Drejtori i KESH: Nëse nuk ka reshje do t’i drejtohemi importit

3 Shtator 2022, 17:50Ekonomia TEMA

Drejtori i KESH: Nëse nuk ka reshje do t’i drejtohemi importit

Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho tha për Euronews Albania se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat.

Ai u shpreh se deri më tani situata është normale, por nëse reshjet mungojnë, situata do të jetë problematike pasi çmimi është shumë i lartë.

“Kemi preferuar të përdorim rezervën energjitike,” – tha ai, ndërsa sqaroi se e ndjekin bursën vazhdimisht dhe studiojnë tregjet.

“Sot që po flasim ka një mungesë energjie të theksuar prej 4 gigavat orë në rajon, do të thotë që shumë prej këtyre gjeneruesve kanë ndaluar prodhimin për shkak të remonteve dhe së shpejti ato kthehen dhe në datën 12 çdo gjenerues në rajon do të punojë. Pra mungesa e energjisë në treg sjell rritjen e çmimit, ardhja e tyre, bie çmimi,” – u shpreh Verdho.

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Shqipëria me gjithë ata male dhe gjithë atë bregdet dhe një shpopullim konstant, është turp të flitet për errësirë.

    1. Vjeshtë e mbarë .

      Vjeshte e mbarë do jetë , se mbarë e nisi , nuk do mbeteni pa ujë !

      1. T
        Te tille jini , sa here qe hapni gojen

        Ore drejtor idjot , a e lexove sot gazeten "Dita" per sugjerimin qe iu ben , lidhur me TEC - in e Vlores , i cili ka vite te tera qe vetem konsumon fonde dhe nuk jep asgje ? Cfar bajge je ti dhe pse qendron ne ate vend kyc ? ! Vetem per te vjedhur ? A ke tru ne koke dhe a punon te pakten nje ore ne dite per kete hall te madh qe ka Shqiperia apo mendon se si te trashesh te pasmet e te mbushesh thesin me para ? !

        Lini një Përgjigje