Hyn në fuqi “paqja fiskale”, falen detyrimet tatimore e doganorë për bizneset

1 Janar 2026, 17:11Ekonomia TEMA
Hyn në fuqi “paqja fiskale”, falen detyrimet tatimore e

Nga sot do të nisë zbatimi i faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara nga bizneset, deri më 31 dhjetor 2024.

Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet, ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014.

Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin që të paguhet një pjesë e detyrimit.

Nga ana tjetër, biznesi i madh do të ketë mundësi të nënshkruajë marrëveshje me administratën tatimore dhe të rishikojë pasqyrat financiare, duke paguar një tatim më të ulët për fitimin, 5%.

3 Komente

  1. r
    rezari

    Ju falen tatimet hajduteve te medhenj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A ka kuptim te jesh punetore i ndershem e te zbato

      Dmth ne kohen e Rames hajdutet fitojne gjithmone....Dmth kush vodhi iubefte gjak e dhjame....Po atyre qe zbatojne ligjet pse su kthehet porcioni qe perfitojne keta hajddutet per ti vendosur ne pozitate barabarta konkurence?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Specialisti

        Ketu perfshihet dhe Kompania Bankers Petroleum qe nuk paguan gjoben prej 120 milion Euro, e cila ka humbur edhe betejat me drejtesine por bene paqe me qeverine, bashke do e ndajne kete gjobe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje