Rama: Vendet e tjera po rrisin çmimet direkt te konsumatorët, ne po ju mbrojmë me dhëmbë

9 Shtator 2022, 12:28Ekonomia TEMA

Rama: Vendet e tjera po rrisin çmimet direkt te konsumatorët, ne po

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kriza energjitike nuk ka prekur vetëm vendin tonë por gjithë Evropën, teksa shtoi se ndryshe nga çdo vend i botës, në Shqipëri konsumtatori dhe bizneset e vogla po mbrohen me ‘dhëmbë’.

‘Kemi punuar paraprakisht për një formulë që besojmë është pozitive për të dyja palët dhe për ju dhe për ne. Sa i përket procesit politik do ulemi të flasim për një proces më specifik për industrinë tuaj. Insistoj për të menduar në investimin e energjisë diellore.

Do ta bëjmë këtë diskutim, më konkretisht, gjithë problemi është se ne kemi bërë në aspektin moral. Zgjedhja jonë është që ne të mbrojmë me dhëmbë çmimin e familjarëve dhe biznesit të vogël. Natyrisht ka atë që për biznesin e madh bëhet më e dhimbshme, po si mbrojmë dot të gjithë, Edhe për familjarët ne do vëmë një tavan, 96% e familjarëve harxhojnë 800 këh/orë.

Dhe janë vetëm 4% që prishin më shumë. E kuptoj që pishinat duhen ngrohur, kështu që fasadat duhen ndriçuar e për drita artistike, e kuptoj që nëpër vilat luksoze ka shumë frigoriferë e TV, i kuptoj por duhet bërë një zgjedhje. Jemi në këtë kohë kur Gjermania lokomotiva ekonomisë, po flet për masa surreale. Në Zvicër ha 3 vjet burg nëse ngre temperaturën më shumë se 19. Ne s’duam të bëjmë muhabet gjobash e dënimesh se po hyri inspektimi pastaj bëhet më keq.

Këtë që po e bën Shqipëria s’po e bëjnë vendet e tjera, po i rrisin direkt te konsumatorët, direkt familjarët. Kjo është zgjidhja jonë, duhet një normalitet te njerëzit sesi t’i bëjnë hesapet.’- tha Rama.  

9 Komente

  1. S
    Sam

    Ti po i mbron duke i kafshuar. Tamam e ke gjet o gjigandi topave

    1. P
      Pergjysmoni Rrogat e Deputeteve menjiher !

      Kriza sa do vij dhe do behet edhe me e rende per shqiptaret ,prandaj qeverria duhet te kthej syt nga Pagat e majme te Institucionit Fallso te Stak -Drejtesise dhe vet Parlamentit ku nqs nuk i pergjysmon Rrogat te gjitheve ne Shqiperi do ket nji katastrofe humanitare madje edhe trazira ku gjithcka ktij Shteti Naiv do t'i dali jashte Kontrolli .- Vetem Arben Kraja i Spak (qe nuk i ka dhene asnji rrezultat Drejtesise por mbroj Banden e Krimineleve te Lalzit ) mer 8 Mije Euro ne Muaj sa mundet te jetojne 20-familje shqiptare zoti Kryeminister paTru ! Nqs nuk i pergjysmon menjiher Pagat e Larta qe nuk i kan prur asnjigje Drejtesise e Shqiperise deri me sot por vetem kan thelluar Varferine e qytetareve shqiptare ,do ta pesoni keq si qeverri e shtet . Vetem nji Shtet idiot mundet te jet kaq i papergjegjshem e paguaje banda te tille FakeJusristesh qe nuk e justifikojne asgje , shuma te tilla duke Rjepur Popullin e vet . Beje menjiher pergjysmimin ose Do ta pesoni aq keq sa nuk do ket me shpetim per asnji . Kursen Bota e Pasur ne te tilla gjera , e jo me Shqiperia qe me sa duket ka hik e gjitha jashte orbite me kto Politikane maskarenje e idiote pordhace

      1. V
        Vito i Orneles se Varuzhanit

        Po mire, provoje ngrije cmimin dhe e shef se ku shkon.LEGEN

        1. K
          Kur ta kuptoshe se je gabim do jet vone

          Po dobeson vendin duke mos pergjysmuar rrogat e gjithe institucioneve duke filluar me Politiken . Krizat sa do vijne dhe do rendohen deri ne cfarrrosje kombesh .Nji qeverri e cila sdi te reagoje ne cast e peson keq

          1. L
            L

            Faleminderit qe na mbron familjet,dhe femija qeshin kur te shohin NGA gezimi. Rrofsh e qofsh o perandori yne...

            1. I
              I mjeri ky qe s'ka syt ne Balle ku do shkoje !

              mendjemadhesia shpesh her i ka dhene leksionin e duhur Mendjemedhenjve paTru. Shqiperia nqs do te mbijetoje duhet menjiher te ndermarre Masa Drastike ne te gjitha ato Shpenzime te kota qe te cojne ne Gremine ,ber administrates , institucioneve dhe Politikes . Thirri mendjes menjiher sot ,qe mos ta shikosh vehten ne gropen e erret mot

              1. k
                ky ose s'i ka trut ne vend ose e ben qellimishte

                mir e ka komentuesi me nalt z.KM eshte skandaloze qe Arben Kraja etj maskarenje te Spak e Drejtesise qe i kan sherbyer dhe sherbejne ala sot Krimineleve te ktih vendi ,atyre qe shkaterruan Shqiperine dhe jeten e qytetareve shqiptare , t'i Paguani 8 Mij Euro kur nuk bejne asgje per kte Shtet e Drejtesine ?????????????? Kjo eshte nji Skeme Piranidale e Re ,qe ka vetem per qellim Varferimin e shqiptareve dhe arrtisjen e tyre nga Shqiperia . Ti ben sikur s'e kupton z.KM apo je pjes e ksaj Politike te varferimit e largimit te shqiptareve ???????? Dil dhe na argumento ,perse Prokuroret e Spak etj si kta Maskarenje FakeJuriste duhet te paguhen 8000 €uro ne Muaj , kur nuk kan dhene as ne te kaluaren por edhe sot asnji Rrezultat ne Drejtesi ?????????? Me cilen Urdher ,me cilen Llogjike ju paguani Maskarenjte e Spak dhe i shkaterroni e shtyni ne gremine jeten e qytetareve shqiptare ? Kush ju terheq juve per Hunde z:KM do zhdukjen e shqiptareve nga Shqiperia . Qe ti japesh Bandes se Spaj e Bordellos Drejtesi (qe vec emrit qe mban nuk ka asgje te tille por jane BashkHajna te Shqiperise me Krimin Politike ) do te thote ,qe te duash Zhdukjen e Shqiptarerve nga Shqiperia . - Mos kujtoni se do shpetoni ,asnji nga ju bijt e Kurves Politike

                1. E
                  Eni

                  Mos genje...ktu ke une i dhane cdo banori 500 euro e femijve 250...nderkohe shteti do mari persiper diferencen e rritur. Deri tani po paguajme gaz e energji me cmimin e vjeter...nga tetori nuk e dime.Kufizime as qe jane diskutuar....

                  1. Roberto

                    Cmimin nuk e rrit qeveria por e dikton bursa nderkimbetare. Kur rriten cmimet dhe sanksionet ne vende si Zvicra,Gjermania,Austria e gjetke a e kuptoni se sa poshte tyre jemi ne?? Jam dakort qe edhe rrogat e deputeteve te ulen por kjo nuk e zgjidh krizen. Jane shume gjera qe duhet "te ulen" qe te pakten mos shkojme ne kolaps. Ju lutuni qe te kete rreshje sa me shpejt e sa me shume qe te mbushen liqenet e hidrocentraleve se do e kemi shume keq pastaj.

                    Lini një Përgjigje