Forumi Energjetik i Europës Juglindore, Balluku: Planet strategjike të Shqipërisë për përballimin e krizës, duhet më shumë bashkëpunim rajonal

10 Shtator 2022, 12:04Ekonomia TEMA

Forumi Energjetik i Europës Juglindore, Balluku: Planet strategjike të

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj në Forumin Energjetik e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë.

Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore për t’ju përgjigjur situatës por edhe për të qenë të përgatitur për të ardhmen, tha Balluku teksa bëri të ditur projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, pasi do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.

Për Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi rajonal mbetet një pikë kyçe për kapërcimin e krizës aktuale të energjisë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike.

Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ambasadorja amerikane tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duke premtuese.

Christopher R. HILL ambasador i SHBA Serbi solli para të pranishmëve takimin e fundit të Open Ballkan të mbajtur në Beograd dhe mesazhet e përcjella aty mbi rëndësinë që vendet e Ballkanit të shtojnë bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.

https://fb.watch/fs6OuW-e-R/

3 Komente

  1. L
    Lani

    Kjo eshte thjesht si nje pionier i dikurshem qe e nxirrnin ne skene se dinte te recitonte bukur. Ne kete vend ka boll vajza e djem edhe me te bukur se kjo por qe kane edhe nje mendjen e tyre.

    1. v
      vlora.vlora

      Balluku sa hap gojen dhe te eksiton ,eshte qejfleshe ministre dhe seksi

      1. I
        Idiotet e Bashkuar

        Po cu be me ate ambicien qe do ta kthente shqiperine ne exportuese energjie, burimet ujore po thahen, naften nuk e perpunokemi dot, vjen TAPI ketu po nuk kemi mundesi te shfrytezojme gazin po nga ana tjetr marrim anije me qera per te prodhuar as 10 % te energjise, menaxhimi eshte per ibret hajde merre vesh ca thote kjo

        Lini një Përgjigje