Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

24 Shtator 2025, 08:55Ekonomia TEMA
Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vlerë, ato arritën 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën. Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 34,7 miliardë lekë.

Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen.

3 Komente

  1. p
    pjeter

    E kishim njehere e nje kohe, mall komunist, i vume kazmen, i shitem per skrap,me tullat beme haure, e sot?? I marrim ere pasurive te nentokes, ku dikush majmet me pasurite e shqiptareve qe nuk jane te zote te ribehen te afte per te gezuar ate qe u ka fal zoti.... ne kete aspekt, jemi ba te tille , sa edhe qyrret po na i ha kendezi direkt ne hunde!!!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Johny Walker

      Vend VARI LESHTE, nuk prodhon asgje vetem vdesin njerezit neper galeri per te nxjerre krom, pasurohen 3 maskarenj, shteti rri aty si buf i korruptuar, qe nuk ka asnje politike zhvillimore ne BUJQESI apo INDUSTRI dhe brezat vetem varferohen sepse po zbrazim pasurite tona te nentokes te cilat nuk jane pa limit ato po shterojne, do te vije nje dite qe keta maskarenjte qe po e vjedhin do te jene te paret qe do ta lene vendin ne zbrazeti totale si ato minierat e floririt dikur ne ALASKA

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        U prish cdo gje per tu pasuruar nje grusht njerezish te pa skrupull

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje