mbaj mënd Kananin, shoferin legjendar të autobuzit të nënujsave, njeriu i fortë që i shkulte dhëmballët e veta me darët e punës, e që i pirë si gjithmonë, qëndronte këmbëhapur në sheshin para Komandës dhe zihej me vehten. Po ashtu punonjësit e KRAF që nuk e fshihnin fare dëshpërimin e ndarjes. Besoja thellësisht që kjo ishte vërtet një ndarje e keqe dhe dukej si goditja e fundit dhe e parikuperueshme kundër armës së nëndetëseve nga administrata e pa aftë e militante e strukturave të shtetit të asaj kohe.

Kanë kaluar shumë vite por edhe sot mua më bëhet sikur e shoh bankinën e nëndetëseve në Pasha Liman, në ditën e fundit si e tillë. Mbaj mënd që krahas njerëzish të tjerë atë ditë kish ardhur e po qëndronte atje i përlotur dhe shoku jonë B.Sh. i cili kish kontribuar aq shumë në historinë e teknikës së nëndetëseve dhe së fundi ishte transferuar diku në një detyrë tjetër. Ne e linim Pasha Limanin ndërsa sirenat e trishtuara të përcjelljes së Brigatës së Nëndetëseve, gjëmonin gati deri në Vlorë, në atë mëngjez të trishtuar për historinë e asaj Baze…

Ikëm duke mbyllur kështu realisht e përfundimisht historinë e vërtetë te nëndetëseve në Pasha Liman. Pak para ikjes tonë, shoku im, ish oficeri Shefik Sh. të cilit i takon fragmenti i ditarit në krye të këtyre shënimeve, ishte dënuar me 8 vjet burg për ulje të vigjilencës ushtarake. Po ato ditë kur ne këmbëzvarrë po përpiqeshim të instaloheshim në Palermo, roja i portës së jugut të tunelit, efektiv i Brigadës së Nëndetëseve zbrazi mbi xhenjerin dukagjinas që këndonte tek porta e tunelit një breshëri të tërë plumbash. Akoma dhe sot e kësaj dite, si një dëshmi e absurdit që nuk riparohet dot kurrë, mbi betonin e Portës së Jugut janë gjurmët e plumbave që morën jetën e atij djali të gëzuar…

***

U desh shumë kohë që ne të gjenim njëfarë normaliteti në bazën e Palermos, por kurrë atë që duhej. Ngadalë e ngadalë filluam të ingranohemi në jetën e njerëzve të zgjuar e të kulturuar të Bregut të Detit dhe të paktën unë një ditë e ndjeva vehten një nga ata. Por siç e kam thënë, unë ëndërroja një botë tjetër, ëndërroja lirinë që se kishim dhe kështu që sa vinte e mbyllesha në dëshpërimin tim.

Dhe erdhi një kohë kur as unë nuk kishja më dëshirë të punoja në nëndetëse e as eprorët nuk kishin më qejf të më kërkonin llogari. Shteti ynë kishte ecur me kokëfortësi kundër ligjeve të natyrës e të jetës dhe kështu që ishte vetëmundur e vetëshpartalluar pa asnjë shpresë rikuperimi.

Ndërsa ajo thënia e famëshme e Nikolay Khruschev për Bazën e Balaklavasë duket se vlente po njëlloj dhe për bazën e Palermos!

***

Unë dhe shokët e mij vajtëm në marinë të rinj e të bukur dhe një dekadë e pak më vonë po iknim të maturuar e të trishtuar e me bindjen e thellë se ai shtet i shpartalluar nga të gjitha anët duhej bërë ndryshe. Unë ishja nga të parët që ika e të tjerët një nga një më prapa, por të gjithë të bindur se vëndi ynë kishte humbur në mënyrën më të keqe të mundëshme shumë vite, energji, rini e shpresa. Iknim dhe linim pas historinë e dhimbëshme të rinisë tonë, një histori për fat të keq gjithmonë të përgojuar nga politika e mentaliteti, një histori që për çdo komb tjetër do të ishte histori krenarie.

21 Komente

  1. R
    RAIFI

    Socializmi ishte i ashpër në përgjithësi,por ai shqiptar në veçanti.Punohej shumë,jetohet jo mirë se tek e fundit edhe në botë nuk ishte aq mirë siq mendohej në Shqipëri.Ndaj kundërshtarëve të sistemit s'kishte mëshirë.Gjithë ajo sakrificë krijoi:një ushtri shembull me infrastrukturë të lakmueshme,bujqësi intensive,sisteme ujitje e kanale kullimi,minierat të shumta,Kombinatin e Çelikut,puse nafte për nevoja gjithëshqiptare,hidrocentrale nga të cilat edhe sot furnizohet Shqipëra,e të gjitha to shkuan për dhjam qeni,në emer të demokracisë sherbimet serbe e greke e këthyn Shqipërin në lypsare,halabak,pa shtet,pa ushtri,thjesht pa dinitet dhe pa asgje e po pa demokraci.Për 35 vite vazhdojnë të qeverisin po ata që qeverisin në kohë të Enverit,por tani si agjentë të huaj.Si nuk doli një parti apo një grup intelektualesh të këthejn patriotizmin shqiptar punën dhe njerzinë.Është.interesant deri ku kanë arrit sherbimet e huaja të ndrrojnë të menduarit e shqiptareve:çdo njeri mendon dhe mundohet të pasurohet për pak ditë,qoft edhe në format kriminale.Kjo është fatkeqësia e Shqipërisë që do e qon edhe më keq se që është sot,sidomos nëse fillon Lufta e tretë botërore e cila do e gjen pa ashti pa rini pa armatim., pa organizim.Si dukët Serbia do dal në Durrës ndersa greku do vie gjer në Shkumbin.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lomi

      Bravo Belul bravo. Qënke bërë dhe nënujës. Selam satëme.

      Përgjigjjuni
      1. p
        poci

        te drejten po thothe o bythqir lulushtesh

        Përgjigjjuni
    2. K
      Kuituzovi

      Ju dhe te tjere si ju qe flisni kaq keq per ate kohe,kini qene njerez te keqinj,njerez pa ndjenja atdhedashurie,njerez qe te hane prapa kraheve si qeni qe tte ha fshehurazi, gjarperinj te rritur ne gjirin e atij sistemi qe u rriti e u edukoi,u dha shkolle per te qene te denje per mbrojtjen e atdheut,ju qe mohoni buken qe kini ngrene,kini qene ne sherbim te nje kohe qe e kini pritur te vinte e te permbyste shtetin e asaj kohe. Nuk kini qene te paster shpirterisht,por hilleqar dhe me tere kuptimin e fjales sabotator e armiq te kamufluar. Ne ate kohe punohej me ndergjegje te larte per rimkembjen e vendit,ngritjen ekonomike,dhe per nje mbrojtje efikase te mrojtjes se vendit dhe te jetes se njerzeve. Njeriu ne ate kohe quhej kapitali me i çmuar. Sot ka ardhur nje kohe qe kembet jane ngritur e t'i bjen kokes, budallaj del me i zoti se i mençemi,ballisti ka bere luften dhe ka çliruar vendin nga pushtuesit,kurse partizanet paskan bere nje luft kot fare,nje luftecivile. Reprazaljet qe benin ballistet,hanin pula e qengja pjekur,eshte kthyer, i kane bere partizanet qe hanin ndonje cope buk me djath e qep qe u jepte populli. Pra flisni ju te penduarit,ju te persekutuarit,flisni se u erdhi koha qe prisnit. Dardha e ka bishtin prapa. Te mirat e asaj kohe nuk do t'i harroj historia ashtu sikurse ka qene, me te mirat edhe me disa te keqija.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MEMO METO

        O MERO A NUK KISHE NDONJË FOTO ME MË SHUMË NDRYSHK?Z. MDRO KUR JEMI TË RINJ JEMI ME FLOK POR KUR VJETËROHEMI NUK KEMI. NJERZIT KANË SY, VESHË,E FAQE POR KUR AJO NXIHET ËSHTË KEQ. SHKRIMET,FJALËT,DEDUKSIONET ETJ. PAS NDRYSHIMIT TË POLIQENES JAN SI KOFINI PAS TË VJELAVE I THUAJ ATI TË PA BURI QË AJK GJYSHJA AKA PASUR BURË?TË PAKTËN TË KRENOHEJ ME TË GJYSHIT E JO GJYSHES..

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjec

          hekuri betonit ka mbaruar...po te germosh betonin gjen vetem fosile ndryshku...objekti (tuneli) ka mbaruar...nuk eshte i perjetshem betoni armuar...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Mund ta perdorim ne rast lufte berthamor si vend strehim per dy satelitet

            Përgjigjjuni
            1. A
              A

              Muzeu Naval apo Muzeu Detar më shqip.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gribanov

                Nuk mbeti asgje tjeter per te thene .Mjafton ajo :-" Lavdi Nikita Hrushovit".Flet per stalinin ne vitin 1953.Ai i shkreti vdiqa ne Mars 1953.Sipas teje kur e miratoi planin per tynelin e Bakllavase?Agjentet e spiunazhot Rus Kane shume kujtimet nenujese.E njejta gjuhen si kunder Enverit,Duke pompuar largpamesin Hrushov.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DETARI

                  Na rroftë bythën autori i shkrimit dhe gjithë halabakët, banditët dhe gangsterët e këtyre 34 viteve që plasën të na mbushin mendjen se çdo gjë që u bë atëhere ishe e kotë dhe gabim dhe ka qenë fatkeqësi që nuk janë pyetur këta farë burrecësh e buburrecësh. Shqipëria e kthyer në një xhungël ku secili lufton të shqyejë tjetrin, ku nuk flasin vëllai me vëllanë dhe as pjerdh kush për prindër apo të vjetër, ku më të nderuarit janë drogaxhinjtë, prostitutat dhe gangsterët, ku gjysma e fëmijëve janë kopilë që rriten nga baballarë të huaj pasi s'i njohin të vetët dhe ku gjysma tjetër drogohet e shkërdhehet në bythë dhe pjesa tjetër i ka lënë shëndenë vendit, kjo është Shqipëria që kanë ëndërruar ky Gjyshja dhe gjithë halet e vendit. Pa, lëre, lëre. Na tregon se nuk ka mundur të ketë as fotografi nga baza nënujore. Hajde oficer sharlatan dhe halabak hajde, po ku ke parë e dëgjuar ndokund në botë që të lejohen e të publikohen fotot e bazave detare, ajrore apo tokësore ?!!! Pu, pu, puuuu ! Çfarë rracë e ndyrë paskemi qenë !

                  Përgjigjjuni
                2. p
                  petrit

                  sa shume po te mallkojne mos Shiperi e shkrete.... kushdo qe ngrihet ne kembe wetem vjellin kunder teje. te gjithe ja paskan pasur me hile vendit, te gjithe e paskan ditur qe kemi qene ne rruge te gabuar, te gjithe te gjithe...... POR- mos harroni, ai qe shan memedheun ka poshteruar veten. me duket se jemi i vetmi popull qe mallojme vendin tone, te gjithe mburen me vendet e tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    DRENICA E KUQE

                    Mirenjohje dhe faleminderit qe na i rikujtoni ato kohe te lavdise shqiptare... Nuk di kush sa te arta jane! Per lavdi!... DRENICA E KUQE

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DRENICA E KUQE

                      Mirenjohje dhe faleminderit qe na i rikujtoni ato kohe te lavdise shqiptare... Nuk di kush sa te arta jane! Per lavdi!... DRENICA E KUQE

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raketagjuajtësi

                        Menodva se në këtë shkrim, do të lexoja një informacion teknik për mrekullitë nënujore të ushtrisë tonë të kohës së diktaturës. Por, jo. Paska qënë një përrallë e rradhës nga ato të kaluarës komuniste të cilat, na i tregon vazhdimnisht gazeta e nderuar Tema. Bravo Gjyshja, edhe ti paske qënë një besnik i Hrushovit dhe një antienverist i nënujshëm. Njerëz sharlatanë!.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PROSHI

                          Punë disa vjeçare e pse jo dhjetra vjeçare për mbrojtjen. A ja ka vlejtur gjithë ai shpenzim për mbrojtjen ndërkohë mund të blihej armatim mësymës dhe mbrojtje njëkohësisht. Sidoqoftë ato kohë sakrificash nga ne bijtë shqiptarë kaluan. Ka ardhur dita që këto investime me teknologjinë e sotme të të ndërtuarit ti kthejnë në ataksione turistike dhe të risjellin vlerën e shtuar të harxhuar ndër vite me to për tuizmin dhe pse jo dhe një rikthim të qëllimit të mbrojtjes nga shtetet e Natos. Bëhet fjalë për disa miliona dollarë që për Nato nuk janë kushedi çarë.

                          Përgjigjjuni
                          1. W
                            Washington

                            KUITUZOV , nuk te heq asnje presje, e me te shutit ish oficere qe I more shteti nga fshati thonjeparere sot e 33vjete ashtu si shkruani Ju tradhetare te atedheut e mosmirenjohes te asaj shoqerie .I mire I keq Atedheu mbi te gjitha

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mbiujsi

                              Për herë të parë e dëgjoj fjalën "nënujsat" nga Znj. Gjyshe! Nënujsa janë peshqit, balenat, peshkaqenët etj, etj. Fjalët përkatëse janë "nëndetëse" dhe "marinarë" apo jo Znj Gjyshe?!

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                antipatrea

                                Ky tipi që ka bërë këtë hartimin e mësipërm atëhere quhej Abaz Gjyshja ... Ka mbaruar inxhinierinë elektrike në 80 -81 shin . Ishte nga Lushnja dhe për hir të së vërtetës vinte pak si koqe që pa vuajtur atje , po kaq trap sa të ndërrojë edhe emrin duhet të jetë bërë atje , prandaj shumë nga vuajtjet që thotë më sipër duhet të jenë të vërteta .

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  fredi

                                  avis, jepi nje mendje te lehte e fli rehat se keta qe te "japin mendje" e kane si sport nuk dijne te luajne por dijne te te mesojne duke share respekt per gjithe ata qe punuan ne Nendetese

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Nje i Moshuar ne Emigracion

                                    Qe nga titulli qe i ke vene SHKRIMIT :"Ne nenujsat e asaj kohe " dukesh qe ja ke pas me te keq atij REGJIMI per me teper te paska cuar ne Universitet jo te gjithe e kishin ate FAT ??? Ne qoftese ish projektuar nje veper si ajo e Porto Palermos e kish nje ARSYE ??Cduhet te themi per KALATE qe i kane ndertuar te paret tane ne SHEKUJ ? Besoj se ja u ka diktuar nevoja ? Ne sot i Restaurojme si muze per te treguar HISTORITE e asaj kohe qe vet vendi jone eshte gjithe Histori nga me te ndryshmet .Edhe Porto Palermo nepermjet atij tyneli eshte nje Histori . Njeres si ty dhe keta qe e permbysen ate sistem qe nuk eci i kane bere nje dem te madh ketij populli te gjore , Historia do i gjykoj por ishallah se kemi per fat nje lufte te trete atehere do te kerkosh Bunkeret e Enver Hoxhes ti trimi i Myzeqese . Ske faj se me nje kinino e zhdukem MALARJEN ne zonen e Myzeqese ku Mushkonja Anofele bente kerdine por sot eshte kthyer ne KANCER fale Sali Kriminelit me Shoke . Respekt per ata dy komentusa Raifi dhe Kotuzovi .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kacidhja

                                      Ti Avis Gjyshja shok me Kristaq G-ne spiunin grek qe shiti detin , nuk mund ie shpifesh me shune se kaq.Mohon ne menyren me te paturpshne nje histori mundi e sakrifcash te nje populli te tere.Kuptohet se cfare je sebashku me shokub tend K.G

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje