PD thirrje qeverisë: Dy masat që duhet të merrni për uljen e çmimit të karburantave

7 Shtator 2022, 12:13Ekonomia TEMA

 PD thirrje qeverisë: Dy masat që duhet të merrni për

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD, Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë, që të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantit ndërsa shtoi se qeveria duhet të hartojë një paketë të posaçme fiskale për uljen e çmimit.

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e këtij Bordi, si mekanizëm që po vjedh shqiptarët dhe po i varfëron ato edhe më shumë.

“Së pari, Qeveria të përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të çmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Ulja e çmimit të karburanteve është lehtësim për vështirësinë ekonomike që po kalojnë mijëra familje shqiptare. 

Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës.

Së dyti, hartimi i një pakete të posaçme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në çmimin e karburanteve. Pikërisht Qeveria e ka në dore uljen e çmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohësisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve” – tha ai.

Agalliu ndër të tjera u shpreh se shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një litër naftë krahasuar me vendet e rajonit.

Ai theksoi se lehtësimi i taksave dhe tatimeve që ndikojnë në çmimin e karburantit do të ndalnin rrënimin e mëtejshëm ekonomik të familjeve shqiptare.

Sipas tij ulja e çmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë këto familje dhe që po i detyron të largohen nga Shqipëria.

1 Komente

  1. c
    cere jan kto Terrorista mer jaho !

    pse Politikane jan kto e ? vallahi kurr ne Bote . qent e Hajvanit mbi Benz

    Lini një Përgjigje