55% e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por.. në Europë na e kalojnë grekët

24 Tetor 2025, 09:42Ekonomia TEMA
55% e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin,

Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përballoni fundin e muajit”, rreth 55% e tyre përgjigjen me “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17.4% e europianëve ndihen të varfër.

Në rajon, të varfër ndihen 34% e serbëve, gjysma e malazezëve dhe gati gjysma e maqedonasve.

Eurostat mat dhe varfërinë subjektive, që është një fushë e re studimi, e krijuar për të plotësuar treguesit tradicionalë të varfërisë, si p.sh. rreziku për të qenë i varfër, mungesa e rëndë materiale dhe sociale, apo jetesa në familje ku pothuajse askush nuk është i punësuar.

Ky është një tregues që mat perceptimin personal të njerëzve mbi aftësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme, ndryshe nga varfëria relative që matet në bazë të të ardhurave. Pyetja mbi të cilën bazohet anketa është: “Sa e keni të lehtë ta përballoni fundin e muajit?”

Ndryshe nga treguesit relativë të varfërisë – që llogariten në bazë të të ardhurave mesatare të familjeve në një vend – treguesi i varfërisë subjektive mat perceptimin e vetë të anketuarve mbi vështirësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme.

 Vlerësimi merr parasysh gjendjen materiale të familjes, përfshirë të ardhurat, shpenzimet, borxhet dhe pasuritë. Të anketuarit kanë 6 mundësi zgjedhjeje: Me shumë vështirësi; Me vështirësi; Disi vështirësi; Mjaft lehtë; Lehtë; Shumë lehtë. Sipas përkufizimit të Eurostat-it, familjet që përgjigjen “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi” konsiderohen si pjesë e varfërisë subjektive.

Shqiptarët renditen të dytët në Europë në konceptin e varfërisë subjektive. A e dini se cilët banorë mendojnë që janë më të varfër? Ata janë fqinjët tanë grekët. 67% e grekëve e perceptojnë që janë të varfër, rekord në Europë.

Megjithatë Shqipëria ka diferencë të lartë mes nivelit të varfërisë monetare të matjeve zyrtare, që është rreth 20% në 2024-n, dhe perceptimit të banorëve që mendojnë se janë të varfër, që i kalon 50%, me një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje.

INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.

Perceptimi i varfërisë nga shqiptarët afrohet më shumë me treguesin e varfërisë dhe përjashtimit social, që përfshin 40.5% të popullsisë, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit. (Monitor)

8 Komente

  1. M
    Maria

    Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maria

      Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa turpë që bën kët propagandë të flliçir

        Çfarë gallatë ka me propagandën komuniste, prandaj janë një milon Grek që punonë në Shqiprie? Mosë me qenë lek e shqiptarve që punonë në Greqie dhe në Perendim në Shqiprie njerzit vdesin nga uria jo të mbyllin muani. Turpë për ju që bën kët propagandë të flliçir, për politikanët kriminela.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Shkoni shikoni llogarite bankare qē i kanē plot, pastaj flisni.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Te shkretet dhjeramane qe u paska vajt mendja te krahesohen me grekun! Derisa qenka kesøhtu, si shpjegohet qe gati 1 miljon shqiptare jetojne e punojne atje, kane blere shtepi e I kane bere mutin atdheut per gjithnje? U dhjefsha mu ne statistika!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Puka KATOLIKE perendimore

            Rreth 400 mij o debil, shumica vlleh fieri e vlore grekoman nga "Vorio Epiridhi" dhe magjype serb libofshe - shqiptaret lidhjet i kan me Italin dhe Mbreterin e Bashkuar, greket i shkojn permas Gjirokastriteve e Korcarve por ata nuk i kan ne list

            Përgjigjjuni
          2. E
            Erdogan

            Kur thua "Skiptare" o Pyka Katolike e ke llafin per Enveret,Abdullahet (Abdyl "shqip"),Mahmutet )Mehmet "shqip"),Salehet (Sali "shqip"),Eduardet (Edi "shqip"),Fatoset (Fate angl,fat "shqip"),Rustemet,Ishmaelet (Ismail "shqip"),Bajramet,Isate (Isa "shqip",Novruzet,Frang-et,Naimet,Shemshedinet (Samiu) Xristo,Kostandine,Vasil,Vasiliqi, Marie,Urani,Dhimiter,Odhise,Irakli,Andon,Athina,Aleksandros,Filipos,Irini Paqe "shqip",Sokrat,Aristotel,Platon etj,etj,Ecetera. Popujt emigrante i ndryshojne Emrat sipas vendit qe emigrojne kurse ish Epirotet e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis i ndryshuan ne vendin e tyre! Ironia eshte se ankohen qe Greku ua ndryshoi Emrat Arabe bijve te Genitcereve te turqizuar te vetequajturit skiptare! Beni pyetjen perse (perce ital) "u cliruat" te fundit nga Baba Sulltani you Sketerat "Skiponjat" e Vorio Epirotit Kastriotis? Sepse po mos te ishte populli (popola ital) Greke me Heronjte Arvanitasit ketu do ishte vetem Turqi. Perse you Ski-Fteret (Ftero greqisht eshte krahe) ne pro-gramet tuaja Falenderoni Cilerin per ndihmen mos Greku you pushtonte ne 97en? A ka me turp se kjo?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Piskuriqi

              Puka katolike te ka qi frati Vatikanit ne turre ore zhuls

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje