VIDEO/ Bar-kafetë, biznesi më i preferuar i shqiptarëve: rritje rekord, por rrezik tejngopjeje

23 Shtator 2025, 13:22Ekonomia TEMA
VIDEO/ Bar-kafetë, biznesi më i preferuar i shqiptarëve: rritje

Shqipëria po përjeton një bum të ri në hapjen e bar-kafeve, duke e konfirmuar këtë sektor si një nga bizneset më të preferuara të shqiptarëve. Të dhënat e publikuara nga Administrata Tatimore tregojnë se vetëm në vitin 2024 u regjistruan 2,033 subjekte të reja, me një rritje prej 10.4% krahasuar me vitin 2023, kur numri i bizneseve të reja në këtë fushë ishte 1,840.

Tendenca vijon edhe gjatë vitit aktual: në katërmujorin e parë të 2025 janë regjistruar 744 bar-kafe të tjera, duke e çuar totalin e tyre aktiv në nivel kombëtar në 15,348. Krahas rritjes së fortë të regjistrimeve, çregjistrimet mbeten minimale – vetëm 65 në vitin 2024 dhe 61 në katër muajt e parë të këtij viti.

Ekspertët dhe tatimet shpjegojnë se një ndër arsyet kryesore të rritjes është regjimi fiskal favorizues. Ligji nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon tatim 0% për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, përfshirë edhe aktivitetet “bar-kafe”, të regjistruara si persona fizikë apo juridikë. Ky përjashtim ka krijuar kushte të favorshme për hapjen e dhjetëra bizneseve të reja në këtë fushë.

Përveç politikës fiskale, rikthimi i vendit si destinacion turistik është një tjetër faktor që ka gjallëruar sektorin, i cili prej disa vitesh vuante tkurrje nga emigracioni dhe rënia e frekuentimit, sidomos nga të rinjtë.
Megjithatë, paralajmërimet nuk mungojnë. Ekspertët theksojnë se rritja e shpejtë e numrit të bar-kafeve rrezikon të çojë në tejngopje të tregut, në një kohë kur bizneset po hasin gjithashtu vështirësi me gjetjen e fuqisë punëtore.

4 Komente

  1. E
    Edlira

    Lloqe gjithe diten...nuk i gjen as ne pune,as ne bibliotheke,as ne zyre,as me familjen! Llomotitje gjithe diten.Kjo eshte shoqeria jone shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tyrlylylylyyyyy

      ndryshe nga bota e prapambetur, shqiptaret bejne punet kafeneve

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ksula

        Me nje llogari te thjeshte 1 milion persona mbi 18 vjec rezidente ne Shqiperi, 15000 plus jane kafene, pa llogaritur hotelet, subjektet ne te zeze … i bie per 60 persona nje kafene, duke llogarit edhe barinjte maj malit si dhe cim pyken qe vete e pi ne Prizren.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Në se do ta lësh një komb nē injorance bēj lehtësira fiskale favorizuse vendeve publike bar- kafeve, ku shqiptaret konsumojne kohen me te vyer të tyre.Vënde ku ushqehet dembelizmi dhe përtacia njerzore. Vende ku sëmundja e kancerit blihet me para, ku duhani vret përditë dhe krijon një kombë me pasardhes difektoz, ku autoriteti i luftës kunder duhanit është inegzistente e qe paguhet me taksat tona nuk e lufton por e inkurajon duhanpirjen në lokale ndermjet korupsionit, dhe asnjerit prej tyre su hyne gjemb në kembë. Habiten disa nga që ministria e rendit shkarkoj nje z/vendes minister që pinte duhan në shkelje të ligjit. Kjo tregon se instancat perkatse që e kanë per detyre as nuk duan t'ja dine.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje