Buxheti i shtetit ka mbledhur 2.4 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit. Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 390 milion euro dhe në këtë ecuri ka ndikuar kryesisht çmimet e rritura.
Në periudhën janar-qershor të këtij viti, paratë që qytetarët paguajnë përmes taksave u shtuan, aq sa qeveria u merr tatimpaguesve gjithsej për 1 muaj të vitit.
Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat kombëtare dhe tatimi mbi fitimin u rritën, por jo me të njëjtin ritëm të muajve të tjerë si prilli dhe marsi, çka jep sinjale për një rënie të konsumit.
TVSH e arkëtuar në buxhet rezultoi 23 milionë euro më shumë se qershorin e vitit të kaluar.
Akcizat janë rritur me 1.3 milionë euro dhe taksat kombëtare me 2 milionë euro, ndërsa rritjen më të lartë pas TVSH-së e kanë pasur kontributet e sigurimeve shoqërore me 6 milionë euro më shumë, si efekt i rritjes të pagës minimale.
Ndërkohë, nga ana tjetër shpenzimet arritën 2.2 mld euro, sa 88% e planit dhe në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit 2021, janë rreth 2 milIonë euro më pak.
Populli varferohet qeverria pasurohet. Dashuri ne kohe kolere. Hajde qeverri hajde.
Situata është kritike, vëndi prej më shumë se dy vite importon fonde për të përballuar pagesat mujore.