
Ndërsa bëri thirrje për Komisionin Europian për ndihmë dhe thirrje për qytetarët për kursim, drejtori i KESH Ergys Verdho u shpreh besimplotë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.
“Në momentin kur konsumi bie nën 800 kilovat nuk do të ketë ndërprerje sepse korporata elektro-energjitike s’do të dali për të importuar, do të prodhojë vetëm nga rezervat e saj dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e korporatës elektro-energjitike që të fillojë nga qershori i vitit 2021 dhe deri në gusht që të mos ketë asnjë shi,” – u shpreh Verdho për Euronews Albania.
Ndërkohë shtoi se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat.
Verdho u shpreh se deri më tani situata është normale, por nëse reshjet mungojnë, situata do të jetë problematike pasi çmimi është shumë i lartë.
Po ca thu o mole se ne 2021 u krenuat per eksportin e energjise tani na doli qe 2021 ska pas rreshje qe nga qershori?! Dhe deri para veres energjia prodhohet nga prurjet jo rreshjet. Tallni trapin ju tallni.