Beteja pro Evropës dhe të mërziturit prej saj

14 Prill 2025, 19:57Editorial Mero Baze

Shqipëria hapi sot grupin e dytë të kapitujve për tregun e brendshëm në kuadrin e procesit të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, çka përbën një kohë rekord sa i përket ritmit me të cilin ajo po i përmbush detyrimet teknike për në Bashkimin Evropian.

Zotimi i Edi Ramës se Shqipëria do ta përmbyllë këtë detyrim në vitin 2027, është një angazhim shqiptar shumë ambicioz, që nëse realizohet, tregon seriozitetin e palës shqiptare në këtë proces.

Pastaj anëtarësimi është çështje edhe politike dhe nuk lidhet vetëm me përmbushjen e detyrimeve, por edhe me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Beteja euroskeptike e opozitës shqiptare për objektivin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është gjëja më me pak kuptim që mund të bëjë një opozitë në raport me orientimin politik të Shqipërisë, pasi ajo përpiqet të bëjë politikë jo me detyrimet tona, por me konjukturat e Bashkimit Evropian – dhe ky është një kusht i nevojshëm për t’u bërë anëtar. Por nuk është i mjaftueshëm.

Detyrimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE përfundon me përmbushjen e negociatave dhe hapjen e gjithë kapitujve që do të negociohen. Detyrimi i Bashkimit Evropian për të na bërë vend anëtar, natyrisht nuk varet vetëm nga ky kusht i nevojshëm.

Është e vërtetë që erërat e reja sovraniste që po fryjnë në Evropë mund ta trondisin këtë proces dhe mund të stopojnë zgjerimin në Ballkan, po aq sa edhe mund të bëhen shkak që ai të ndodhë.

Një e tillë është kriza e Ukrainës me Rusinë.

Nëse negociatat përfundojnë në disfavor të Ukrainës, duke mbajtur Rusia tokat e pushtuara, dhe nëse si kompensim Ukrainës i jepet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, atëherë nuk ka se si mund të mos pranohet së paku Shqipëria dhe Mali i Zi. Por që kjo të ndodhë, ne duhet të jemi gati me detyrimet tona. Pra, për të njëjtat arsye politike që Evropa mund të frenojë dhe të mos zgjerohet, për të njëjtat arsye nga mbështetësit rusë të Evropës dhe SHBA, Shqipëria mund të përfitojë.

Por edhe nëse nuk ndodh asnjëra, kjo është çështje e Evropës dhe jo e Shqipërisë. Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj për në Evropë. Se ç’ndodh me Evropën, kjo nuk është në dorë të Shqipërisë.

Ndaj beteja kundër retorikës së qeverisë shqiptare në këtë fushatë për një “pasaportë evropiane” është jo produktive. Unë nuk mendoj që socialistët po fitojnë vota se po u thonë shqiptarëve “do hyjmë në Evropë”, por natyrisht nuk i dëshpërojnë ata. Thjesht fuqizojnë ndërgjegjen pro-perëndimore të Shqipërisë.

Opozita me kursin “sovranist” që zgjedh herë pas here sipas nevojave të Berishës, dhe me këshilltarët e Putinit në fushatë elektorale, do të ishte e ndershme ta konkurronte qeverinë duke i thënë haptazi “jo” anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi nëse do të marrim seriozisht politikën e tyre të momentit, ajo është anti-evropiane.

Kurse kjo kërkesa që Edi Rama të mos bëjë fushatë me anëtarësimin në Evropë sepse Evropa nuk na pranon, është sikur t’i qash hallin Edi Ramës e jo Evropës. Ose lereni Edi Ramën të dështojë duke kërkuar të hyjë në Evropë, ose bëjeni Edi Ramën të dështojë për të na futur në Evropë. Kjo e dyta është më burrërore dhe i shkon më shumë njeriut të Kremlinit, të dënuar si i tillë në SHBA, që Berisha ka thirrur ta ketë mentor të fushatës së tij.

17 Komente

  1. M
    Munika

    Antishqiptarizmi berishist sot eshte per tu ngushelluar. Na ngrenc mune o Sali kufoma!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lavdi PPSH

      Mero na cave trapin.

      Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      Vetë kuptimi i fjalës EUROPË, nënkupton jo vetëm mërzinë, por edhe shkërdhimin, edhe shpërfytyrimin, edhe burracakërinë, edhe humbjen e karakterit, duhet të jeshë patjetër LGTB pra, me një fjalë bythë përjashta, etj, etj, por nderkohë, EUROPA është edhe kulturë, edhe dije, edhe pará, edhe industrializim, edhe bujqesi e zhvilluar, edhe elektrifikim, edhe mbrojtie ushtarake, edhe diplomaci. Është edhe siç ka thënë i madhi dhe gjigandi Pater Gjergj Fishta :” Moj Evropë, moj kurvë e motit, që i re mohit, besës dhe zotit”. Tani ne dam të vemë në Europë. Ama, duhet të jemi të pregatitur, edhe për anët negative të kësajë Evrope. Ok ?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha qi fi

        Të qiftë DERRI E GOMARI, mamanë, babanë, gjyshërit, motren, gruan, tezen, hallon, e gjithë çke e çnuk ke. Kurti 3.

        Përgjigjjuni
        1. Çi Sa Du

          Edhe e ha, edhe të qi, gomari e kali bashkë gjithë çke, meshkuj e femra, o motër qirë nga Vlonjatet, o mama qirë nga Sërbët, o baba qirë nga Shkjatë, o gjyshe qirë nga Boshnjakët, o teze qirë nga Cërno Gorskit, o hallo qirë nga Turqit, e vajzë qirë nga gabelët, o kosovarë, o trutharë, o sërbë që flisni një shqipe, si me të hongër qeni në bythë, o ju kalëroftë Xhingis Khani t’gjith sa jeni mbarë, e ju a shoftë dreqi e i biri, rracën tuaj gabelo-serbo-boshnjake-turko-mongole….

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          Aman, mos ki merak se ne i kemi pranuar keta te LGBT'se indirekt. Cfare te duket Elton Ilirjani qe mbajme per model?

          Përgjigjjuni
        3. G
          Gjesti

          Ju baglat e shipkaristanit rrini urte e trusni kakiqken e mos lepini shume bytha se masanej u vjen era bythë. Jau qifte kina nonen.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjesti

            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Frrok Vlonjati

            Un per veti jom penua qi e kam votua ajatollah Ramen. Te jeni te sigurt se nuk kam me e ba edhe iher kyt gabim. Jau qift ropt xhaxhi Salikari.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berati

              E hapi te dytin por ska mbyllur te parin. Edhe 33 kapituj kane ngelur. Pra ky Edrama qe deklaronte se do te hapte negociatat qe ne mandatin e pare dhe qe bente dasma pa nusen,qe ia vinte tapin shampanjes perseri e perseri,qe shperndante dekorata me kile po na thote qe per dy vjet do hapi edhe 33 kapitujt e tjere. Mbajeni me shkume per kater vjet se ne 2030 do merrni pashaporten. Dhe pastaj? End of story por Edi hykerka ne histori . A pika pika

              Përgjigjjuni
              1. M
                Miradije Hoti

                Intriganti Ramush Govnadinaj miku i Ajatollah bin Edi Al Ramës. – Me disa njerëz nuk mund të fjalosesh, se të lënë pa mend, me thellësinë dhe me kreativitetin e tyre. – Një herë, si vajzë e vogël, duke u kthyer nga shkolla, i kam dëgjuar dy gra duke u fjalosur njëra me tjetrën… – Ato fjaloseshin me zë të mbytur, në off, pa u nervozuar…pa ndjenja. Thuajse po e recitonin të vetmen poezi që e dinin. – S’lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, por ‘luftën’ e fitoi ajo që në fund i tha shoqes: Ani pra, të qiftë burri jem. – Ky besoj ka qenë ai momenti vendimtar për mua që në jetë të mos fjalosem, prandaj kam mbetur batall, as nuk di të fjalosem. – Ama, me Ramush Haradinajn nuk ka grua që mund të shtyhet. As ajo gruaja… – Viktimat e ofendimeve dhe sharjeve të tij kryesisht e injorojnë, se sikur edhe ata të pranonin të hynin në fjalë me të, ish harruar ajo gruaja…. – E ky kujton se ata nuk e injorojnë, por i tutën. Prandaj, nuk ndalet. Sipas tij: – ‘Hashim Thaçi ka qenë turist në UÇK’. – ‘Fatmir Limaj është tradhtar’. Thuajse e ka ‘nuse’ Fatmirin, që duhet t’i rri pip këtij….dhe besnik budallallëkut të tij. – ‘Isa Mustafa është keqpërdorues i tre përqindëshit’… – Ama, Isa Mustafa (të fala nga unë, sepse është i vetmi politkan i qytetëruar që anipse kam shkruar për të, më ka ndjekur në Facebook)… – Pra, anipse paqësor dhe intelektual, Isa Mustafa ia ka pas kthyer dhe mbyllur gojën… ia pat përmendur Radoniqin. P.S. Ky domethënë ka qenë Hero! ….S’di a ia ka parë dikush heroizmin dhe as që më intereson, veç e di se në politikë kurrë nuk kam parë mashkull më intrigant dhe më ngatërrestar... njëfarë pseudogebelsi i çuditshëm! – I ka treguar dikush se rrena, duke e përsëritur bëhet e vërtetë… ama ajo kohë ka kaluar… nuk jemi shoqëri e mbyllur…sepse vërtetohet menjëherë a është dikush tradhtar a jo…! – Për të qenë propagandues duhet ta kesh një popull që jeton në terr informativ, e nuk e ke. – Prandaj, je si ajo gruaja…’Të qiftë burri jem’!!!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Linza

                  Mero i ka rene pikes per mentorin kryesor qe ka zgjedhur dhe paguan monstra SB per lobim dhe fushate, Paul Manafort. Perveç detajeve te Meros do shtoja: Firma e Paul Manafort dhe Roger Stone, në të gjitha aktivitetet e saj të ndryshme ndër vite, ka zënë një vend të shenjtë në fushën e errët, amorale të lobimit në Uashington. Despotet e korruptuar qe Black, Manafort kane marre: Ferdinand Marcos, 900,000 dollarë në vit; diktaturën e rrëzuar tanimë somaleze, 450,000 dollarë; qeveria e lidhur me drogën Bahamiane, 800,000 dollarë." Ata u bënë globale dhe krenohen për përfaqësimin e tiranëve më brutalë në planet – duke përfshirë Sadam Huseinin e Irakut, Nicolae Ceauşescu të Rumanisë, diktatorin Zairean Mobutu Sese Seko dhe regjimet që skllavëruan fëmijët dhe vranë priftërinjtë. “Black, Manafort, Stone dhe Kelly lobuan per shumicën e diktatorëve të botës që mund të gjenim. Firma ka përfaqësuar diktatorët—sundimtarë nga Republika Domenikane, Nigeria, Kenia, Guinea Ekuatoriale dhe Somalia. Perveç ketyre, Manafort ka lobuar, ndihmuar kukullen e Putinit ne Ukraine, Yanukovych, per permiresimin e imazhit te tij ne perendim. Ka takuar oligarket me te afert te Putinit dhe ka marre miliona nga ata, te cilat i ka kaluar ne llogari offshore dhe parajsa fiskale. Manafort ishte i lidhur ngushte me Konstantin Kilimnik, i inteligjences ruse nga merrte infomacione per kandidatet kunder Yanukovich. Ky eshte shpresa e PD-se qe do marri Noc Rrokun!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dardan

                    Sa t mira I kon grat spiunat e udb,kurse neojugosllavet e kon sum@n e mir.Kombi arberor nuk ndalet dot as nga serbi,greku ,rusi dhe as nga kelyshet e tyre ne trojet shqiptare.

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cen durimmadhi

                      Beteja per Europen - thene ndryshe : te mbajme Edi Ramen Monark te padeklaruar ne fron te gjithe pushteteve duke e pritur ate Beteje! Qe sigurisht pas 12 vitesh do kete fatin e asaj "Betejes" se 2013 me SHENDETESI FALAS!

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Ministria e Jashtme

                        Ne Berlin koalicioni ri qeverises CDU / SPD bie dakort qe zgjerim te BE nuk do kete deri ne reformim te plote te Unionit - (pra Rama duhet te ndryshoje sllogan)

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kris

                          Nuk ka rendersi se ne cfare viti pranohemi ne BE.E rendesishme eshte qe atje te na coje krenare Skenderbeu dhe Mamica

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tahipi

                            Sa trashe qe genjen. 33 kapituj pjeseruar me 24 muaj i bie qe çdo muaj te hape nje kapitull dhe çdo tre muaj dy. Qija nanen sa popull idiot.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje