Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë energji elektrike në muaj, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë

8 Shtator 2022, 11:57Ekonomia TEMA

Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë energji elektrike

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.

Ministrja e energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut. 

Ajo bëri të ditur se çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Psh, nëse një familje do të konsumojë 900 kWh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Nëse konsumi rritet në 1000 kWh orë në muaj, fatura finale do të jetë 16 mijë lekë, nga 9,500 lekë që është sot, ose 68% më shumë, pasi për shtesë prej 200 kWh do paguhet 8,400 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 kë, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12.6 mijë lekë.

Ministrja e energjisë tha se vetëm 4% e familjeve në vend shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj, por në dimër shumë familjeve mesatarisht u vjen fatura më e lartë sesa 7,600 lekë në muaj, ndërsa në verë fatura ulet. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ngrohen me energji.

4 Komente

  1. k
    kunder.

    nqs kane marre per baze muajt e veres me kete llogari ath nuk do jene 4% e familjeve sic e interpreton qeveria legene por shum me shume. mjere populli me ju. beni shpenzime makiazhi ju te qeverise se populli i pagun te gjitha.

    1. e
      eli

      Po shkruani mor burr mire se asgje nuk merret vesh nga ajo qe thoni.Shifra gabim,kalkulime gabim.Keshtu vetem sa çorodisni ata qe lexojne.Behet fjale per diçka te rendesishme qe prek njerezit drejt per drejt,keshtu qe duhet pergjegjshmeri kur ben sqarimin e menyres se si do funksionoje.

      1. J
        Jari

        Pse jan kaq budallenj keta gazetaret, qe e mbajne veten per "eksperte" te cdo gjeje ? Kesaj shifre prej 76 mije lekesh i duhet shtuar edhe 20% tvsh pra 15200 leke dhe shuma shkon 91200 leke.Pra kush do harxhoje mbi 91200 leke,sasia mbi kete do llogaritet me cmimin e ritur.Ne kete hesap nuk llogarita ndricimin e shkalles,te ashensorit dhe pompes se ujit,qe nuk ben pjese tek sasia 800 kw e familjes,e cila mund te jete min 3-4 mije leke dhe shuma shkon reth 95 mije leke.Pra kush do shpenzoje mbi 95 mije leke energji,sasine mbi kete do ta paguaje me cmim te ritur.Jo familjet e varfera,por edhe ato mesataret nuk harxhojne kurre reth 100 mije leke energji ne dimer,se per ne vere nuk behet fjale.

        1. e
          edi Rama

          te gjitha vendet kane dhene para plus per te minimizuar rritjet e cmimeve. Shqiperia jep per inceneratoret . Turp!!!!!

          Lini një Përgjigje