Kur do të udhëtojmë me trena elektrikë?

26 Mars 2024, 22:00Ekonomia TEMA
Kur do të udhëtojmë me trena elektrikë?

Perspektivat për transportin hekurudhor kanë imponuar investime të mëdha serioze në Europë e më gjerë. Por novacionet teknologjikë arritën të realizonin trenë me ekonomik për të pasur një mbarëvajtje sa më efiçente.

Në Shqipëri infrastruktura hekurudhore për vite me radhë pësoi një stopim, duke nxjerrë jashtë funksionit e disa nga ato pak linja hekurudhore ndërqytetase. Në emisionin Ekonomia 3D u trajtua se kur do të ketë trena elektrikë dhe se kur do të mund të jetë gati infrastruktura hekurudhore për t’i implementuar ata.

Zef Preçi, ekspert ekonomie, thotë: “Qoftë infrastruktura e butë, kuadri ligjor, qoftë infrastruktura e fortë, pajisjet përkatëse, shtrirja e rrjetit, rregullat e qarkullimit etj, janë çështje të vullnetit politik më shumë sesa të potencialeve financiare.

Ekonomia shqiptare i ka potencialet dhe kjo që ndodh nuk është diçka që ndodh brenda natës dhe duhen 3-5 vjet për të pasur një rrjet funksional të paktën në Shqipërinë Qëndrore për të ulur ngarkesën në rrugën Tiranë-Durrës.”

Por si do të ndikojnë infrastrukturë elektrike në linjat hekurudhore në mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare?

“Kur flasim për trena elektrike duhet të kemi parasysh kosto më të lartë sesa trenat e zakonshëm. Infrastrukturë më të sofistikuar sa i takon përdorimit përfshirë dhe kapacitetet njerëzore të nevojshme për menaxhimin etj. Kulturimi i bizneseve. Në gjykimin tim do të jetë më e kushtueshme se sa hekurudha e zakonshme”, thotë ai.

Nga ana tjetër, qytetarët kryesisht e konsiderojnë si të nevojshëm transportin përmes trenave. “Unë jam nga Durrësi, vij te djali në Tiranë nuk kam pse vij me autobus, djali e ka shtëpinë te Stacioni i Trenit dhe mund të vij me tren.”

3 Komente

  1. B
    Bobi

    Sa larg botes jemi! Viti 2024 dhe akoma diskutojme per tren elektrik si me qene ndonje anije kozmike. Kam shkuar ne Gjeorgji dhe perdora trena elektrik fringo nga Zvicra me dy kate. Ne Maqedoni Gjevgjeli-Shkup e bera me trenin elektrik kinez. Ne Greqi ka trena elektrike nga Athina ne Selanik dhe ne zonat perreth (prodhim gjerman e zviceran). Ne akoma kemi ngelur peng te koperativave te pijanecave me Sprinter qe japin rryshfete te ministria dhe drejtoria e transportit per te ruajtur monopolin.

    1. R
      Rabid Left

      Shqiperia nuk ka nevoje per trena elektrike se ka hekurudha e trena boll, bile trena taksi qe fluturojne eshte e ardhmja ne Albanistan, dhe kete vit me fushate do ndertojme edhe nevojtore ne plazhe pasi jane shume.lol

    2. l
      lushi

      E sigurt ne ne vitin 20500

      Lini një Përgjigje