Rama prezanton paketën anti-krizë: Rritet me 10% ndihma ekonomike, ja sa shkon paga minimale

8 Shtator 2022, 09:23Ekonomia TEMA

Rama prezanton paketën anti-krizë: Rritet me 10% ndihma ekonomike, ja

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën antikrizë nisur nga situata ekonomike dhe rritja e çmimeve. Rama tha se do të rriten pagat për administratën, indeksohet me 7.5% pagesa për personat me aftësi të kufizuara,10% rritje ndihma ekonomike, dyfishim i saj për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Po kështu paga minimale shkon në 34 mijë lekë. “Bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% për personat me aftësi të kufizuara, do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë ndihmën për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.


Të gjitha gratë kryefamiljare që janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët prioritarë me buxhetin dhe afatin e vitit të ardhshëm, pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët, mjekët, mësuesit, do t’i rrisim përsëri.

Sot me ndërhyrjen e dytë dhe një paketë rezistence afatmesme do të rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe do të rrisim pagat për pol e shtetit dhe për pol e burgjeve dhe këto trupa që nuk kishin rritje pagash prej kohësh pas një rritje masive që kishin marrë disa kohë më parë.

Rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në RSH dhe me këto ndërhyrje besoj se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për 2 apo për 3 muaj dhe pastaj s’ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme, të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë, mosrënien dramatike të fuqisë blerëse por përkundrazi lëvizjen në ekonomi.


Mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, rrisim financimin, mbështetja për TVSH-në e peshkimit rrisim financimin, mosprekja e çmimit të biletës së transportit”, deklaroi Rama.

4 Komente

  1. I
    I drejti

    Po pensionisteve ua fute ne byth

    1. M
      Muzaka i Ri

      Po pensionistet?, apo atyre u del dhe tepron.

      1. P
        Pensionisti

        Po sikur the qe do indexosh pensionet z. Kryeminister me 9.5 perqind te ndryshoi plani apo e ke per gallate se ne shenje gafore je dhe ju pelqen gallata ju gaforeve mere seriozisht per pensionet mezi presim ne qe kemi pensione minimale pamvaresisht se jemi te duruar

        1. E
          ERTV

          Hej artisto je i paparë. Tani je bërë njelloj si Saleh-u . Dmth politikan kurvë. Diku me përqindje e diku me vlerë. Diku me lekë të vjetra e diku me te reja. Diku pa referenca fare. Po te kam thënë o artist pikturist! Kujdes me shifrat se për shifra ti je LUL si Luli... Dëgjon Bëllinda k...en ti! Paga minimale nga 32 në 34 mijë lekë do të thotë se rritet vetëm 6%. 6% nuk e mbulon rritjen e çmimeve (pra inflacionin) që është >6%. Pra Shqiptarët e kësaj shtrese për çdo lekë që do të shpenzojnë shtesë do të varfërohen më shumë. Pasi të ardhurat nominale të tyre realisht janë zvogëluar... Mjerë populli i mjerë për këtë idiot 12 vjet në krye. Mbaj fort Saleh-un dhe Liken, Edo se ata të mbajnë ty se ndryshe qysh të nesërmen Shqiptaret të fusin të gjatin (një të gjatë, më të gjatë edhe se ty). (Përditë e më tepër i jap të drejtë, atij që në çdo koment te quan LEGEN). RILINDJE e Pjerdhur

          Lini një Përgjigje