Festa e Kurban Bajramit, çmimet e mishit dhe fruta-perimeve shtrëngojnë xhepat e shqiptarëve

28 Qershor 2023, 17:11Ekonomia TEMA

Festa e Kurban Bajramit, çmimet e mishit dhe fruta-perimeve

Kriza ekonomike ka ndikuar në fuqinë blerëse të qytetarëve, por si në çdo festë të shenjtë, edhe për Kurban Bajram, qytetarët përpiqen të shpenzojnë pak më shumë se ditët e tjera. Si janë përballur ata me çmimet?

Teksa tradita e do që tavolina të jetë plotë, besimtarët myslimanë tregojnë se për të gatuar pak më shumë sot, kanë kursyer ditët e mëparshme.

“Mundohemi ta festojmë se shyqyr zotit kemi fëmijët që na ndihmojnë.”

“Patjetër që çmimet sot kanë qenë më të larta, por shpresojmë të bëhet më mire.”

“Na ka marrë kjo rutina  e përditshmërisë në rritje dhe s’na bëjnë përshtypje, ose është ajo ndjenja që jemi të lumtur sot”, tregojnë qytetarët.

Mirëpo, tradita e të bërit kurban shumë pak po përdoret, për shkak të çmimit të lartë të mishit.

Mishin, por dhe produktet e bulmetit, edhe pse kryesore në tryezën e tyre të festës, qytetarët shumë pak kanë arritur t’i blejnë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14,3% në maj dhe  “mishi” me 12,1%.

“Në kohët më parë ne thernim dash, ia lidhnim me peshqir sytë dhe e thernim, ndërsa sot janë shumë të shtrenjtë. Unë mora gjysmë kile mish viçi se nuk i përballoja dot të tjerat”, tregon qytetari.

Në maj, xhepat e qytetarëve u rënduan më shumë pasi shumica e ushqimeve pësuan dyfishim të çmimeve, kryesuar nga perimet me 13% dhe frutat 12%. Edhe për qershorin, sidomos disa ditë para festës së Kurban Bajramit, tregtarët pranojnë se çmimet pësuan rritje 50 lekë më shumë në shumicën e produkteve.

“Blerjet thuaj janë të njëjta si përditë. Ka pas jo vetëm një rritje të vogël, por 50 lekë për kile në çdo produkt. Çdo gjë varet nga shumica, nëse i rrisin atje do i rrisim dhe ne. 

Krahasuar me një vit më parë çmimet në këtë kohë ishin gjysmë për gjysmë. Tani 150 lekë një kile qepë e thatë, vjet ishte 60 lekë kilja, një kile domate 180 lekë sot, vjet80 lekë kilja”, shprehet tregtari.

Futja në treg e prodhimeve vendase të stinës nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve as për muajin qershor.



8 Komente

  1. L
    Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

    Ne cdo vent te botes ne ditet e festave ka ulje cmimesh per artikuj ushqimore, per veshje, elektronike, veture etj etj ne Albanistan ato shenojne rritje.. Tregetare plehra.....

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjirokastriti

      per cfare festash flet mor zotni, jane festa arabesh qe nuk kane lidhje fare as me shqiptarin e as me shqiperine!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      turqizim me mbetje aziatikesh

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mrika

        Skllever te qeshur. Kopile te turqve, arabeve, mongoleve.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evropi vetem per kristianet!

        Festim bayromi me.......therrje,gjak,mish,dash,kec, cjap,derr,shale pule por dhe molle,damote,banone,pjeshka(hanemesh) dhe mbi te gjitha baydava/gratis "sallator" m'xhamie,teqe a m'taxim/skenderbe square.... Beqiraaaaaaaaaa bjerini me dore nashti....nuk ka e nuk do te ket kurre shurrsa turkoshqipfoles ne Evropen kristiane.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          "Tradita" e te berit kurban...duhet te krijojme nje alternative,ne perputhje me aspiratat qe kemi dhe shekullin qe jetojme.Per mendimin Tim,eshte thjeshte nje barbari qe duhet te zhduket.Le t'ua leme vetem kasapeve profesioniste,dhe vetem per domosdoshmeri ushqimore,kete....zanat te tmerrshem.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Fatkeqesisht Rilindja Greke e Evropit nga keta te semure Psiqike nuk u realizua. Pamvaresisht se kthyen Tempujt ne Kisha te Mallkuara dhe Xhamija,ndaluan "Lojerat Olimpike",Theatrot,Skoliot Filosofike etj kjo Dictature qe nuk ka lidhje me Zotin si nje Fuqi e Mbinatyrshme qe ka per Simbol Drejtesine akoma keta po mashtrojne dhe Ofendojne edhe vete Njeriun. Vetem ne Athinen e Perikliut kishte rreth 72 Skolio te Filosofike. Ate te Akadhimise se Platonit,Liceun e Aristotelit,Epikouros etj. Kjo eshte aresyeja perse kjo shoqeri Fetare ka ne Themel Urrejtjen dhe Luften ne "Emer te Zotit". Si mund te jesh edhe Greke edhe i Krishtere me keto krime te paimagjinueshme? Historia e Kryqezatave qe pushtuan ish Polisin e Bizas nga vjen dhe Termi Bizantios me vone Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke nga Nausa (Sot Nishi i pushtuar nga Serbet) Megas Kostantinos ne 1204A.D tregon me se Miri krimet e te Krishtereve. Si mund te jesh Epirote dhe Arnaute i Islamizuar kur mohon edhe Termin Vorio Epir? Une di qe Kombi eshte i Shenjte. Eshte si Nena apo Babai. Po ndryshove Identitetin dhe Ndergjegjen per Ta eshte me e pakta Krim Kombetare.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ismaili i biri profetit Ibrahim

              Tregtaret sunit dhe shiit bektashi ,,,nuk kan respekt per baballaret dhe gjysherit e tyre ,,,jo te ulin cmimet per kete dit feste tradicionale te tyre ,,,kurban bajramin ,,,,po i ngren cmimet me lart ,,,ska turp ,,plra ,pak respekt dhe dhimsuri per fukaran,,,,gjysherit tuaj per bajram ,ja falnin tjetrit gjysmen e dashit ,,,,jeta eshte e shkurter ,,kur tu vij ora per xhenet ,,,hoxha do ua kendoj kuranin te koka ,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje