“Bum ndërtimesh, por e pamundur të gjesh apartament me qira nën 350 euro”

22 Janar 2024, 17:54Ekonomia TEMA
“Bum ndërtimesh, por e pamundur të gjesh apartament me qira

Çmimi i qirave të apartamenteve në Tiranë edhe për 2024-ën ka vijuar me rritje. Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare edhe në zonat më të lira çmimet nisin nga 350 euro.

“Është një trend rritës, pavarësisht se në 6-mujorin e dytë të 2023-it kemi patur një rritje pak më të moderuar. Është e pamundur të gjesh një apartament, po flasim 1+1 nën 350 euro. Pastaj çmimet vazhdojnë më lart në varësi të arredimit, pozicionit, ka shumë faktorë.”

Edhe pse ndërtimet janë të shumta vitet e fundit në kryeqytet, trendi i rritjes së çmimeve sipas ekspertëve do të vijojë.

“Tregu i pronave në Shqipëri apo në Tiranë ku është e përqendruar gjithë ekonomia, do ketë rritje. Ndoshta me mbipopullimin e ndërtimeve, mund të moderohet pak rritja, por sigurisht që rritje do ketë.”

Rritja e taksave pas ndryshimit të çmimeve të referencës, sipas Shoqatës së Ndërtuesve pritet të ndikojë në rritjen mesatare të çmimeve të apartamenteve me 20% në Tiranë.

3 Komente

  1. D
    Dita

    Shume i lart cmimi i banesave me qera

    Përgjigjjuni
    1. A
      Apartament31

      Preferojne ti mbajne bosh,sesa ti japin me qera.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Apartament31

      Cmimi i qerave eshte i larte sepse ka mbi 50.000 apartamente bosh ne Tirane. Keta apartamente i mbajne mbyllur dhe nuk paguajne asnje takse pasurie.Nderkohe qe ndertohen te tjere apartamente per ti mbajtur bosh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje