Fikni llambat në shtëpi, KESH kërkon bashkëpunim nga qytetarët në muajt e krizës

1 Shtator 2022, 17:39Ekonomia TEMA

Fikni llambat në shtëpi, KESH kërkon bashkëpunim nga

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energji.

Ajo këshillon fikjen e 2 llambave në banesa për 4 orë çdo ditë, në mënyrë që të harxhohet më pak dhe të paguhet një faturë më e lirë.

Në një kohë kur energjia është bërë malli më kërkuar dhe më i shtrenjtë në bursa shumë vende po përgatisin plan masash për përballimin e dimrit që mendohet të jetë i vështirë dhe me reduktimin e importit të gazit rus.

Dimri pritet të jetë i vështirë në sektorin e energjisë elektrike. Për këtë arsye, prodhuesit e energjisë kërkojnë që qytetarët e bizneset të kursejnë. E fundit është thirrja që vjen nga KESH, ku kërkohet të reduktohet koha e mbajtjes së llambave ndezur.

Institucioni shkruan se duke fikur 2 llamba për 4 orë çdo ditë, fatura e energjisë elektrike do të jetë më e ulët.

“Kjo do të përkthehet në 58.4 kw/h të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj”.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 Mw/h dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.

Në periudhën prill-qershor, përdorimi i energjisë është ulur me 2%.

3 Komente

  1. S
    Shoku

    Ju i drejtoheni popullit : "Fikni llambat ne shtepi.duke mos i lene ndezur kot" Shume mirë e beni dhe njerezit duhet te tregohen te ndergjegjshem. Une i bej thirrej KESHIT Fikni dritat e rrges,sepse i lini ndezur edhe diten,kur ora ka kaluar edhe 10 e mengjezit. Rastet jane konkrete,ndaj kontrolloni me pergjegjesi.

    1. A
      Arlindi

      Une si ta fik si mos ta fik paguaj 80 euro energji cdo muaj. Madje edhe kur iki me pushime po kaq me rri fatura. Ahh po per Covid pagova 160 euro ne muaj se u vendosen aforfe.

      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Sipas tyre, duhet të jetojm në bjeshk, që të mësohemi me errësirën.

        Lini një Përgjigje