I ftuar në një nga rubrikat e emisionit Esencë ishte edhe artisti dhe violinisti Tedi Papavrami, ku ndër të tjera ai tha:
Tedi Papavrami: -Babai ishte nisma e çdo gjëje. Ishte ai që na mbushi mendjen se në Shqipëri nuk duhet të jetohej më, se horizonti ishte mbyllur dhe frymëmarrja po bëhej e pamundur.
Eljan Tanini: Si e kujton takimin me Enverin dhe të tjerat më pas?
Tedi Papavrami: - E kujtoj edhe sot takimin tim me Enver Hoxhën! Isha shumë i ri apo i vogël, ndërsa ai fliste me një qetësi të çuditshme, unë mendoja me vete: A i dëgjon ai mendimet e mia apo jo? Në takimin e parë u tregua i sjellshëm, madje dashamirës. Më tha se harkun duhet ta mbaja si shpatë për të çarë lavdinë e Shqipërisë. Ishte një metaforë e bukur, por brenda meje kishte nisur një tjetër rrugëtim.
Eljan Tanini: - Si ndodhi çështja juaj e azilit politik?
Tedi Papavrami: -Kur vendosëm të largoheshim, nuk donim ta kërkonim menjëherë azilin politik, shkuam fillimisht te disa miq, që Sigurimi i Shtetit të mos na vinte më pranë. Franca na dukej vendi që mbronte lirinë, një tokë ku njeriu mund të merrte frymë pa frikë.
Eljan Tanini: -Miqësia juaj me Kadarenë?
Tedi Papavrami: - Në fillim nisa unë të sillja të ardhura në shtëpi, me përkthime e punë të ndryshme, duke ndërtuar jetën hap pas hapi. Në Francë takova më pas edhe Ismail Kadarenë, e dija shumë mirë kush ishte, miqësia jonë lindi shpejt, natyrshëm. Ai ishte entuziast për shqipen time dhe kishte një shqetësim të madh për përkthimin e veprave të tij. Nisa të bëj prova në frëngjisht; i pëlqente mënyra si e sillja tekstin. Libri i fundit që përktheva prej tij ishte “Kur sunduesit grinden”. Kadare njihet në Francë, dhe bashkë me të njihet edhe Shqipëria e veprës së tij. Jeta ime mori një dimension tjetër. Në Francë Sigurimi i Shtetit na ndiqte, madje kanë dashur të na arrestojnë në një shtëpi miqsh të ngushtë. Erdhën deri te dera dhe bënin sikur nuk dinin gjë prej gjëje, por patën frikë të na arrestonin se mund të bëhej skandal. Kështu ndodhi edhe gjatë një lëvizjeje me avion, kështu kudo me ata…
Kadare dhe Papavrani, 2 figura qe na nderojne ne syte e botes.
Tedua flet me shume per Enverin se per shfaqjet. A te merrmin ne ndonje shfaqje andej apo nje here ne mot prandaj shkove mesues ne zvicer se nuk bere dot hajer ne Paris
Qe sigurimi ka dashur ti arrestoje ne France, eshte thjesht nje idiotizem!
Ndoshta eshte ndjesia juaj e frikes ngaqe u arratiset. Por nuk ja mbante kurrsesi sigurimit te shtetit te vinte t'ju arrestonte juve ne mes te Frances. Nuk mund te merrnin peng me force njerez nga Franca ne Shqiperi, per arrestim. Do ndaloheshin menjehere ne aeroport nga policia franceze. Madje qe pa dale mire nga dera juaj e apartamentit. Ashtu si Kadareja, edhe juve jeni me delire sikur po ju gjemonte sigurimi nga mbrapa. Nuk ja mbante suma sigurimit te Shqiperise te gerricej me autoritetet franceze. Keshtu qe mos ja futni kot. Keni jetuar rehat pa ju prekur njeri. Si juve edhe Kadareja.
Sigurimi erdhen deri te dera t'ju arrestonin ne France por paten frike se mos benin skandal? Nuk e dinin ata qe do behej skandal dhe e kuptuan te pragu i deres? Ku ja mbante sigurimit te Shqiperise tju bente juve arrest ne France? Nuk do i lejonin autoritetet franceze. Ose nuk ka qene fare sigurimi dhe ju eshte dukur juve nga paranoja, ose Enveri e ka bere kot per frikesim se nuk kishte cfare tju bente, ose ti po e sajon historine kot.
Nuk ka qenë sigurimi i shtetit ore jooooo. Kanë qenë shokët e Kukuresë që tallnin bythën me juve për t'ju trembur, se Izmail Kukureja nuk donte bashkatdhetarë të tjerë në Francë. Donte të ishte i vetmi kapterr i shqipove atje, që "luftonte" për lirinë e shqiptarëve, nga suitat, restorantet dhe kabaretë e Parisit, me penën në njërën dorë, dhe gotën e shampanjës në tjetrën.
Bukur ja thua…!!
o Tedi, ti tradhetove atdheun socialist duke kerkuaj azil e duke ja mbathur si legen në perendim! Ca na del neper televizione shqiptare e na can karin pas pilafit tani.
Sa per dijeni ju komentues.Ky t-ja thot gjëra që nuk qendrojnë as në qiell e as në toke.Po i them nëse eshtë burrë të tregoje e llogjikojë per parate qe populli shqiptar ngeli i varfer per te bere te studionin mosmirnjohes te tille,biles dhe hajdut.Spiego per frangat e marra nga shteti per violinen,pse nuk i ktheve..?,por i pervetësove.Ah më fal ishin pare komuniste.