“Si më zbuloi Sigurimi i Shtetiti ndërsa kujdesesha për varrezat e ushtarëve francezë". Rrëfimi i lulishtarit të Korçës

1 Tetor 2023, 18:41Dossier TEMA

“Si më zbuloi Sigurimi i Shtetiti ndërsa kujdesesha për

Nga Jorgjeta Gjançi

-Historia e panjohur e qytetit që u bë strehë e 640 ushtarëve francezë të vrarë në Ballkan-

Korça fisnike e traditave dhe banorët e saj, është njëkohësisht dhe qyteti i vetëm në Ballkan dhe Europë, që ka afruar strehë të përjetshme për prehje të qindra bijve francezë të vrarë në luftërat e shekullit të kaluar. Nuk janë pak, por plot 640 varre të ushtarëve francezë, që për 90 vjet, gjenden, ruhen e janë nën përkujdesjen e brezave të banorëve fisnikë të saj. “Bijve francezë të vrarë në Ballkan, në luftë për interesa të politikave të kohës, ndryshe nga shumë qytete e shtete fqinjë, Korça e kulturës, u ofroi një pjesë të trupit (tokës) së saj, pa asnjë shpërblim, u ofroi përkujdesje dhe respekt, atëherë sot e në të ardhmen”, – pohon 84-vjeçari korçar, Lefter Pepo.

Lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e saj, veçanërisht në Ballkan, që historikisht ka qenë epiqendër e përplasjeve me armë mes fqinjëve, por dhe fushë-betejë me implikim e interesa, të shteteve të ndryshme të Europës së vjetër. Sipas dokumenteve historike të kohës, në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre…! Jo pak prej tyre, sipas arkivave të kohës, u vranë dhe në Korçë.

Qeveria franceze, tregonte një kujdes shumë të madh për dëshmorët e saj, edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte, t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e lëvizjes patriotike të kohës, komanda ushtarake franceze, mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë.

Këshilli krahinor, që në atë kohë administronte Krahinën Autonome të Korçës, sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e Korçës, dhuroi truallin, ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë, të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetshme në varrezat në periferi të Korçës, të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik.

Numri i tyre arriti në 640 vetë. Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, mbasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë, edhe nga vendet që ishin koloni të saj. Për rrjedhojë, në këto varreza ka ushtarë me kombësi franceze, italiane, marokene, algjeriane, koreane e deri edhe vietnameze, etj.

Historia në gojën e 84- vjeçarit Lefter Pepo

Të moshuarit, por dhe brezat më vonë, jo vetëm e njohin historinë e krijimit të varrezave franceze në qytetin e tyre, por janë krenarë, që ishin ata të vetmit në Ballkan, u hapën strehë të përjetshme, 640 bijve francezë të vrarë në një luftë, misionin e së cilës, nuk mundën ta mësonin së gjalli. Një prej tyre, i shumë informuar dhe njohës i dokumenteve historike të kohës, është dhe 84-vjeçari Lefter Pepo.

Ai shpjegon me hollësi fakte historikë, duke afruar dokumente dhe dëshmi rreth varrezave të ushtarëve francezë në Korçë, me një saktësi që të çudit. Siç pohon ai, Franca është shteti i Europës Perëndimore të cilin Korça, e ka njohur që në shekullin e XIII-të dhe ka pasur kontakte me ‘të. Sipas Lefterit, nga viti 1250 deri në vitin 1350, në Shqipëri, kanë qenë disa familje dukale franceze. Në qytetin e Korçës, ka dokumente shkresore që dëshmojnë se në shekullin e XIX-të, dhjetë të rinj korçarë, kanë mbaruar studimet e larta në Sarbonë të Parisit.

“Mes tyre ka qenë edhe një vajzë, që ishte bijë e familjes së shquar arsimdashëse Kuneshka, nga Boboshtica e Korçës”, -pohon me krenari 84-vjeçari Pepo. Ishte ky fakt, sipas tij, një ndër faktorët që ndihmoi që në qytetin juglindor, të krijohej një imazh në rritje për “botën e madhe” që përfaqësonte Franca. Ndërsa më 25 tetor 1917, me çeljen e Liceut Francez, i cili në vitin 1922, u quajt Liceu Kombëtar Shqiptar, u forcuan më tej këto lidhje.

Francezët në Ballkan dhe në Korçë

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, ishte një ngjarje shumë e madhe për gjithë popullin shqiptar. Më 1913 fuqitë e mëdha europiane në zbatim të Traktatit të Londrës caktuan kufijtë shtetërore të vendit tonë. Në rrethanat që u krijuan, grekët u detyruan të tërhiqen në tokën e tyre, pasi për të drejtuar vendin erdhi Princ Vidi. Në vitin 1914, shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Grekët duke pasur lakmi për territore shqiptare në jug dhe në juglindje të vendit, u rikthyen sërish dhe e pushtuan Korçën.

Fillimi i Luftës së Parë Botërore, krijoi dy grupimet, blloqet ushtarake të kësaj lufte: nga njëra anë Blloku qendror, ku bënin pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe me ta u bashkua edhe Bullgaria, ndërsa në bllokun tjetër të Antantës, ishin; Franca, Anglia, Italia dhe SHBA-ja. Më 1915, në betejën e Manastirit në Maqedoni, u përplasën ushtritë e dy blloqeve ushtarake dhe nga kjo betejë, rezultuan humbës austro-hungarezët dhe bullgarët që ishin vendosur në atë kohë në Maqedoni dhe në rajonin e Pogradecit, ndërsa fitues, dolën forcat ushtarake franceze dhe italiane.

Me rënien e Manastirit, ndodhën ndryshime edhe në Korçë, që varej nga Manastiri. Në këtë qytet, hynë si pushtuese forcat e ushtrisë franceze, të cilat gjetën forcat pushtuese greke.
Për rrjedhojë, Korça rezultonte e pushtuar nga grekët dhe francezët, ndaj lëvizja popullore, filloi të riorganizohej më fuqishëm se më parë. Me iniciativë të parisë korçare dhe të kryengritësve të drejtuar nga Themistokli Gërmenji, më 10 dhjetor 1916, u bë një marrëveshje dhe u nënshkrua një traktat me komandën ushtarake franceze.

Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos armëpushim me ushtrinë franceze dhe fillimi i bashkëpunimit me francezët me dy kushte kryesore: Të largoheshin forcat e ushtrisë pushtuese greke nga Korça dhe të shpallej Krahina Autonome e Korçës. Kjo marrëveshje u zbatua, forcat ushtarake pushtuese greke, u larguan nga Korça.

Komanda ushtarake franceze, sipas dokumenteve të kohës, qëndroi në Korçë deri në maj të 1920. Kishte mbaruar lufta. Komanda ushtarake që kishte vepruar në Korçë, u shpreh e gatshme të tërhiqte edhe eshtrat e ushtarëve të vrarë në luftë. Përsëri drejtues të qytetarisë korçare u shprehën: “Ata vërtetë janë ushtarë të Francës, por populli i Korçës, nderon kujtimin e tyre, sepse gjatë Luftës nga sundues, u bënë bashkëpunëtorët dhe ndihmësit tanë, ndaj lërini të prehen këtu”!

Qeveria franceze e miratoi këtë kërkesë. Kryqet e këtyre varreve, vite më pas, u sollën nga Selaniku. Këta kryqe janë edhe sot, edhe pse kanë rreth 80 vjet që janë vendosur. “Varrezat e ushtarëve të Francës në Korçë, kanë qenë, janë dhe do të jenë një buqetë me lule, që nuk vyshket kurrë. Ato asnjëherë nuk janë lëvizur, edhe pse qyteti dhe vendi ynë ka kaluar rrebeshe të mëdha, kujdesi për këtë varrezë nga brezi në brez kurrë nuk ka munguar”, – shprehet Lefter Pepo

Fodulli: “I mbrojta me armë varrezat në 1997-ën”!

Kujdestar i varreve franceze në Korçë, ka qenë Demir Kamenica, ndërkohë që breza të tjerë, kanë shërbyer më pas në to. Gjatë trazirave të marsit 1997, Seferi mori një automatik dhe me të në dorë, rrinte netëve tek varreza. “I ruaja sepse kishte njerëz të këqij, që mund të vinin të merrnin kryqet prej mermeri, të shkulnin kangjellat, të dëmtonin lulet dhe farishtet e tyre”.

Në vitet e demokracisë, Seferi ngriti dy shtiza për flamujt dhe sërish filloi që çdo mëngjes, të ngrinte pranë tyre flamurin francez dhe atë shqiptar. Mandej fillonte punën me merakun që çdo skutë e varrezave, të qeshte, të lulëzonte. Atje i gjeje lulet e të gjitha llojeve. Vitet e fundit mbante pranë edhe të birin, Alfredin, të cilit i mësoi zanatin e bahçevanit.

Varrezat gjithmonë kanë qenë nën kujdesin e pushtetit vendor të qytetit. Pas Demirit, – vazhdon të tregoi Pepo, – në to shërbeu bahçevani Areto Sotiri dhe pas tij, nipi i Demirit, Sefer Fodulli. Ky i fundit, e filloi punën kur ishte djalë i ri dhe u largua kur doli në pension. Tani është rreth 75-vjeç. Në shtëpinë e tij, ruan si relike të rrallë, një flamur francez.

Seferi ka shërbyer në një kohë të vështirë tek këto varreza, atëherë kur Sigurimi i Shtetit, kontrollonte çdo skutë të vendit. “Punoja çdo ditë që asaj varreze të mos i vyshkeshin kurrë lulet, që trëndafilat të lulëzonin pa reshtur, që karafilat e të gjitha ngjyrave të lëshonin aromën e tyre deri tutje. Kur qyteti flinte, afër mesnatës, unë shkoja dhe ujisja lulet, sepse ajo ishte koha më e përshtatshme.

Më diktuan oficerët e Sigurimet të Shtetit dhe më ruanin se mos unë bëja natën punë të këqija. Kur u bindën se ishte një përkujdesje për lulet, më këshilluan që të mos shkoja më natën, sepse mos më ndodhte ndonjë gjë. S’kisha ç’të bëja, u binda. Në vitet e monizmit veç meje, askush nuk shkelte në ato varreza.

Më 11 nëntor, në Ditën e Përkujtimit të të Rënëve të Francës, vinte ambasadori francez, me të shoqen, vendosnin në memorial lule, nderonin dhe largoheshin në heshtje. Rreth e rrotull gjithçka përgjohej nga oficerët e Sigurimit të Shtetit, se mos unë iu thoja ndonjë fjalë, se mos ata më jepnin ndonjë gjë. Për të mos pasur telashe, u rrija larg”, – tregon ai. Memorie.al

21 Komente

  1. s
    saimir

    Ca prrallash bajate, i nxjerr njehere me nder panorama dhe pastaj ju...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      Po pra,c'jane keto historira me qytetarira,me respekte e lule ,me perkujdesje !!Si mund te jetohet ...pa nje vrasje a pa nje grabitje?!Kontrollohuni ju te gazetes ...te doktori,se na ofenduat dhe inteligjencen!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korcari

        Ti je bajat Saimir , je rangallo rrugesh dhe keqdashes …..jan ngjarje historike , vec ti ske idene se perse flasin …..ke mahnine te thuash nje gje krejt te kundert …..

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Se pari, francezet nuk kane qene ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, sic thuhet ketu, por gjate asaj te pares. Se dyti, francezet jane pergjegjes per ekzekutimin e Themistokli Germenjit, patriotit tone te madh si dhe denimeve drastike te disa patrioteve e luftetareve te tjere per pamvaresine e Shqiperise per hir te grekeve. Shiptaret nderojne miqte, por u tregojne vendin armiqve dhe francezet nuk kane qene kurre miqte tane.

          Përgjigjjuni
        2. E
          EMIGRANTI

          Pershesh me llalle thuget ne Shqiperine e mesme. Ne ate kohe te tridhnin.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kujtese

            Nje lemsh i madh me gabime. E fillon me luften e dyte boterore qe nuk ka lidhje me vendimin per varrezat e te reneve gjate luftes se pare boterore. Pastaj shkruan gomarlleqet e Lefterit qe nuk ia ka haberin historise: "Siç pohon ai, Franca është shteti i Europës Perëndimore të cilin Korça, e ka njohur që në shekullin e XIII-të dhe ka pasur kontakte me ‘të" !!!! Po Korça nuk ekzistonte, more debile, te dy ju, lulishtar e gazetare qe nuk kontroll9n para se te shkruash. Nuk mund ta njihte Korça Francn,se nuk hte htet, as qytet. Kishte vetem nje grup fshatrash para se sulltani t ia njihte me Firman Iljas Beut me 1450. Ato familjet dukale franceze qe oermend ky nuk ishin te mbreterise francese, por te mbreterise Anzhuine te Sicilise qe mbajten dhe emrin mbreter te Arberise para krijimit te principates se Arberise te Topiajve. Dmth 2 shtete te ndryshme qe i ngaterroni se nuk ia keni idene historisd se Shqiperise apo asaj evropiane. E nuk ka marrdhenie mes Korçes dhe Filip Anzhuit, Robert Anzhuit e oborrit te tyre me Korçen se kjo ende nuk ishte krijuar si qytet, por ishte nje seli peshkopate ortodosse qe nuk mante raporte me dinastie katolike, por me kryepeshkopaten e Ohrit, nga varej. Nuk kishte familje dukale ne territorin e peshkopates fshati Peshkepi, apo fshatrave perreth, Leshnje, Vithkuq, Boboshtice, Panarit, Trebicke e Treske. E ndepreva ketu leximin se shto uje e shto pilaf, u be çorbe fare. Kur do te shkruash per varret shkruaj per varret, e jo per gjeopolitiken boterore te mesjetes. P.s. francezet e Korçes ishin ata qe bene sehir kur Sali Butka digite dhe masakronte Voskopojen dhe Voskopojaret. Ushtaret franceze ishin ata qe bastisen kishat e krahines. Lexoni histori para se te flisni e te shkruani e mos shpikni gjepura

            Përgjigjjuni
            1. R
              ROÇKA PE KORÇE

              nuk lexohen keto idjotizma

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albert

                Varreza ushtaresh te vrare, franceze e angleze, deri marokene e madje deri nga Australia e larget, ka ne disa vende europiane, pra autorja shkruan qesim sikur Korca eshte i vetmi qytet ne Ballkan dhe Europe qe ruan ne token e saj eshtrat e te reneve ne luften e pare boterore.

                Përgjigjjuni
                1. Roberto

                  Perralla ju duken ju por keshtu ka qene realiteti. Nuk e di ku e pe perrallen.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Thjesht nga titulli...pa e lexuar.

                    Idotesi

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      Po Saimir, ke te drejte, cfare na duhen ne keto njerzit e punes sot. Po te kishte mbjellure hashash ose te kishte shiture kryqet ne Greqi, ose ndonje cope toke do te ishte njesh, figure.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjirokastriti

                        Po cfare jane keto perralla? Ato varreza ndodhen rruges kur shkohej per ne parkun e kamjonave ne krahun e majte. Ato varreza kane qene shume te bukura dhe per mirembajtjen e tyre ne kohen e monizmit kujdesej vete shteti shqiptar. Sic duket autorja e shkrimit nuk ja ka idene dhe as i ka pare ndonje here.

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "BOHOTINA"

                          Mos u trishto nga keqberes tip SAIMIR. Se ç' te keqe ka qe freskon nje histori, kete une nuk e kuptoj dhe imagjinoj. Njeriu duhet ta kete zemren ne koke. Dhe gazetarja Jorgjeta Gjançi e ka zemren ne koke, pra i flet zemra dhe jo buzet mekanikisht duke u hapor e mbyllur kot me kot pa thene gje. Aq me teper qe zemren nuk e ka ne xhep si shume syresh sot. Per mua, kjo gazetare me mjaft pervoje, jep nje pasqyre per vorrezat franceze re Korçes. Kam kaluar shume vite ne ate qytet kulture dhe si jo korçar, mendoja se kete mrekulli e ben shteti Francez. Ja pra qe kete e kane bere brez pas brezi populli i mrekullueshem korçar. Une te falenderoj per shkrimin me ndjenje dhe me çele ndodhi qe nuk i dija. Ato vorreza jane vertet nje lule qe i shtohet qytetit te bukur te Korçes. Napoleon Bonoparti thoshte: " une mund te kem tere te metat e botes, por mosmirenjohes nuk jam!"... Te jam mirenjohes. Bukur mire. Bravo! (R. S. Ç. 0684029103 Tiranë).

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ed

                            FRANCA ALEATJA E SERBEVE DHE RUSEVE DHEARMIKJA E SHQIPETAREVE.

                            Përgjigjjuni
                            1. "
                              "BOHOTINA"

                              Zoti KUJTESA une nuk e di se a ekzistonte Korça ne kohen qe thua ti, por di te te them se: "Kur Berati ishte qytet, Londra ishte fshat dhe Nju Jorku ishte kenete!!!", keshtu eshte shprehur nje i huaj. Ne kete konteks nuk besoj se Korça nuk ekzistonte... (RSÇ)

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Edhe njd here

                                Po kur nuk e di, mos fol. Londra u themelua nga Romaket, quhej Londinum. Ketu nuk behet fjale per lashtesi, por per logjike. Nese londinezet nuk ekzistonin ne kohen e Antipatres, nuk mund t I njihnin keta apo te jetonin ne luginen e Osumit. Kesisoj nuk ka pasur familje franceze qe kane jetuar ne Korçe, e para se nuk ekzistonte, e dyta se ishte territor bizantin qe i ishte shkeputur mbreterise bullgare dhe s kishte asnje arsye pse famikje te rangut dukal frenge te jetonin kodrave te humbura te nje province bizantine ortodosse. Puna eshte se ky merhumi qe medemek kujdesej per varret duhet te flase per to, e jo per historine e 6-7 shekujve me pare, per me teper duke ia futur kot. Nuk ekzistonte Korça si qender banimi, por sikurse dhe Elbasani u themelua gjate dyndjes se pare Turke. Korça nuk eshte as toponim turk e as shqiptar, pastaj, por Sllav. Gorrica-Korica-Korça. Ketu ka nje element te perbashket me Beratin pasi dhe emri I qytetit ekzistues tani vjen nga sllavishtja, Veligrad, i barasvlefshem me Beograd. Kaqe.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Emigrant

                                O tema pse nuk publikon komentin tim Tani ju te temes tregoni pralla me spiuna te GBV

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lerini t’ë prehen në paqe !

                                  Si ç’kemi dëgjuar nga ata që e kanë jetuar atë kohë , në ato voreza prehen 640 ushtarë francezë , të vdekur nga një epidemi , murtajë në gjuhën popullore , dhe nuk mund të hapen sepse përbëjnë rezik perhapje infeksioni . Sa për përallat me sigurimin e shtetit mirë ështe t’ë mos i tregoni , sepse vetë shteti kujdesej për mirmbajtjen e tyre dhe vërtet ato mbaheshin në mënyrën më të mirë të mundëshme .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    MEMEDHETARI

                                    Vertet histori e tmerrshme!..Sa paska vuajtur i gjori lulishtar!... E zbuloi Sigurimi i Shtetit dhe i tha: "Pse lodhesh dhe vjen naten,hajde me mire diten!...Obobo,sa paska vuajtur e hequr lulishtari i shkrete!... :)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. c
                                      cba

                                      Shume mire beni qe kujdeseni per varrezat e ushtareve franceze. Po per varrezat e atyre qe i ka bere lopa, per varrezat e deshmoreve e kam fjalen, perse nuk kujdesemi po njelloj?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. "
                                        "BOHOTINA"

                                        "CBA", fantastik ne komentin tend. Siç duket ne vend te tyre do vazhdojne te ngrene ne piedestal varret e grekeve ne luften italo-greke te 1940, te humbsve ne luften e dyte dhe nje bust tjeter floriri per Zogun... Per shkak te punes qe kam bere, e kam studiuar Luften Italo- Greke, qe e mbolli Salihu me vatra varresh te grekeve ne Jug te vendit. Komandantet greke te asaj lufte, kinse per te treguar epersi, moderrnizim te ushtrise, organizim e drejtim te "persosur", shpreheshin: "Nuk lam asnje ushtar te vrare apo te plagosur ne fushbeteje ne teritorin shqiptar, por brenda nates i tranportonim ne Greqi per shkak te afersise se frontit me shtetin tone"... Tani pas me shume se 80 vjetesh, kerkojne te vendosin sa me shume vatra varresh, qe e ardhmja e larget te flase per ta e jo per Shqiperine... (R. Ç.... 0684029103)...

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje