Shoqëria “Building Construction”, që është mbajtëse e lejes minerare për kërkim – zbulimin e mineralit të arit, në Babje të Librazhdit ka avanacuar me procedurat për palijsen me lejet e nevojshme për nisjen e gërmimeve.
Kjo kompani ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për t’u pajisur me lejen mjedisore, që është parakusht për kryerjen e punimeve gjeologo – zbuluese.
Sikurse specifikohet në dokumentet e depozituar në AKM, qëllimi i projektit është të tregojë skemën e kërkim – zbulimit të mineralit të arit, në Babje të Librazhdit, vlerësimin e rezervave të këtij minerali, si dhe hartimin e një raporti përfundimtar mbi mundësitë teknike të shfrytëzimit të kësaj miniere.
Zona e projektit ndodhet në një vend të pabanuar, teksa Babja është fshati më i afërt. Fshati më i largët është Spathari, që ndodhet rreth 1.5 km në veri – verilindje të objektit. Leja minerare për kërkim – zbulimin e këtij minerali të çmuar u dha në nëntor të vitit 2022, pas një procedure konkurruese të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në njoftimin për shpalljen e fituesit specifikohej se vlera totale e investimit do të arrijë në 40.12 mln lekë. Kjo është leja e parë që është dhënë për zbulimin e këtij minerali, pas shumë vitesh. (Ola Mitre)
Pas naftes ne shpirag qe na beri te hame kete vit te ri me luge floriri, erdhi dhe floriri i pjatave dhe keshtu u be seti komplet
Mbasi hengrem dhe u fryme me kaposhin e vitit te Ri ( ou ngecte ne fyt) na del dhe floriri qe ka meshyer Meta ne malsite e Librazhdit .Sa me fat ky popull .Te kenaqur me prrallen e Shpiragut na doli bumi tjeter saqe shqiptaret nuk do dine ku ta fusin kete bollek.Te gjitha keto te mira, qe s'po pushojne, i kemi nga Llart Madhnija Rama i pare .Vraponi o budallenj te Berishes, pas kalorsit Rama ,qe dhe ju te mbeteni te kenaqur nga kjo bote .
jo flori e nafte te gjejm me shumice harrojeni se perfitojme gje ne populli i thjesht harrojeni
Ku po shkojne gjithe keto flori Librazhdi e nafte Shpiragu, se s'po ja shohim hajrin?
Mjaft na genjyet turp te kini.