Rregullim ligjor për kriptomonedhat, drejtuesja e AMF: Drafti është gati, brenda vitit e publikojmë për konsultim

23 Tetor 2025, 20:30Ekonomia TEMA
Rregullim ligjor për kriptomonedhat, drejtuesja e AMF: Drafti

Gjatë këtij viti pritet të hapet për Konsultim Publik projektligji që do të mundësojë legalizimin dhe përdorimin e kriptovalutave në Shqipëri.

Për këtë proces, drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, bëri të ditur se grupi i punës ka përfunduar draftin e parë të ligjit, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për veprimtarinë e vitit 2024.

“Kemi punuar për përgatitjen e ligjit në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Ekonomisë. Drafti i parë është gati dhe aktualisht po shqyrtohet në grupin e punës. Deri në fund të vitit synojmë ta publikojmë për konsultim”, tha Mimoza Kaçi, drejtoresha e AMF-së.

Ndërkohë, mungesa e një kuadri ligjor për këtë treg është cilësuar problematike edhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Ai theksoi gjatë raportimit në komisionin parlamentar se gjatë vitit 2024 janë sekuestruar rreth 11 milionë euro në kriptomonedha, por vendi ende nuk disponon një portofol digjital zyrtar për ruajtjen e tyre.

Lini një Përgjigje