Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

1 Shtator 2022, 14:14Ekonomia TEMA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, që pësojnë një ulje të lehtë “si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran”.


Si rrjedhojë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.


Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 shtator ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Ka më pakë lëvizje automobilistike dhe ajri është më i pastër në kryeqytet.

    Lini një Përgjigje