Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë funksionimin në fillim të vitit 2027.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, punimet për infrastrukturën janë drejt përfundimit, me rreth 87% të punimeve të kryera.
Ai ka bërë me dije për ATSH se aktualisht po punohet për sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit.
Ndërkohë janë në zhvillim edhe punimet për ndërtimin e tetë stacioneve të reja hekurudhore përgjatë linjës, të cilat pritet të përfundojnë brenda majit 2026.
Verdho ka thënë po ashtu se është hapur gara ndërkombëtare për elektrifikimin e linjës, me synimin për të lidhur kontratën në fillim të vitit 2026.
“Plani ynë është të finalizojmë të gjithë komponentët e nevojshëm për një linjë moderne të elektrifikuar brenda vitit 2026, në mënyrë që trenat elektrikë të mund të nisin operimin në fillim të vitit 2027”.
Projekti i hekurudhës dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës krijon një sistem të lidhur mirë midis dy metropoleve.
Gjithashtu siguron lidhje të shpejtë dhe të lehtë mes rrugëve, aeroportit dhe Portit të Durrësit, që është porti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon.
“Ky orientim është i përcaktuar në Strategjinë Kombëtare të Transportit dhe në Planin e Veprimit për Transportin Hekurudhor, të cilat synojnë modernizimin e linjave ekzistuese, ndërtimin e lidhjeve të reja dhe përafrimin e standardeve teknike, mjedisore dhe të sigurisë me ato të BE-së”, ka shtuar Verdho.
Ska asnje leverdi ekonomike . Pastaj Kthesa Kamzes eshte shume larg si distance nga pjesa me e madhe e Tiranes . Para te shkuara kot pavaresisht se nuk hane te taksapaguesve shqiptare . Mund te ishin oerdor oer investime me me leverdi
Po si qenka pa' leverdi treni qe lidh gjysmen e popullsise se Shqiperise me aeroportin.
Po kohen qe ti do shkosh nga shtepia jote ke stacioni i trenit ke shkuar e ardh dy here ne aeroport . Per 90 % te banoreve te Tiranes stacioni i trenit eshte shum larg . Ne nuk jemi nje shtet me sip . te pafundme . Investo nje zgjerim rruge nga kthesa per Rinas ( se rruga deri ke kthesa per dy tre muaj behet me 4 korsi )per ne aeroport qe sdo shum para se as 4 km nuk eshte dhe gjithshka eshte e zgjidhur . Un jetoj ke Xhamlliku per 3-5 min dal ke Unaza Madhe e pastaj eshte kollaj deri aeroport . Pse duhet te shkoj me autobuz ( supozohet qe ai qe shkon me tren deri ke stacioni shkon me autobuz) deri ke stacioni trenit me ate trafik qe ka Tirana
Prandaj nuk e pefundojne, pasi u vjen turp nga ky keq-planifikim kaq i turpshem. Askush nuk preferon qe te nderroje makine-autobuz-tren per 12 km . Keshtu qe zgjidhja do te jete perseri taksia apo makina private.
Beni ty të ka ikur treni,asnjë herë trenat nuk janë pa leverdi bota e qytetëruar është e mbushur me linja hekurudhore ne i kishim dhe në vënd që ti kishin riparuar i çuan për skrap...
O pall bota nuk ka 28 mije km katrore sip po e ka me miliona . Shqiperia eshte 400 km e gjate e 115 e gjere . Pastaj bota e ka dhe per industri ne cfare industrie do kemi ?
Ai treni elektrik me siguri do te jet prodhim i Siemens.
Heurudhë me një korsi ?Pra do presi treni trenin që vjen në krah të kundërt në stacion si para 200 vjetësh.Punë shqiptarçe,mbas 5 vjetësh do ti shtohet edhe korsia paralele,siç po bëhet me autostradën Tirane Durres. Rrumpall hesapi !
Me cilin sy e pe me nje korsi ti, me ate me xham apo me ate pa xham?
Të gjithë Stacionet e Transvestit ne Europe dhe ne Bote, jan padiskutim në qëndër. Shqiperia është vend pa norma dhe dije. Tmerr.