Rama nxjerr faturën e energjisë elektrike: Ja sa lekë kushtojnë 800 kwh

8 Shtator 2022, 18:11Ekonomia TEMA

Rama nxjerr faturën e energjisë elektrike: Ja sa lekë

Çmimi i energjisë elektrike është kthyer në qendër të vëmendjes pas vendimit të qeverisë për rritjen e tij për të gjitha familjet që harxhojnë mbi 800 kwh.

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një faturë konkrete për të treguar sesa do të paguajë një familje e cila harxhon 800 kwh, pa e kaluar fashën e vendosur nga qeveria.

Sipas faturës së bërë publike nga kreu i qeverisë, një familje që ka harxhuar fiks 800kwh do të paguajë 9220 lekë, që respektivisht i bie 9.5 lekë kilovati.

“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”, shkruan Rama.

 

Rama nxjerr faturën e energjisë elektrike: Ja sa lekë

1 Komente

  1. r
    rozher

    pèr te pare ne si konsumatore sa kw energji harxhojme nuk e dime pasi ne faturen mujore nuk shenohet sa ka qene nr.i sahatit dhe sa esht ne fund te muajit dhe Ne te nxjerim diferencen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje