Abaz Hoxha vendosi të shkojë partizan pavarësisht se babai i tij u arrestua pas konflikteve me Enver Hoxhën se ishte nacionalist. Ai tregon për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTv se si pas luftës nacionalçlirimtare babai i tij u arrestua, fillimisht u dënua më vdekje, po pastaj në burgim të përjetshëm dhe në fund kreu vetëm 18 vjet burg.
I ati i kaloi në burg 18 vjet, ndërsa zoti Abaz ishte i pari nga djemtë që i shkroi letra dhe vizitoi babanë në burg, edhe pse atëherë nuk lejohej të takoje të burgosur politikë. E takoi në burg, por kurrë pasi doli jashtë.
Sepse thotë zoti Abaz, unë isha komunist, ai i burgosur politik, nëse e takoja më përjashtonin nga partia. Ai shprehet se nuk është penduar për këtë vendim, sepse patriotizmin e ka marrë pikërisht nga babai i tij, i cili i kaloi vitet e fundit të jetës larg djemve, të cilët ishin komunistë.
"Unë u bëra partizan pavarësisht se babanë e arrestuan sepse ne në Tragjas u ushqyem me ndjenja patriotike. Unë kam qenë tolerant në këtë drejtim. I shkruaja letra babait që ishte në burg, madje edhe e takoja edhe pse atëherë nuk lejohej të flisje për ta, jo më të shkruaje letra apo t’i vizitoje në burg.
Por më lanë ta takoj babanë në burg. Pasi doli nga burgu nuk e takova më babanë. Nuk mund ta takoja, unë isha komunist, ai i burgosur politik. Nëse e takoja më përjashtonin nga partia", tregon zoti Hoxha për gazetaren Rudina Xhunga.
“Unë kam qenë partizan pa mbushur akoma 14 vjeç. Isha në brigadën e pestë dhe kemi bërë itinerarin që nga Tragjasi në Luginën e Mesaplikut, të Lumit të Vlorës deri në Përmet. Pastaj erdhëm në veri, kam marrë pjesë në çlirimin e Dibrës. U kthyem në Tirane dhe tre ditët e fundit kemi kontribuuar për të çliruar Tiranën. Kur kapitulloi Gjermania më 9 maj të 1944-ës, një ditë më vonë, dorëzova automatikun dhe u largova nga ushtria dhe iu futa studimeve. Më propozuan në shtabin e përgjithshëm, për të shkuar në Bashkimin Sovjetik për të studiuar për ushtarak.
Unë i thashë nuk dua ushtarak, do bëj degën civile. Filluan të më bëjnë propagandë, jo janë akademitë më të mira ushtarake, jo do jesh nga kuadrot më të mirë që do drejtojë ushtrinë. Unë u thashë që nuk doja dhe nuk pranova. Unë u bëra partizan pavarësisht se Enver Hoxha më futi në burg babanë. Unë isha jetim. Nëna më ka vdekur që kur isha 5 vjeç.
Babai ka qenë patriot në të kaluarën, fanolist, shok i Avni Rustemit, arsimtar i njohur, pjesëtar në luftën e Vlorës. Kur filloi lëvizja nacionalçlirimtare u zgjodh kryetar i këshillit antifashist nacionalçlirimtar si figurë patriotike dhe intelektuale. Por më vonë pati konflikte me Enver Hoxhën, edhe me të tjerë, sepse babai ishte bashkuar me nacionalistët dhe ata thoshin: “Ju jeni bashkuar me jugosllavët dhe ne nuk mund të pranojmë se na kanë marrë Kosovën dhe do na marrin gjithë Shqipërinë.”
Pati dhe një konflikt tjetër. Kur u bë një operacion italian në Tragjas, babai nuk donte që prita t’u bëhej në fshat, fashistëve se do digjnin fshatin, por ta bënin më tutje. Dikush i tha frikacak dhe ai u revoltua dhe ngriti alarmin për të vajtur në lufte. Pastaj vajti në luftën e Gjormit, ku u bashkua me nacionalistët që pati shokë, Hysni Lepenica, edhe Skënder Muço. Kur erdhi Enver Hoxha në Vlorë i tha Hysni Kapos ta lidhte me përfaqësuesit tipikë të Vlorës në mënyrë që t’i bënte për vete.
Përmendi ai nja 10 veta, mes tyre ishte babai im, Skënder Muço dhe Hysni Lepenica. I thirrën këta të tre dhe për tre ditë e tre net takim, bisedonin, ziheshin të dyja palët. Nga njëra anë ishte Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu dhe në anën tjetër babai im, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço. Në një moment Hysni Lepenica, i revoltuar nxori pistoletën të vriste Enver Hoxhën. Babai mbajti dorën, pra e pengoi. Dhe aty konflikti ishte për jugosllavët. Domethënë kishte tendenca nacionaliste. Babai im u burgos. Fillimisht u dënua me vdekje. Pse? Nuk mori pjesë as në aparatin shtetëror, as kundër lëvizjes nacionalçlirimtare. U dënua se ishte nacionalist.
Unë u bëra partizan pavarësisht kësaj, ne në Tragjas u ushqyem me ndjenja patriotike. Tragjasi ka qenë qendër e lëvizjes nacionalçlirimtare, aty vinin grupet partizane. Dhe u edukuam nga patriotizmi i familjes. Unë, vëllai i madh dhe vëllai tjetër që ra dëshmor shkuam partizanë, nuk u bashkuam me nacionalistët. Mbas luftës e arrestuan babanë, e dënuan me vdekje se ishte nacionalist. Nuk e vranë, bëri disa vjet burg. Ai shpëtoi nga pushkatimi pasi Hysni Kapo kërkoi t’i bëhet gjyqi, i cili sërish vendosi dënim me vdekje. Pastaj u vendos burgim i përjetshëm, më vonë kaloi në 25 vjet. Ai kreu 18 vjet e doli nga burgu. Babai u lirua në 1962-shin. Jetoi në Vlorë. Por i binin në qafë shumë, partizanët ekstremistë.
Ai i shkoi Petrit Hakanit, kryetar i degës dhe i kërkoi ta fusnin sërish në burg se nuk e duronte dot atë atmosferë, e ofendonin pamasë. Ai i tha; ti bërë gjyq, kreve dënimin, je si gjithë të tjerët. Edhe kështu ishte historia e babait. Unë kam qenë tolerant në këtë drejtim. I shkruaja letra babait që ishte në burg, madje edhe e takoja edhe pse atëherë nuk lejohej të flisje për ta, jo më të shkruaje letra apo t’i vizitoje në burg. Por më lanë ta takoj babanë në burg. Pasi doli nga burgu nuk e takova më babanë. Nuk mund ta takoja, unë isha komunist, ai i burgosur politik. Nëse e takoja më përjashtonin nga partia”, tha ndër të tjera zoti Hoxha.
Aferim(i thonë gomarit kur del nga balta)paske qenë komunist 24karat.E mbi të gjitha, që të mbetesh komunist dhe ti trgosh devotshmëri nënës parti dhe Enverit,e paske leçitë edhe BABANË!!!?. P.S.Si po i kalon ditët e pleqërisë,a po të vizitojnë djemtë e vajzat?
Pune gomeresh! “Patrotizem “me ideologji komuniste qe dalin pa e kuptuar ne anti-patriot me ate internacionalizmin naiv te injektuar. I njoh mire keta derdemen.
Nje fjale goje ta akuzosh kete njeri ne kete kohe pse nuk e vizitoi te atin pasi doli nga burgu, por me ate kohe te shkerdhyer, ishe i detyruar te mohoje njerezit e tu me te dashur, per mos t'ia bere jeten sketerre vetes dhe te gjithe brezave te tjere qe vinin nga pas. Pjesa me e madhe nga halli dhe nje pjese tjeter nga shplarja e mire e trurit qe iu ishte bere shqiptareve nga regjimi. Boll bete moral se gjithe prinderit tane kishin kete nivel shplarje truri dhe besimi te verber ne ideologjine enveriste.
Po more Eri, por e verteta duhet thene sot. Dhe nje fare pendimi keta tipa duhet te tregojne. Ndiqnin baballaret per ti burgosur se keshtu i kishte mesuar "komunizmi". Cili komunizen? Keta nuk kishin lexuar cfare ndodhte ne Bashkimin Sovjetik te Stalinit, ndryshe nga baballaret si Tahir Hoxha (babai ), qe ishin te abonuar neper revista ne Itali apo diku tjeter dhe e dinin shume mire realitetin. Qe atehere thoshin: "po ngrihen kembet dhe po i bien kokes". Pra injoranca po i binte kultures. Dhe historia e tregoj kush kishte te drejte. Por demi u be, qe e vuajme dhe do ta vuajme gjate.
Diku ne Laberi plaku i shtepise ndau dy djemte e rritur qe njeri te shkoje me Ballin dhe tjeteri me partizanet.Mbas luftes ketij djali partizan nuk i eci,mbasi kudo qe shkonte per nonji shkolle ose pune te mire i thoshin ke biografi te keqe prej vllajit ballist dhe ky perfundoje gjithe jeten puntore i rendomt.Ndersa vllaji ballist e nderonin dhe respektonin si familje partizanesh prej vllajit qe kishte qene partizan dhe ky beri kariere mbasi shkoje ne shkolle ne BRSS dhe ishte gjithmon kuader drejtues.E bukura ishte se kur erdhi demokracia ky ish partizani si i persekutuar donte te behej me PD por ata te PD i thane jo se ke qene partizane,ndersa ish ballisti u pranua ne PD dhe ishte ai qe bertiste me shume kunder komunizmit. Nuk e di a eshte e vertet ,por kete ma kane treguar miq te mi vlonjat.
Nuk ka rendesi ne eshte apo jo e vertete. Mjafton te jete e bukur, si kjo qe nje lab ka treguar, sepse pasqyron bukur nje nga paradokset e socoalizmit te dikurshem. Edhe sikur te jete e krijuar, meriton te vleresohet si e vertete. Eshte si puna e fjaleve te urta, barcaletave apo historive te shkurtra per kohet e shkuara, te trasheguara brez pas brezi dhe qe tregohen dhe do te tregohen ne çdo kohe, pelqehen dhe zbukurojne bisedat ne shoqeri, sepse ne to koncentrohet urtesia popullore shekullore, dhe askush nuk pyet ne se jane te verteta apo jo..
Tipike shqiptare!!!! Tipike myslymane!!! Mosmirnjohje bythlepirje!!! Te rroj Athina!!!
Po cmyslymane moj(mor) koqe kandari , po, tipike shqiptare,, kobure nga mendja....te dhjefsha Athinen (me gjithe respektin per Athinen) ..mos na beni si engjej se njoh historira nga bregu qe kane vrare motren me sepate pse donte nje djale nga fshati....ne ate drejtim, nje mut jemi, e perseris, kobure hesapi ,sidomos laberia ku ben pjese edhe bregu detit.....
C'lidhje ka feja ketu o koqe kandari? Edhe kur shkoni ne hale per tu dhire juve i kerkoni leje papus. Me siguri qe uleni ne gjunje para halese dhe faleni para se ta zbrazni barkun. C'pret nga nje rrace debilash sic jane neo-greket e ardhur nga Anadolli. Na mbaheni edhe per helene, packa se surrati i zeshket jua tregon origjinen qe nga larg.
Sa shumë fitove që mbete komunist? E hëngre sapunin për djathë, dhe jo vetëm u gënjeve, por edhe të pëlqeu. Koqe!
...ik mor bole me vjen me t'thane. Kaq shume e ke pase trunin e shperlam sa nuk ke pase burrni e as humanizem me shku e me taku baben. Ku asht diferenca, takim ne burg po, kurse jashte jo?! Ne boten e lire mundesh me e taku baben edhe nese e mendon krejt ndryshe prej teje. Edhe po mos te ishe ma komunist, do ishe njeri. Nejse sot, ne politike, ne fakt kudo ku merren vendime, kemi peshqesh prej xhaxhit njeriun tone te ri, vepren me te shkerdhyer te partise.
Hysni Lepenica ka gabuar ne rasin e Shkozes prane Sevasterit te Vlores. Ne ate rast Balli Kombetar kishte 400 ushtar dhe komunistet qe shoqeronin Enver Hoshen nuk ishin me shume sesa 30 vete. Hysni Lepenica nuk lejoj qe brigada e Ballit te godiste Enver Hoxhen e Mehmet Shehun.
Kohe te veshtira. Ndahej babai nga djali. E per cfare ? Per politike. Nuk i di rinia keto gjera.
kohe me te veshtira jane sot,qe zihet e rrihet vllai me vllain apo me babain ose nuk te shkel ne shtepi ose prish shoqerine apo edhe dasmen po i shave saliun apo i lavderove ramen apo e kunderta,ka raste qe vrasin njeri tjetrin. Ngrihet perbindeshi sali te ben biografin ne mes te parlamentit,qe nga vrima e celsit rrine e pergjojne qe te bejne vidio per saliun qe te shantazhoj. Te vret ne gerdec,ne mes te bulevardit e maloku te kercenon nga fremgjija e godines qeveris. Abazi me shume genjen se te kishe babain te burgosur nuk te mbanin komunist,qofte edhe per burg jo politik
Ti o Abaz,gjithë jetën ke qënë dhe je vetëm një cop m...i! Kaq!
o është idiot, o është i poshtër!!!!!! shpjegim të mesëm nuk ka!
sakte
Nderim pa fund per Atin Tuaj te mire. Nuk ju njoh ju, por babai juaj, Tahir Hoxha, siç me thoshte im ate, ishte nje figure e rralle ne Vlore, i shkolluar, zemergjere e mbeshtetje per te gjithe nevojtaret, promovues i te rinjve qe kishin deshire per pune dhe perparim. Si njeri shkolluar dhe i informuar ai e dinte mire si ishin sjelle komunistet ne Rusi me fshatret e pasur dhe nuk donte nje sistem te tille ne Shqiperi. Ndonse nacionalist i vendosur, asnjehere nuk ngriti dore kunder partizaneve, perkundrazi, partizanet provuan ti bejne atentat, por nje nga besniket e tij e mbrojti , duke u plagosur vet... Dhe te mendosh qe keto i tregonte nje komunist, si babai im. Do te qendronte bukur emri i tij ne nje rruge te Vlores.
Vladimir, koment me vlera. Respekte. Nuk e di çfare shkolle ke mbaruar, por nga shkrimi dukesh intelektual i formuar. Ne ndryshim nga disa kokrra palle ketu, qe kane vrapuar të shajnë Abaz Hoxhën. Gjoja këta i paskan dashur shumë baballaret e tyre. Madje na qenkan antikomunistë tani (jo atehere, tani), dhe mbajne foton e Sali Komunistit ne shtepi. Ketu nuk gjykohet Abaz Hoxha, por ajo kohë e keqe qe ndante familjet pergjysëm. Por lexoj ketu, qe Hysni Lepenica, e ka patur ne dorë te eliminonte Enver Hoxhën, dhe nuk e bëri. E para, askush nuk mund ta dinte. E dyta, Hysni Lepenica ishte burrë, dhe nuk të vriste mbas shpine, apo ne pabesi. Tahir Hoxha gjithashtu ishte shumë burrë i lartë. Nje nga krimet me të medha të diktatures enveriane nuk ishte vendosja e sistemit komunist, por vrasja dhe eliminimi i kesaj shtrese të lartë të lidereve, ushtarakeve, intelektualeve, tregetareve, pronareve, gjykatesve, avokateve, etj, duke na lënë mbrapa nje shtresë me koqe kandari qe shiten antikomuniste por shkojnë mbrapa Sali Klluf Katunarit.
Vladimir, koment me vlera. Respekte. Nuk e di çfare shkolle ke mbaruar, por nga shkrimi dukesh intelektual i formuar. Ne ndryshim nga disa kokrra palle ketu, qe kane vrapuar të shajnë Abaz Hoxhën. Gjoja këta i paskan dashur shumë baballaret e tyre. Madje na qenkan antikomunistë tani (jo atehere, tani), dhe mbajne foton e Sali Komunistit ne shtepi. Ketu nuk gjykohet Abaz Hoxha, por ajo kohë e keqe qe ndante familjet pergjysëm. Por lexoj ketu, qe Hysni Lepenica, e ka patur ne dorë te eliminonte Enver Hoxhën, dhe nuk e bëri. E para, askush nuk mund ta dinte. E dyta, Hysni Lepenica ishte burrë, dhe nuk të vriste mbas shpine, apo ne pabesi. Tahir Hoxha gjithashtu ishte shumë burrë i lartë. Nje nga krimet me të medha të diktatures enveriane nuk ishte vendosja e sistemit komunist, por vrasja dhe eliminimi i kesaj shtrese të lartë të lidereve, ushtarakeve, intelektualeve, tregetareve, pronareve, gjykatesve, avokateve, etj, duke na lënë mbrapa nje shtresë me koqe kandari qe shiten antikomuniste por shkojnë mbrapa Sali Klluf Katunarit.
Ja unë nuk kam qënë e nuk jam pjesë e hordhisë së Sali rrumpallës.Bile e urrej atë kriminel. Por që ky Abazi ka qënë një copë m...t burrë dhe kështu do vdesë kjo është e vërtetë si drita e diellit.
Nuk e kuptoj se kujt i ineteresojne keto palacollilleqe shqiptare!?
Burrë legen!!! Nuk e njeh turpin, pasi pa pikë turpi thotë që paska qënë “tolerant” pra paska toleruar të atin. Po pa turp thotë, që pas burgut, nuk e ka takuar se e përjashtonin nga partia.
JA, SHPIRTNDRYDHURIT. Rdhe PATRIOT, edhe babai nacionalit dhe babai nuk qenka patriot pse na qenka nacionalist. I bie se ngatërron premisat. PATRUIOT qenkësh të jesh trukatrani i Enverit dhe nuk pendohet dhe tolerant dhe Rudina dhe dhe dhi
Metamarfoza e nje njeriu. Abaz Hoxha kur ne kinostudjo u be nje mbledhje e madhe e hapur per faktin se njerzia kishte hyre ne ambasadat e huaja ne Tiarane, Abaz Hoxhes i hyne vajzat, i derguari i Komitetit Qendror Xhelil Gjoni me autoritet deri ne harbutllik shante e bertiste kunder atyre qe kishin hyre ne ambaade dhe kerkonte me dhune mbeshteje nga komunistet e Kinostudjos, Abaz Hoxha pa ju dridhur qerpiku ju ju kundervu egersisht Zhelilit i cili e kercenoi me perjashtim nga partia, Abazi nxori testen e partise dhe ja hodhi Xhelilit duke i thene ata jane femijet e mi ti s'mundesh ti mi shash ne qofte se ti ke mik te partia sa ke ti mik une kam deshmore. Per femijte Abaza u be luan per te jatin lepur.
Qe ta kuptosh dallimin:Pyeten nje turk qe Iu dogj shtepia dhe I duhej te shpetonte babain dhe djalin:Ke shpetove? Ne krah kishte djalin. Djali eshte e ardhmja....babai eshte e shkuara...Zgjedhja sado e veshtire e pamoralshme duket ,praktikisht eshte me thjeshte....Djali apo vajza siguron vazhdimesine e races....Dhe ne thelb jetojme qe te sigurojme vazhdimesine
E kuptoni tani mendesine socialiste qe kush nuk eshte si ne dhe kush eshte ndryshe nga ne, duhet perjashtuar nga cdo gje. Deri te mohosh familjen. Dhe tani e kuptoni qe ka akoma shume nga keta qe kur ka zgjedhje zgjohen te paret dhe nuk lodhen qe te mendojne ke te votojne. Mire - keq, me buke - pa buke, keta votojne partine. Dje partine komuniste, sot partine socialiste. Dmth ramen dhe veliajn. Dhe pastaj ikin keta marrin ate pensionin dhe kerkojne lajme socialiste.
Alb, qe je koqe kandari, je. Ate mbaje. Nuk ta ka fajin votuesi socialist. O pallë. Po ti qe voton Saliun, çfare ndryshimi ke nga ata? Po asnjë ndryshim pra, shumë dakord.
Po ska lidhje vetem me voten apo me sal kuomunistin. Problemi juaj dhe si rrjedhoje i te gjitheve eshte qe komuniste e socialiste q ne b per partine dhe per liderin, qofte enver, ram, sal apo veliaj
Shpelarje truri e papare, dhe sot patronazhistet vazhdojne te lodhen per te rehabilituar regjimin e enverit. Ikni shpelani zorret se ua derdh brenda lideri ne cdo rregjim. Dje enveri sot rama e veliaj
Po more komentues Alb ! po ha ke sy ti te shikoshe ndryshimet ! ha ndegjon njerezit cfare thojne ! pastaj Bota cfare thojne ! ti qe kritikon z.Edi eshte mese normale mendimi jote i lire ! po si e la Grupi i Kryekriminelit Ciftelia Sali shqiperine e mban mend ! Edhe une jam Demokrate dhe jo Socialist ! hama Punet qe ka bere z.Edi Kryeminister ! besoje se ska vend ta kritikojme apo ! nga inati vjerres ti shkon tek Mullixhiu ! Fli aty se aty ka Sufllaqe pa leke !
Po more komentues Alb ! po ha ke sy ti te shikoshe ndryshimet ! ha ndegjon njerezit cfare thojne ! pastaj Bota cfare thojne ! ti qe kritikon z.Edi eshte mese normale mendimi jote i lire ! po si e la Grupi i Kryekriminelit Ciftelia Sali shqiperine e mban mend ! Edhe une jam Demokrate dhe jo Socialist ! hama Punet qe ka bere z.Edi Kryeminister ! besoje se ska vend ta kritikojme apo ! nga inati vjerres ti shkon tek Mullixhiu ! Fli aty se aty ka Sufllaqe pa leke !
Ky tipi vendosi te shkonte partizan, pavarsisht se babai u arrestua pas luftes si armik i popullit. Na bete lemsh. Tashti ose ky tipi ka shkuar partizan pas luftes, ose babain ja ka arrestuar Enveri para luftes. Na sqaroni ju lutem ,mos na lini te vdesim injorant.
Bastard ne ferr e ke vendin … si mund te mohosh prindet o pervers . Uroj ta provosh ngafemijet e tu o vemje
Po si thoni ju qe shanin zotin partizan qe u be komunist? Po Hysni Lepenica e sa lepenicer tjere qe luftuan krah per krah me pushtuesin do te duhet ti falim?!! Po ky zotriu beri mire pasi luftoi sinqerisht per Shqiperine kur tjeret ja kishin me hile, qoft edhe babai i tij. Çfare lidhje ka kur dikush tradhton ( mbase babai i tij nuk kishte tradhetuar por u shkonte mbas tradhetareve).
POR babai mos luftoi për INTERNACIONALE- SOLIDARITET, or kokëtul...
Shiko mo vlla ca behet ne kete vend. Me siguri jane me mijera si ky. Mohojne familjen dhe thone rrofte partia. Vdesin per liderin komunist.
Cfare pret nga ish Genitsaros te turqizuar si keta qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke! Keta do njohin Vorio Epirin? Keta edhe sot thone qe Kaurri i Derrit Jeorgios Kastriotis vriste myslimanet "Skiptare"! Bile tja hiqnin "Bio-Grafine e keqe e "convertuan" ne katolike armiqte e Kombit Greko-Ilyre Austro-Italianet. Dhe per kete Kaurri i Derrit e beri per "Aresye Strategjike" thote "historiani" i famshen Xhufi. Keta jini you o te mallkuuar.
Prandaj te ka bere Zoti lugat o te qr.
Se je komunist prandaj,je fare e ndyre qe nuk pyet babe ,fe e atdhe...se atdheun e shitet te sllavet dhe baballaret me shkelm.Fare e kuqe eshte e neverritur kudo ne bote.
Abaz! S’di ç’të të them më shumë nga ç’të kanë thënë mjaft komentues të mësipëem. Bole kandari si shumë e shumë të tjerë.
Nga viti 1944 deri ne vitin 1962 kur doli nga burgu; dhe nga viti 1962 deri ne vitin 1974 kur vdiq, me cfare jetoi "babai" juaj ?
Respekt per bijte e bijat e Tragjasit qe perqafuan idene me te perparuar te botes dhe dolen malit per te luftuar bishen nazi-fashiste e per te vendosur nje sistem ekonomik- shoqeror te denje per njeriun. Ndonese fatkeqesisht kjo ide nuk u realizua, ata shkruan faqe te ndritur ne historine e vendit, te cilen kurre nuk mund ta erresojne dot armiqte e te gjitha llojeve, VDEKJE FASHIZMIT! LIRI POPULLIT!
Nuk kuptova një gjë në këtë mesele , ky doli partizan si i arestuan të atin , i bie të ketë dalë partizan pas lufte . ( mbase artikull shkruesi ështe shprehur gabim disa herë ) .
ju ka mberthyer urrejtja po tni nuk e shikoni ju jane errrur syte atehere ndaheshin po tani po vrasin babane, nene, vellane po qine motrar po shesin grate ne itali e greqi ne burdello, po vriten vellezeri e kusherinjte per nje vije uje, atehere kur ishim keq arrestohej nje ne vit kurse tani 40 veta ne dite arrestohen .Tani gjysma e shqipetareve jane per ne burg po nuk ka me vende .varezat ne kohen e Hoxhes ishin dy dylyme toke per 50 vjet tani per 30 vjet jane bere 50 hektare per cdo qytet . P te nxjerrim statistiket sa njerezkane vdekut atehere dhe burgosur me te tashmen
Komentuesit flasin oa i ditur gjerat. Edhe Abazi nuk e tregon te verteten deri ne fund. Dikush shkruan se Tahir Hoxha nuk luftoi kunder partizaneve. Nga e di ai? Abazi thote se eshte familje deshmori. Kjo eshte e vertete. Ne lufte mbeti i vrare vellai i tij. Nuk me kujtohet emri i tij. E dini kush e vrau? Babai i tij. Forcat e Ballit e kishin rrethuar partizanin maje nje mali ne dimrin e forte te vitit 1944. Kush ishte ai we udhehiqte ballistet? Tahir Hoxha, babai i deshmorit te luftes. Ai e la ate te ngrinte maje malit. Ja keshtu ishte e verteta. Abazi doli partizan qe 14 vjec. I vellai i madh, Lufter Hoxha, ishte kuader i larte partizan. Te gjithe femijet e Tahirit dolen partizane. Ai zgjodhi bashkepunimin me gjermanet.
Babai lindi një MT!
Ju diskutoni tani me mentalitetin e sotem kur askush edhe me i mencuri nuk ja kushte idene se si do ishte.O trima mire ajo kohe ishte sketerre po tani jemi ne parajse?Nuk na i ka fajin komunizmi jemi populli keq me dhimbje e them rendim pas idhujve jemi tribale kemi plot te meta sa nuk i numeroj dot.Tani kapemi pas Abazit dhe i tregojme cfare mut burri qenka kush nga ju do ishte trim ateher?Prandaj koqet e kandarit mos u merrni me Bazen se ajo i ra per pjese tani eshte kohe tjeter dhe e keqja ka forma te tjera por prape e dhjerre eshte.Kesaj i thone me dhe mend pas pilafit.
edhe sot shpellaret te vrasin per Salih Kurven
Tahir Hoxha eshte denuar nga nje gjykate (me formim juridik zero). Kjo qe shkruani ju nuk thuhet gjekundi. Eshte e kunderta, Tahir Hoxha pas rreth 2 javesh ku e kishin lene shoket, ka vajtur e ka gjetur te birin te ngrire, e ka marre dhe e ka varrosur. Per fat te keq ajo ishte ne pjesen me te madhe, nje lufte vellavrasese, me pasoja katastrofike, deri ne vetpermbysjen e komunizmit.
Ca idioti!
Kam pasur nderin te bisedoj rreth kater ore me profesorin e historis dhe veteranin e 20tes TAHIR HOXHA rreth vitit 1973 ne banesen e tij ne gabina te plazhit vjeter. Kur u prezantova u cel ne fytyr. Ishte i dobesuar e zverdhur nga semundja, i sherbente shume mire gruaja e tij. Ne burg i kish shkuar rregullisht vetem gruaja dhe djali vogel Lirimi. Me llafosi historin e vertet te Tragjasit si u shpermgulen ne sul te Greqis 500 vjet me pare pasi u njoftuan se do i sulmonte ushtria turke se nuk paguanin taksat dhe nuk nderronin fen. Kapedanet e fshatit ishin Bocari dhe zhavella. Gjate udhes nje familje nga zhavellajt shkoi per te takuar miq ne himare dhe u strehua atje. Prifti i fshatit e mallekoi. Te humbte fama dhe Mos u shtofsh. Zhavellajt ne Himare edhe sot jane fare pak famillje dhe pa fame si zhavellaj. Ata ruajne orgjinen e tyre Tragjasiot.
!!!!!....I biri shkon partizan pamvresisht se baba u arrestua .....pas 1945 ??????????
I nderuar Ramo Si deshmitar autentik dhe intelektual, kini zgjidhur enigmen egzistenciale teTahir Hoxhes: me cfare jetoj 30 vjet rrjesht ai. Kish punuar per 25 vjet si mesues e drejtor i shkollash ne qarkun e Vlores, e cdo vit kish derdhur contribute, dhe asgje nuk I dha monizmi? Me sa duket, sic thoni ju ka qene gruaja e tij (qe ky zotnia nuk e permend fare) qe ai te mbetej gjalle.
botoni ca te doni po vetem genjeshtra jo dihet boterisht qe nazizmi ra me 9 maj 1945 e jo me 9 maj 1944.se gjenah genjeni te paditurit.