Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me përgjime nga qelia”

8 Prill 2025, 18:04Editorial Mero Baze

 

Vendimi i zbardhur i Gjykatës së Apelit për mbajtjen në burg të Erion Veliajt, është një përgënjeshtrim i ri për propagandën e SPAK ditën e gjyqit dhe pas tij.

Të gjitha lajmet e infiltruar nga SPAK në media, përfshirë dhe të “tregtarëve” zyrtarë të tij, flisnin për prova të reja të dala nga përgjime në qeli, që implikonin rëndë Erion Veliajt.

Madje një kopje e këtyre “provave” po botohet në një portal që vetëparaqitet si organ zyrtar i SPAK.

Edhe pse u bë i bezdisshëm debati se kush i nxori përgjimet, sot kam parë kopjen që kanë marrë avokatët dhe kopjen që është botuar në shtyp.

Janë tërësisht të ndryshme si nga formati i faqosjes ashtu edhe nga përmbajtja.

Në kopjen e botuar në shtyp, është fjalimi i prokurorit Olsi Dado i mbajtur në Gjykatë, i formuluar si fjalim ku argumentet ilustrohen me copëza përgjimesh të futura si “prova”.

Në kopjen që kanë avokatët nuk ka as fjalim e as paraqitje provash, por thjesht tabela përgjimesh, me kuadrate – nga ora kaq në orën kaq, ky numër telefoni me këtë numër telefoni – siç është formati zyrtar i përgjimeve.

Për të mos shkelur ligjin, po e ilustroj me një format përgjimi zyrtar që përdor prokuroria.

Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me

Ky është formati i përgjimeve që kanë marrë avokatët.

 

Ajo që ka botuar SPAK tek "organi zyrtar" i tyre  nuk është kopja e avokatëve, por kopja e përgatitur nga vetë prokurori Olsi Dado.

Gjykata rrëzoi propagandën e SPAK për “provat me

Kjo kopje me vulë të njomë është në formën e një fjalimi që ka mbajtur prokurori para gjykatës dhe ka si ilustrim përgjimet.

Kjo nuk është kopja e avokatëve, edhe pse nga brenda SPAK-ut u përpoqën të bëjnë diversion mes avokatëve se kush mund ta ketë nxjerrë.

Tani, a është kjo shkelje ligji apo jo, është një debat që le ta bëjë SPAK, pasi atë kemi caktuar të vlerësuar shkeljet ligjore.

Por që SPAK ka bërë propagandë publike duke linçuar një të burgosur, dhe duke nxitur edhe fantazinë e perversëve shqiptarë për raportet familjare të të burgosurit, është fakt publik.

Nuk e di pse prokurori vuan nga sindroma e tradhtisë së gruas, por futja e përgjimeve për jetën private në një raport të prokurorit dhe pastaj bërja publike e tyre, është thjesht linçim ndaj të burgosurit – i cili shpresoj që ta çojë këtë betejë ligjore deri në fund në Strasburg, me qëllim që të krijohet një standard ndëshkimi për ata që duan të vendosin në Shqipëri ligje iraniane për jetën e atyre që përgjojnë.

Arsyetimi i gjyqtarit lidhet me pozicionin e Veliajt si kryebashkiak dhe mundësinë e arratisjes së tij, pasi sipas gjykatës ai ka mundësi financiare.

Nuk dua të interpretoj vendimin e gjykatës – për këtë avokatët do të ndjekin rrugën ligjore të ankimit – por manipulimi i opinionit publik me “përgjimet” e famshme është thjesht një propagandë e rëndomtë e SPAK dhe një dëm i madh për reputacionin e tij.

Sepse duket se inatet personale kanë mundur profesionalizmin e tyre dhe, akoma më keq, kanë shfaqur në disa raste edhe një lloj perversiteti publik që i turpëron si institucion.

Nëse një të burgosur e përgjon 24 orë, natyrisht që do të dëgjosh edhe biseda familjare, edhe seksuale, edhe banale.

Por ato nuk janë objekt hetimi.

Dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë – as morale, as ligjore – as t’i lexojnë e jo më t’i bëjnë publike.

Fakti që prokurorët e çështjes Veliaj u përpoqën të bëjnë propagandë me fakte që gjykata nuk i ka marrë parasysh, tregon se janë të pasigurt në vendimin e tyre dhe tani po bëjnë reprezalje, duke kërkuar me çdo kusht “fakte të reja” rrugës, duke frikësuar dëshmitarë dhe shpikur fabula, që të mbajnë në këmbë një çështje me ndjeshmëri të lartë publike, politike dhe profesionale.

Deri tani, kanë humbur betejën me faktet dhe kanë fituar betejën me propagandën.

 

69 Komente

  1. L
    Lanabregsi

    Kjo verteton edhe nje here se Banda kriminale berishiste ne Spak me Dadot dhe Banet nen drejtimin e DUMANIT eshte bere rrezik kombetar. Saliu I ka varur gjithe shpresat ne 11 Maj te kjo gestapo e re me emrin Spak,por ndeshkimin do ta marin ne 11Maj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Montesquieu

      Po lali fiku tha para ca muajsh, se SPAK -u është bërë nga PS -ja dhe ata i ka kolegë?? Si tani qenka w Saliut??

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli

        Shume e thjeshte,hetuesit ne kohen e Sales shkonin ne shtepi me thase me leke e dollare,tani kane vetem rrogen.Duan te sjellin prap Salen te vazhdojne zakonin e vjeter.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kaq injorant te jesh xhanem.Spaku si institucion eshte bere nga PS.Pa shumicen e PS nuk do te votohej kurre.Ndersa ata qe punojne per spakun nuk I zgjodhi PS.Kaq gje e di dhe bufi I kenetes,monstra e vicidolit,si nuk ta ka shpjeguar.Api sufllaqen ke dora dhe ec ,hap krahin.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjan

            MONDI O PETALE SA TE KETE INJORANTE SI PUNA JUAJ QE EDHE FJALET JA KOPJOJNE TE MADHIT ,VIZIONARIT RAHMUT BISHTIN E QENIT KENI PER TE MARRE TI DHE NE SI POPULL.

            Përgjigjjuni
        2. I
          Ish Shqiptar

          Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO: Veliaj është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe ka pushtetin për të zhdukur provat Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve. Ne cdo vendim Gjykate ne vendet perendimore, para motivimeve per vendosjen e mases se sigurise, renditen aktet kunderligjore te kryera nga i pandehuri ôse i hetuari, me permendjen e provave dhe fakteve te paraqitura nga prokuroria, por edhe te vleresuara nga gjykata si te verteta. Ne dispozitivin e gjyqtarit Pellumbi provat mungojne krejtesisht. Lind pyetja, si mund te zhduke i hetuari apo te deformoje përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, kur ti si gjykates nuk ke renditur asnje prove te mundeshme? Ky është një nga argumentet e gjyqtarit të posaçëm të apelit, z. Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i “dyshuar” për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash. Sipas Gjyqtarit Pellumbi, rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve. Pellumbi i referohet vendimit te Prillit 2017 nga Seksioni i parë i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur për ankesën e paraqitur nga Claudio Podeschi: Ankesa është e pranueshme, por nuk u konstatuan shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi torturën dhe trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues. Sic shihet ne vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg nuk flitet fare per rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, por vetem mbi ankesat e Podeschi-t rreth trajtimit te keq ne baraburgim . Por Pellumbi nuk i referohet Vendimit te Shkurtit 2025 te Gjykates se Strasburgut: Arrestimi i Thoma Gëllçit, i paligjshëm! “GJKKO e SPAK nuk dhanë prova konkrete për të mbështetur pretendimet për paraburgimin e te hetuarit Thoma Gëllçi”. Skap, Skap, Gjikoko!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mëno Labi

            Deri sa je ISH SHQIPTAR, do të sillem pa edukatë, duke të të thënë Ç’MUTIN DO, KUR NUK JE SHQIPTAR. Shih punët e tua, atje ku je dhe shtetit ku je shtetas. Theksoj se shqipen e shkruan shumë mirë, tregues i nivelit të lartë intelektual dhe shoqeruar me një llogjikë të mprashtë. Gjithsesi faleminderit që shkruan shqipen e prinderve.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rp

              Mëno Labi je ti qe i mban celesat e Vlorres e Shqiperise?

              Përgjigjjuni
            2. N
              NjeQytetarOptimist

              Ku dole ti me konkluzjonin qe provat mungojne plotesisht apo ashtu te tha Partia o ish shqiptar ?!?! Ik mor injorant dhe lexo bisedimet qe jane kryer midis paleve dhe pastaj shkruaj librin.. Keshtu eshte kur gelltit Garuzhden e Mero Gelbazes..

              Përgjigjjuni
            3. L
              Loni

              Mero, është e kot që shkruan për këtë temë, nuk ka njeri me dy pare mënd në kokë të besojë më, je thjesht palë, i njëanshëm, këtë na e tha vetë Veliaj. Pastaj, vërtetë nuk e ke të qartë, se duke mbrojtur Veliajnë po e kthen vehten në legenin të cilin Don Kishoti e ngjeshi në kokë duke e klasifikuar si "Helmeta e Mambrinit" pasi ja rrëmbeu në dyluftim nga samari i gomarit ku e kishte varur berberit të krahinës, kur i uruari i perëndisë shkonte nga një fshat në tjetrin për të nxjerrë bukën e fëmijve duke rruajtur e qethur njerzit? Thirri mëndjes, zotëri, të dinim dhe të zgjuar.....

              Përgjigjjuni
              1. L
                L.Xh

                Po dergoj përseri, shkrimin që botova dje tek ju zoti Mero, mbasi pikërisht SOT, ka vlera aktuale. Tepër saktë Mero Baze. Do të shtojsha se SPAK, është këthyer në Drejtori Juridike e PD dhe Sali Berishes, dhe PIKËRISHT KJO GJË, e diskrediton atë kundrejtë opinionit publik shqiptar, ashtu edhe në nderkombëtaret që e mbështetën reformën në drejtësi, e veçanerisht SPAK. Ky është deshtimi dhe diskreditimi kryesor i SPAK, pa hyrë në detaje teknike. Pikërisht ky deformim, i QËLLIMIT që u ngrit SPAK,,për të goditur krimin e organizuar dhe korupsionin, është zhvleresuar dhe deformuar krejtesisht. Si Reformë në drejtesi duhej bërë, por u shkaterrua rrugës nga nderhyrjet kriminale të Sali Berishes me shokë. Urgjent, duhet nderruat kjo trupë prokurorësh, me njerëz të pa kompromentuar, me dinjitet e karakter, e jo si Dumani me kompani, që janë rrahur qysh KULISHË nga Sali Berisha, thomi na nga Labëria, prandaj mban një qëndrim prej burokrati të zënë në çarkun e pandeshkueshmerisë.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NjeQytetarOptimist

                  Tani qe ju kapen Lali Puseten, Prokuroret jane te njerkes (sic i thone nga Laberia)..

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rama hajduti

                    Na mbyten hajvanet ! Nuk e kuptoni o deficente qe SPAK eshte krijuar nga Rama per te goditur Opoziten por edhe ata qe jane ne PS dhe paraqesin rrezik per pushtetin e Rames, sic jane Lali Eri, Xhafa etj

                    Përgjigjjuni
                  2. .
                    ...

                    SPAK jemi me ju kunder këtyrë horrave pa dallim partije....

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Franz Kafka

                      Berisha ka ber nje kurth spekatakolar me spak. Duke e sulmuar ai krijoi iden se spak eshte i pavarur apo kunder pd. Dhe ketu ran brenda te gjith duke e mbeshtetur spakun. E mbeshtetn nderkombetar e kombetar, madje edhe vet Mero Baze. Tani qe kuptuan se ky ishte nje kurth spektakolar nga berisha nuk dine cfar te bejn sepse spak nuk zhbehet dot me mqs duhen 3/5 e votave. Vet edi rama e ka kuptuar kurthin por sillet sikur ska ndodhur gje sepse e di qe ska cfar te bej tashme per ta zhbere krijesen e berishes. Mqs ra fjala, ne 10 maj spak arreston edhe edi ramen

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arjan

                        FRANZ KAKA O POPULL BUDALLA ,SALEHU KA NGRITUR KURTH HAHAHA SA DILENTANTE SA I PAPJEKUR SA POSHTE KEMI RENE SI POPULL QE UDHEHEQESIT “BOTERORE”TALLIN LESHTE ME PETALE SI PUNA JOTE.ATA MDAJNE NDERMJET NJERI -TJETRIT PRONAT LEKET E NJE POPULLI TE TERE DHE NE SI POPULL I MENCUR QE JEMI ZIHEMI ME NJERI -TJETRIN.ZGJOHU O BUDALL SE NUK JE NE ENDERR.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Saliu

                        O Mero, akoma vazhdon te dhitesh nga goja, duke mbrojtur nje te akuzuar per hajdut? Pse nuk e le drejtesine te beje punen e saj? Pse keqinformon publikun? Te gjithe e dime pse!! Bashkehajdut!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arjan

                          LANA-BRE TE SULMOSH NJE “BANDE KRIMINALE “ OSE SPAKUN NUK ESHTE AS TRIMERI AS ZGJUARSI ,POR ESHTE E NJEJTA MBROJTJE QE SALEHU DHE LIKJA PO I BEJNE VETES DUKE SULMUAR DUM -DUMANIN.KU ESHTE NDRYSHIMI KETU MES LALI FIKUT DHE MORTJES.HAPINI SYTE O QORRA SE PO TALLEN KEQ ME JU .TE THUASH QE ME 11 MAJ DO TA MERRNI NDESHKIMIN ,KUSH DO TA MARR SALEHU ,APO POPULLI SHQIPTAR.ME 11MAJ NUK HUMBET SALEHU DHE BANDA E TIJ POR SHQIPERIA. NJE POPULL QE FLE VDES MIKU IM,

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Te thuash se Berisha kontrollon SPAK !!!!

                            Ore qe ke pjerdh nga trute ti , ky sperben problem per asnje njeri, POR , problemi eshte se tipa si ti KANE TE DREJTE VOTE. !!

                            Përgjigjjuni
                          2. H
                            Hetusi

                            Ta dergoj ne Stasburg dhe parate ti paguajme ne taksapaguesit e ketij vendi sic ka per tu bere me qindra te tjere qe presin rradhen. Eshte skandaloze qe ende askush nuk thote kush eshte Nesti Andoni? Kaq do mjaftonte per cdo gjykates per te hedhur ne kosh pretendimet e prokuroreve. Sa per kete zbardhjen e vendimit eshte tjeter skandal me vete. Gjykatsi nuk merr parasysh vendimin e gjykates se Starsburgut per Thoma Gellicin (identik si rasti i Veliaj) por e krahason me nje ceshtje tjeter ne San Marino qe nuk ka lidhje me rastin e Veliaj qe ende nuk ka akuze. Deri sa SPAK te verifikoj se ku i bleu breket Arjola do kaloj vitin ne burg Veliaj pa akuze. Prokurori me 2 apartamente e dy garazhe me vlere 600 mij euro te marra me lejen e firmosur nga Veliaj por qe u merzit se nuk ju dhane kate shtese do vazhdoj jeten ne liri. Dumanit se shpejti do ti nxjerrin te tjera "fakte" sa per te turbulluar me shume situate. Qellimi eshte i qarte, duhet te jesh idiot i Saliut apo naiv qe te mos te shohesh minat qe i jane vendosur nga brenda SPAK. Vetem vota kushtetuse e 11 Majit e nxjerr Erjonin nga burgu. Mero, si po shkojne punimet per Malin e Zenit (djali i babit) kulles me te larte ne Tirane ne sheshin Skenderbej. Shume qetesi ka rene. Gojet e liga thone qe Erjoni po paguan qe hapi gojen per Malin e Zenit me firmen e Rames.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vala

                              Tani drejtesise sone I ka mbetur qe te ndeze edhe nje llampe te kuqe tek hyrja. Te tjerat merren me mend lehte.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                N

                                Spaku perfundimisht e ka kompromentuar veten me Sali kriminelin,vetem fitorja e thelle e PS ne 11 Maj e cliron drejtesin nga Banda kriminale e Saliut ne Spak.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Demokrati

                                  Spaku është më të vërtetë si gjykatat në Iran me këtë proces të montuar duke përdorur një qen me pagesë si Elvi fundo dhe syri tv për llogari të Berishës dhe të tyre ,ky manipulim është babale numër 2 por që në rolin kryesor është vetë spaku nuk është babalja me Alizotin dhe Salianjin. Turp për këto manipulatore që paguhen me 10 mijë euro në muaj zyrtarisht dhe nga Zeni tv dhe Sala fsheurazisht.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                    Mua nuk me rruhet as per Lali Erin,as per nudisti. EDvin....por edhe me IDJOTI e kupton se Masa me BURG ,pa' u GKYKUAR per nje te ZGJEDHUR.....nuk eshte Pune drejtesije ne nje vend pa' shtet por Pune klanesh dhe AGJENTURASH!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Se shpejti i lire zoti Véliaj

                                      Nuk jame njohes i mire i gjuhes shqipe por mendoje qe fjala ( i burgosur ) duhet te zevndesohet me fjalen ( i ndaluar ) pasi i burgosur munde te quhesh kur mèr denimin e formes se prere , vuajtjen e denimit ne nje ( maison de arrêt. ) ........ Fjala ( burge ) duket pak péjorative . Shpresoje qe zoti Véliaj fitone jo vetem lirine por edhe pafajsine , eshte djale energjike se i duhet Tiranes .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        NjeQytetarOptimist

                                        Edhe sot fjalen Internim, ju Patronazhistat ju e keni zevendesuar-moderuar me fjalen Emigrim-Mergim..

                                        Përgjigjjuni
                                      2. E
                                        Emiljano

                                        Shume po mundohesh mero,u torturove duke shkrujt kundra spakut po spo e nxjerrin nga burgu lalin.Megjithate ti vazhdo propaganden te keqen se kjo eshte puna jote,lepij deri sa ti nxjerresh fundin

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emiljano

                                          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Artan

                                          "Nëse një të burgosur e përgjon 24 orë, natyrisht që do të dëgjosh edhe biseda familjare, edhe seksuale, edhe banale" Me kujton nje roman te famshem te Milan Kunderes, ku tregon se si radio shteterore transmetonte pjese bisedash te pergjuara te kundershtareve te rregjimit komunist per ti diskretituar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Media merda

                                            Babezia per tu pasuruar ,ju ka ulur pertoke dinjitetin nese keni pasur ndonjehere.E kam fjalen per mediat dhe konkretisht per ato Shqiptare

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Endri

                                              Derisa te bien ne ndonje Gafurr Mazreku.Gjithsesi,ke te drejte.Nuk ka me te felliqur se kazani shqiptar.Me perjashtim te dy a tri mediave,pjesa tjeter vetem mut gatuajne.Ja,dhe rezultati.Hijena qe te turren per shlyer te gjalle pa pritur fare te dale e verteta.Hengshin kokat e njeri tjetrit o zot.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Dordi

                                              Zoti Baze! Ma mire ndroja emrin gazetes nga Tema ne Hertz, Budget ose Avis, madje edhe Turo qe perdoret per te marre makina luksoze me qira sepse te tilla i ke editorialet! Ne funksion dhe perdorim te atij qe paguan ma mire! Akshe, akshe edhe me SB po bashkohesh ne interesa perseri duke bere “katenaçio” per EV! “Grupi Shurupi” ben ç’ben dhe perplaset ne te njejten pike duke ju versul SPAK-ut sa majtas aq edhe djathtas kur ja kerkon interesi! Si kometa Halley prape se prape te njejten orbite ndiqni edhe ju zoteri me keto “editoriale” te pavarura ne funksion te kujtdo qe ka rradhen ne kolltuk…

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Erzeni

                                                Saliu me doedolecet e tij Dadot,Banot dhe kete xhuxhin Eugert Pellumbin e ka pshurrur Spakun dhe gjithe reformen ne drejtesi. Vetem vota plebishitare per Edi Ramen dhe PS do e cliroj reformen ne drejtesi nga krimineli Sali haleja

                                                Përgjigjjuni
                                                1. X
                                                  X

                                                  Arrestimin i Erion Velise eshte Babale drejtesi,Babalja numur nje kishte autor kryesor Ervin Salianjin,kurse Babalja numur dy ka autor Olsi Dadon,por fatekeqesisht mbeshtetur nga Altin Dumani. Babalja numur dy do e mare pergjigjen ne 11 Maj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gaci

                                                    "Emiljano" hala s'te paskan kalu ethet, ani, te shkuara e me sa me pak pasoja se mezi te ka bab Salehu.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      SPAK

                                                      Tmerr, tmerr, tmerr! Ca ishte kjo mor miq! O Dado, o te qifsha ate motren. Si te lane amerikanet, te futeshe ne SPAK, ty mor kokbole. Ky institucion, paska marre fund.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        E trishte

                                                        Po amerikanet zgjedhim tu besojne disa personave dhe ata i furnizojne me thashetheme e opinione personale. Do ju kete znj. Rama qe eshte djale i mire dhe ja. Nuk eshte se verifikojne gje ata. Fundja ju plasi per nje vend te botes se trete dhe nerezit e tyre.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. A
                                                        Aron

                                                        Per te ardh keq ne cfare bande jane katandis. Shqipetar, duhet te votojmene menyre masive PS ne 11 Maj nqs duam ta pastrojme nje here e mire si keto institucione nga ushtaret e Saliut dhe Saliun, ndryshe do te zvarritemi keshtu pa mbarim.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Arjan

                                                          ARON PO PSE JE KAQ GAMOR MORE ,SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHEVE ,MBI TE PS DHE PD JANE ASGJE.DMTH 12 VITE EKSPERIMENT,TANI FILLOJME PRAPE NGA FILLIMI ,NUK DUKET SE RAHMUTI PO TALK CARIN ME JU PETALE.

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. X
                                                          X

                                                          Horrat e Saliut ne Spak si ky kokeloqja Olsi Dado do e shikojn sa ju vlen lekura mbas fitores plebishitare te PS ne 11 Maj.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Z
                                                            Z

                                                            Babalja numur nje Salianji perfundoj ne burg,te shikojm ku do perfundoj Babalja numur dy Olsi Dado?!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shefi Patronazhisteve

                                                              Erioni nuk eshte ne burg per keto, por per vjedhje te Shtetit dhe duke te paguar me leket tona ty per kete propagande!!! Prandaj grate e familjes ti shkerdhejne te tjeret se nuk je bure qe te punosh me ndershmeri.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                N

                                                                O Sali haleja,e nise me babalen per te mare pushtetin dhe po e mbyll po me babalen,por kete here jo me Salianjin,por me nje Babale gjyqtar si ky vemja qe ka hyre kontraband ne Spak,Olsi Dado

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  K

                                                                  O Spak i degjeneruar,o mutrit e Saliut ,ato rrogat e majme nga taksapaguesit shqiptar do ju dalin nga hundet o minjt e hale Saliut.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Spiro

                                                                    Ha mut o Mero ha...sa njeri i peshtire qe je....Ngele duke i fshire bythen Veliajt.Behu burre o mut thuaji, perballoje burgun si burre o pederast.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. s
                                                                      semi

                                                                      Mero, stop it....te kane diskredituardh me te drejte se je nje qelbesire qe shet shpifjen me para.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. h
                                                                        hila

                                                                        Jam i moshum ne vite sot, por mu kujtu nje histori e viteve 70 ku nje person, shofer ne fakt qe kishim ne ndermarrje i lynte floket me boje te zeze kepucesh, nga qe i kishte te bardha si bora e nuk ishte i moshum.Po nje dite ishte kohe e mire ne nadje ( mengjes) p0 me vone filloj pa pritmas nje shi i shpejt dhe na xen jasht mes rruges larg banesave. dhe shokut na i del boja e flokeve dhe e ban lara lara ne fytyre e trup, sa personi ne fjale u ba aq bajat sa te gjithe qe e shikonin qeshnin me te. Keshtu edhe Skapi Sot eshte ba aq qesharak e aq i dalun bojet sa duhen dekada me ju pastru fytyra. Turp te kene Dumani si drejtus e te gjithe te tjeret qe jane kaq te anshem e te pa drejte.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Asd

                                                                          Ai qe i ka dale boja e flokeve nuk eshte SPAK, sepse ate detyre ka te kape hajdutin. Boja i ka dale Veliajt. Shembullin e ke mire, por personifikimet i ke gabim...ndoshta prej moshes.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. d
                                                                          dori

                                                                          E vërteta është se SPAK po fëlliqet shpejt sepse brënda tij ka njerë të fëlliqur ....

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            E verteta

                                                                            Spaku nje zhgenjim I madh Dumani Eshte ushtari I Sali kriminelit

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              A. Cani dhe A . Krasta qenie te neveritshme

                                                                              SPAK = GESTAPO.Olsi Dado , manjak pervers i neveritshem me dirigjent Dum Dumin e dhjere dhe shurruar ne breke nga kercenimet e perbindeshit monster Sali krimineli .

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Merrhua

                                                                                Eshte nje turp I madh qe ne ate demokraci langaraqe she me ate shtet te korruptuar Media dhe Pronaret pasurohen perdite mbi genjeshtra mashtrime dhe shantazhe . Por mos harroni se kur te mbarojne pune me politiken duhet tju hun en Edhe ju me themel dhe me liber shpie Sepse ku jeni ka vero me i keq i shoqerise. Mero pasi u lepive mbas Berishes 15 vjet nuk mund te tribe Pa u lepite edhe ketej pak nga te kuqet e tu .

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  AS

                                                                                  Me ofendimet ne menyra te ndryshme: Ols violina, Olsi "me nota te ulta", Ols i paafti, Ols biznesmeni, Ols ndertuesi, Ols "konflikt interesi" - kryebashkiaku me mbeshtetesit dhe keshilluesit e tij e kthyen betejen ligjore ne personale. Mendjemadhesi dhe mendje shkurtesi. Me shume vonese e kuptuan qe ne fillim duhet fituar beteja ligjore dhe me pas ajo propogandistike. Falimentuan ne idene se ofendimi dhe propoganda do vinin poshte drejtesine sado e inkriminuar te ishte. Drejtesine e inkriminuar duhej ta vinin poshte duke treguar fakte, sjellje profesioniste, dhe ndjekjen e ligjeve ne fuqi. Kishin mundesi te fitonin betejen ligjore qe ne fillim, ne shkallet e drejtesise ne Shqiperi por tani duhet t'a fitojne ne Strasburg - humben kohe, para, dhe reputacion.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. Q
                                                                                    Qato Treska

                                                                                    Nuk e di nese Veliaj eshte fajtor apo jo. Nese eshte fajtor, te denohet sipas ligjit. Nese eshte i pafajshem, le ta kerkoje te drejten deri ne Strasburg. Por nje gje me bie ne sy sa here hapet kjo teme. "Drejtesia jone e re", sidomos ai noteri i konvertuar ne prokuror te posacem ne kundershtim me ligjin dhe ai gjykatesi Bano, ndoshta dhe ndonje tjeter ne SPAK e GJKKO, nuk po hetojne si profesioniste per te provuar fajesine e tij. Perkundrazi, duke shperndate pjese te dosjes tek media dhe deputetet e opozites, duan t'i bejne gjyq popullor Veliajt, dicka e paskrupullt dhe e papranueshme per nje drejtesi funksionale.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. L
                                                                                      Loni

                                                                                      O Treska, po mirë mor burrë, vërtetë nuk do të shohësh se nga problem drejtësie në problem mediatik ishte Erjon Veliaj që e ktheu? Gjithçka po del në shtyp e TV tregon se si vetë Erjoni mobilizon skuadronet mediatike të së majtës në funksion të diskreditimin të prokurorëve dhe SPAK-ut. Po kaq hajvan të ketë qënë ky njeri sa të mos kuptoj situatën ku ndodhet duke u përpjekur më shumë për fatin e zgjedhjeve se për fatin e tij? Në vënd që t'a trajtonte situatën si problem drejtësie shkon dhe e paraqet si problem politik, mediatik, zgjedhor nëpërmjet çerrave të tij Baze, Bolino, Yzeiri. Ja bënë ndonjë artikull idiot sejcilin prej këtyre, e pastaj, çfarë ndodh? Të gjithë e dimë shprehjen "në hall çdo njeri bëhet budalla", por Erjon Veliaj kaloi çdo kufi të budallallëkut. Apo harruat që nga qelia dirigjoi ndryshime për drejtimin e bashkisë duke detyruar Ramën t'ja hedh posht me brutalitet gjë që e bëri tashmë të dukej si një fundërrinë e pavlerë?

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. D
                                                                                      Dp

                                                                                      Keto fakte do cilesohen nga gjykata evropiane , ne mos edhe nga kushtetusja jone si ‘proces i parregullt ligjor’, ‘privim i te ndaluarit nga e drejta per gjykim te drejte e te paanshem’, Nese vertete eshte fajtor, keto paligjshmerira i japin pafajsine, kurse ne, taksapaguesif mund te lajme me xhepat tane te shqyer hesapet e kadinjve

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. A
                                                                                        Askund

                                                                                        Mero Baze je pleh i pa djegur se ska incenerator, në vend të inceneratorit leket ikën për hotelet dhe shtepit tuaja. Për lek u prishe dhe me Berishën o pleh...

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. N
                                                                                          NjeQytetarOptimist

                                                                                          Dhe Mero Gelbaza si nje gazetar i shtypit te lire shkruan: Dhe ata nuk kanë asnjë të drejtë – as morale, as ligjore – as t’i lexojnë e jo më t’i bëjnë publike. Ti je nje fekale more PUSHT. E pe emisjonin e Canit qe te lexosh ato qe kane ndodhur ?!?! Ik more delenxhi i pushtetit dhe mos mu fsheh mbas gishtit se c'fare te kane dhene avokat mbrojtesit e Organizates Kriminiale ku dhe ti je i implikuar..

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. L
                                                                                            Lali Çerri

                                                                                            Mero,meriton vetëm një të dhjerë në majë të kokës,asgjë më shumë...

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. A
                                                                                              Asd

                                                                                              Mero vazhdon ti llustroje kepucet Lalit te dallavereve. Aresyet ai i di ndersa ne i marrim me mend. Cfare rendesie ka formati dhe fotokopjet ? Pse pergjimet nuk qenkan indicie dhe disa indicie bashke te kryqezuara nuk qenkan prova? Pergjimet e kryqezuara jane prova. Ja ku e kemi rastin flagrant kur Veliaj kerkon "mendim" nga nje gazetar i konfirmuar si i "tyre" se si te dale nga situata duke shpifur per prokurorin dhe gjykatesin e ceshtjes qe kane marre 2 milion euro per ta inkriminuar. Pra po kerkon te fabrikoje nje shpifje. Gazetari i kthen pergjigje duke i sugjeruar qe shpifja nuk duhet te niset nga Veliaj por nga shtypi, me pas nga avokatet dhe ne fund nga Veliaj. Ne kete menyre shpifja behet me e besueshme. Duke ju kthyer realitetit, doli ne shtyp akuza dhe u vijua sipas planit. Faktet u zbuluan nga pergjimet e kryqezuara. Pergjimet po vertetojne cdo dite se cfare ka bere Lali ne zyren e bashkise. Ai vete po jep indiciet se si dhe nepermjet kujt jane vjedhur fondet publike. Ja ku eshte edhe gazetari qe vazhdon te luftoje SPAK-un cdo dite ne krye te faqes se gazetes.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. s
                                                                                                shelegura

                                                                                                Nuk ndjej keqhardhje per Erjon Veline por ndjej keqhardhje per prokuroret qe jane rekrutuar ne spak ketyre u doli boja shpejt ,nuk behet drejtesi me inat por me prove, kur spake television nje te zgjedhur mere me ment çben me mua qe skam as perkrahje as para ,ne kete kende veshtrim spake ka deshtuar.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. P
                                                                                                  Plepisti

                                                                                                  Bravo Mero. Si ka mundësi që Veliaj qënka i rrezikshëm për shoqërinë, kur Sali Berisha bashkë me sojin e vet i kanë duart të lyera me gjakun e shqiptarëve, kanë grabitur këtë popull dhe çfarë nuk kanë bërë, lihen të lirë, të shajnë, të fyejnë, akuzojnë, madje të lejohen të bëjnë edhe fushatë elektorale, të shkojnë nëpër Europë me bekimin e SPAK Dumanit?!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. R
                                                                                                    Rrahmon Hajdarkaraj

                                                                                                    Berisha asht baba i kombit... Ai nuk e ka dasht UÇK, se asht kon organizatë terroriste..... . Kte e ka thon Berisha. E thot edhe sot..... . Dhe fjalt e Berishës i ka vërtetua historia..... . Sot terroristat janë në biruce...... Berisha asht nga malcia e Gjakovs dhe nuk i tradhto kurr kosovart..... Vllau i Vuqiqit, Edvin Ramoviqi asht tradhtari i komit shiptar. Rrnoft Kurti 3.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. S
                                                                                                      Sula

                                                                                                      Per fat te keq, strukturat e hetimit jane akoma disa hapa pas nivelit kulturor mesatar te shoqerise. Shkaku kryesor me sa duket eshte te referencat qe ata kane me sigurimin e shtetit. Nuk e di si mund te futesh ne Europe me Dadot dhe Banët e sistemit te drejtesise. Megjithate mund te kete shprese ne Europen e Fredi Bejlerit !

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. G
                                                                                                        Grant - ex

                                                                                                        Ndoshta EV eshte fajtor! Sepse ka nje vella qe nuk ka shitur fiq! Por ka bere "biznes" qe rezulton me qindra mije Euro te pista! Dhe sigurishte Erjoini dhe e shoqja jane vene ne pune per tja pastruar. Ketu fillon edhe mekati I EV dhe se shoqes. Nderkohe SPAK duhet mbrojtur, pavaresisht Olsave apo Banajve qe duken se jane te korruptuar politik. Ky Olsi eshte vertete Eksrtaoridinari: I mbeshtetur nga " Lavirja e Bulevardit" ka ka mundur pa standate ta transformoi sot Olsin te jete sot i " rendesishem" ne SPAK. Po si zgjidhet kjo? Vete SPAK ka nje mekanizim rregullimi. Ne nentor - dhjetor A. DUMANI duhet t'ja lere pozicionin e tij nje tjeteri. Dhe sigurishte...Ols noteri, ky njeri i varfer ne mendje, duhet te mendoj! Drejtesia kerkon durim dhe sacrifice. SPAKUN, Altini Duman e solli deri ne kete nivel! Pa gjyqe apo denime te ashpra, por ka merite qe SPAK funksionoi! SALA NE K8 dhe IM ne arrest burgu! SPAK eshte nje organizem anti korrupsion! SPAK mesa kam kuptuar kerkon qe ti kthehen popullit milionat Euro te vjedhura apo te manipuluara nga politikanet 9dhe pastaj burgun. SPAK i duhet Shqiperise!

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. E
                                                                                                          Emiljano

                                                                                                          Lepirje te mbare mero

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. d
                                                                                                            drejtesi e munguar

                                                                                                            Nuk mund te thote askush,deri sot,qe Erion Velia eshte i fajshem ose i pafajshem.Nga cfare eshte thene SPAK-u eshte nxituar per ndalimin e Z.Veliaj.Shpejt doli boja edhe "pergjimeve" qe nuk ishin tjeter vec manipulim,i prokuroreve dhe gjyqtarit.Te mbash ne paraburgim nje person vetem per "dyshime te arsyeshme" tregon paaftesi ose dhune .Vetem sigurimi i shtetit te diktatures te ndalonte dhe te detyronte ti pranoje fajet.A eshte fajtor Z.Beqaj qe deklaroj se dua te dalin provat nje me nje dhe le te ndeshkohem?A ishte fajtor Z.Dako i Duresit qe u mbajt ne paraburgim per gati dy vite?A eshte fajtor Z.Meta qe eshte ne paraburgim prej disa muajsh?Qendrimi ne paraburgim nuk duhet te jete pa fund sic po shohim.Per mendimin tim ,gjyqtaret qe duhet te japin drejtesi jane te "tmerruar" nga mundesia e pergjimit dhe manipulimit qe mund te bej SPAK-u.Ata jane kethyer ne notere te tyre duke mos bindur per vendimet.Kerkojme drejtesi dhe jo zhurme mediatike.Per akuza edhe me te renda sic jane vrasjet dhe grabitjet shohim qe te akuzuarit po "hetohen "ne liri.Mjaft do te thote mjaft dhe kete gje duhet ta beje organi me i larte nga te cilat dalin gjithe organet e tjera,Kuvendi yne qe ka vetem zhurme dhe asnje kontroll.

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. k
                                                                                                              km

                                                                                                              Dhe une po e shaj:Olsi, bir kurve. E hedh dot poshte kete ti, qe mami i Olsit eshte qire qe 14 vjece?

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                                                                Mjafton të shohësh shkrimet, kuptohet se patronazhistët e PD dhe ata të Aleancës Euroatlantike janë në mbrojtje të "akuzës" të dhënë, për Velijan! SPAK është bërë viktimë e luftës politike.

                                                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                                                Lini një Përgjigje