Nga 1 prilli të gjithë me llogari bankare, pritet vendimi i qeverisë për të kaluar pensionet

25 Mars 2024, 19:40Ekonomia TEMA

Nga 1 prilli të gjithë me llogari bankare, pritet vendimi i

Nga muaji prill nis zbatimin ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Të gjithë pensionistët, studentët apo individët me ndihmë ekonomike do të hapin një llogari bankare. Bankat janë të detyruar atë bëjnë këtë proces pa kosto për të gjithë. Irida Huta, kryetare e Komitetit të Pagesave në Shoqatën e Bankave, deklaroi se bankat janë gati për të ofruar këtë shërbim.

“Kjo nismë është gjëja e duhur që i mungonte tregut. Është një hap më shumë drejt digjitalizimit dhe reduktimit të parave cash. Kjo llogari i jep mundësi çdo individi të marrë shërbim për tërheqje apo depozitim, apo transferta gjatë 24 orëve dhe 365 ditë të vitit. Sistemi bankarë është gati të ofrojë këtë shërbim për cilido që do të vijë të trokasë për të hapur llogarinë”, sqaroi Huta në Vizion Plus në emisionin “E-ZONE”

Në çdo rast hapja e llogarisë do të jetë vullnetare, por sa efektive do të jetë një masë e tillë?

Hapja e llogarisë bankare do të jetë vullnetare, por ligji parashikon që vet qeveria do ta detyrojë individin që disa shërbime t’i marrë në bankë. Kjo llogari mund të përdoret edhe për remitancat, ku të afërmit mund të transferojnë para për prindërit e tyre” deklaroi Huta në “E-ZONE”

Me nisjen e zbatimit të këtij ligji pritet që qeveria të vendosë transferimin minimalisht të pensionit nga posta në bankë. Më pas gradualisht do të ofrohen edhe shërbime të tjera.

38 Komente

  1. L
    Labeati

    Ne rrethe si Shkodra bankat kane 1 deri ne 2 bankomate si do merrn pensionet nga mijera pensionist ne nje kohe qe sot shperndahen nga dhjetra pika shperndarje nga posta shqiptare ne Itali Gjermani ndahen nga posta sic duket ne jemi per eksperimente si per cdo gje prandaj mendoj qe kjo te kete ne deshire te pensionisteve si ne bank apo poste.Sic duket qeveria do te ndihmoje bankat dhe pensionistet do te rropaten tek bankomatet te cilit bankat I kane minimizuar per interes te tyre.Qeveria nuk do zgjdhjen e hallit te pensionisteve por interesin e bankes.Do te ishte me mire qe pension tja falim qeverise dhe ajo ta coje ku te doje ne cdo banke

    1. J
      Jetojme ne shekullin XXI

      Pse supozon qe pensionisti duhet ta terheqe te gjithe pensionin ne kesh? Pse te mos paguaje me karte ne ushqimore dhe farmaci? Pse te mos e paguaje qerane, dritat dhe ujin me transferta mujore bankare? Keshtu edhe bizneset e kane te veshtire t‘i fshehin te ardhurat.

      1. T
        Tirona

        Gjithmone ne shqiptaret i bojme punet me bythe . Qe te arrihet kjo qe don te boj qeveria duhet ne rradhe te pare te kete futur sistemin e cartave te kreditit ne te gjitha sherbimet e blerjes qysh nga dyqanet tregtare te cdo lloji deri tek biletat e autobuzeve apo te sporteleve te artit dhe te sporteve dhe nese behet kjo atehere pensionisteve ti kalohet pensioni neper banka se do kene para te depozituara dhe pensionisti do te perdori karten e creditit neper dyqane pa qene i detyruar te shkoje ne banke per ti terhequr leket. Ide e mire eshte qe leket e pensionisteve te shkojne ne Bank por ne fillim duhet pergatit tereni i paisjeve qe te githa dyqanet, restorante etj duhet te punojne me carta crediti , ku sot nuk funksionon….

        1. 1
          1443

          Do ishte fantastike po puna eshte se nuk munden! Pensionistet sidomos po edhe me te ri jo vetem nuk i japin drejtim onlajnit po ne shume raste as nuk kane njeri ti ndihmoje...

          1. M
            Muco

            O ti qe jeteke ne shekullin zero,pensionisten bejne pazar te tregu nuk vene ne supermarket,ke pare te tregu ndonjehere pagese me karte?

        2. D
          Doda

          Cfare jane bankat piramida te krijuara nga shteti.Ata nuk kane para por funksionojne me parate e qyteteve.Ne rastin konkret qeveria po ndihmon bankat jo pensionistet sic trumbetohet nga strukturat e qeverise.pse nuk ben nje sondazh qeveria dhe te bejne vleresime.pse nuk lihet ne deshire te njerezve por behet me imponim.Pensionin nuk e jep qeveria ate e fiton secili sipas pages se sigurimeve qeveria vetem llogarit ate sipas kontributit

          1. P
            Pensionisti i Porcelanit

            Per mbarevajtjen e ketij procesi te gjitha pikat e Postave duhet te kthehen ne pronesi te bankave private; ne te kundert, po u be partizance sic e kemi zakon, do te behet nami perpara dyerve te bankave. Uroj qe ky proces te vihet ne zbatim pas nje studimi te sakte.

            1. A
              Asi

              Tallni bythen me pleqte se ate lemoshen qe jepni per pensione gjysmen do e ua mbajne bankat. Nuk ngopet kasta, do te zhvase cdo qindarke.

              1. K
                Korrigjuesi

                Një mut që të hash do ti mbajnë bankat o Asi . Çdo veprim bankar është GRATIS për pensionistin .

              2. N
                Niku

                Por Bankat të mbajnë komision për çdo veprim, prandaj dalin me fitime të mëdha. Që të heqësh paranë kesh duhet t’a shoqërosh me masa lehtësuese dhe detyruese për Bankat, ndryshe dalin probleme të tjera.

                1. D
                  Deda , që merr pensionin me bankomat

                  O Niku , nuk ka asnjë komision , asnjë taksë , asnjë ndalesë për pensionistin , informohu pastaj fol .

                2. D
                  Diktatura nuk ka brire!

                  Po si nuk e tha njeri,qe pasi te hapim llogarine ne banke,ku duhet t'a dorezojme ate? Flisni,o shtet muti dhe ju te ISSH!

                  1. T
                    Tanushi

                    Pu une qe jetoj ne Australi dhe nuk mundet te vij te kryej hapjen e akauntit ne banke ,une e par pendionin ne Arka kursimeve ,si duhet te veproj ?

                    1. A
                      Avokati

                      Tano , arka e kursimeve , ta mban pensionin të grumbulluar , deri në tre vjet .

                    2. a
                      arben

                      Ky shërbim i ri që po afron shteti shqiptar ne parim është shumë i mirë pasi afron Shqipërinë me vendet e zhvilluara.Por në realitet është shumë e vështirë për tu realizuar pasi kryesisht do jetë në shërbim të asaj pjese të popullsisë që janë mosha të mëdha ( pensionistët ) pa aftësitë minimale për të kryer transaksione bankare që gjithë jetën e tyre janë mësuar të bëjnë blerje apo pagesa me lekë në dorë duke numëruar ato pak qindarka të pensionit të tyre tallës dhe diskriminues për kohën e sotme.A munden prindërit tanë 80 vjeçare apo dhe me shumë që as telefonat celularë nuk janë të aftë ri përdorin siç duhet të dinë të përdorin kartat bankare.Shteti duhet të gjykojë më drejt këtë problem dhe për një kohë të gjatë të funksionojnë të dyja metodat si ajo aktuale nëpërmjet postës dhe ajo nëpërmjet bankës. Pensionistët të jenë ata të cilët do vendosin se me cilën metodë munden te kryejnë marjen dhe përdorimin e djersës se tyre.Ne fund të fundit shteti është i popullit dhe çdo gjë që bën e duhet të bëjë është në sherbim dhe për të mirën e popullit.

                      1. H
                        Haku

                        Shume mire, le te rrjepin bankat edhe kete kategori. Per cdo terheqje nen 50 nij lek, te mbajn komision, gjitjashtu leke te mbajne edhe si mirmbajtje llogarie, etj. vk

                        1. E
                          Emigranti

                          Do tua bejne jeten te veshtire tani ne fazen e fundit te saj ….nuk mjafton qe eshte pension i paket dhe qesharak po jo do ti detyrojne te ngaterohen me karta dhe me burokracira bankare ….po leri njerezit rehat ne pleqeri o Edi …..leri rehat dhe mos i ngatero me kesisoj gjerash , duan ti prekin me dore parate pensionistat o Edwin .. Pensionistet duan ti numurojne parate e te peshtyjne gishtat kur i numurojne ti do ti futesh ne modernizim tani ne kete moshe ??? E bela e madhe …ka te tjera veprimtari te besh qe perdorimi i parase te behet nepermjet bankes , te pensionet e fillove ??? E cdybeker ka ne Shqiperi ….seprapthi per cdo gje …..po nuk ua mban bytha te fillojne nga te tjera dhe e fillojn nga te pambrojturit , hajde e mbushi mendjen nje pensionistit mbi te 80 tat qe eshte ne te mire te tije dhe i pret nje rutine qindra vjecare ….zgjou Edi , zgjou …se keshtu do kesh dhe pensionistet perballe ….apo ste ben pershtypje ???

                          1. S
                            Shkembi

                            Ketu cdo gje e re, shihemi me dyshim e nxitohet per ti ngjitur bishtra nga pas, por masa e mesiperme eshte mbase e vonuar, por me e nevojshmja, sepse u lejon qytetareve te mos udhetojne me pare ne xhep, pasi ato mund ti terheqin ne cdo banke, por ka edhe plot te mira te tjera

                            1. S
                              Sefer Daja

                              Po ça të mire ka o "Shkëmb"??? Të ngrihet babai yt ose imi 85 vjeçar, e për të tërhequr pensionin të shkojë në bangë çdo muaj? Po të humbi kartën ose të harrojë PININ??? Nëse qeveria mendon për pensionistat e jo për bangat, le tia çojë pensionin derë më derë çdo pensionisti dhe pa pagesën 100 lekshe siç ja çon posta tani! Ti mendon që të gjithë pensionistat jetojnë në Tiranë ku mund të kenë ku ti tërheqin parat???

                              1. D
                                Daja i Seferit ne i Saliut.

                                "Sefero"! E ka emnin "banke", jo "bange". Kot e ke mpreh shpaten kur sun di kush o "anmiku" Masanej Sefero, çdo e keqe sun o aq e keqe sa duket, o ma shume. Pranej ruj babn Sefero se ato nuset e reja postaxhesha, çdo muj ja rrujn me lezet çat 2000 leksh t vjeter sa her qy mer pencjonin 85 vjeçarti jot.

                                1. S
                                  Seferi sat om

                                  Sa i vëmendshem qenke ndaj gabimeve ortografike or taj!!! Gjithsesi, mos ja qaj hallin babës tim, se me 1000 lek të vjetra , i vjen pensioni ke dera shpis si zotni( dhe osh mo pak se 85) Po ka thon nji i modh: Kur i mençuri tregon hënën, budallai shef gishtin!!!

                                  1. D
                                    Daja i Seferti sat om

                                    Ene un, o "Seferi sat om" sun ta bona babn tat plak, por vet tina thae ma nalt se baba jot o 85 vjeç.(ene un aq vjeç kisha gamorin, por nordhi) Ka thon nji modh: Kurr mos e trego moshn e babs ne t moms

                            2. P
                              Pensionisti

                              Qaji votat e pensionisteve o Edi. Kjo ishte goditja e fundit , dhe mjaft e keqe, ishte poshte mezit.Na fut ne nje labirinth qe skemi per te dale kurre. Me rruash qe na e shpejtove vdekjen.

                              1. K
                                Kush

                                Ore edhe po ti vere para pushkatimit pensionistet nuk dorezohen , prape PARTISE se Shokut EDVER do ja japin voten dhe kete Edi e di fort mire , prandaj tall bolet me ta.

                                1. T
                                  Tironci ka Viçidolli

                                  Po ti "Kush" ka cila vryme ke dal? Po ke dal na vryma e moms, ather ruj momn ne babn tat qy voten tja napin Sahalese, jo Edit. Po ke dal na noj vrym tjater, m fal.

                                2. K
                                  Klienti i bankës

                                  O pensionist kari , është për lehtësimin tënd askush nuk ta prek pensionin do ta marrësh si zotëri me bankomat , ose po nuk mundesh hyr në bankë , jepi kartën e identitetit dhe merre pensionin nuk paguan asnjë taksë .

                                  1. E
                                    Emigranti

                                    Dhe rradha do jete 200 m e gjate. Isha ne Peru dhe shoh nje rradhe te gjate ku me teper ishin te moshuar , u bera kurioz dhe Pyetja shoqeruesin per se e mbajne rradhen keta njerez dhe me tha kjo ndertese eshte banke dhe keta qendrojne ne rradhe per te terhequr parat e pensionit ……, kjo gjendje eshte e perditshme me tha , qe te mbarosh pune shpejt duhet te qohesh ne mes te nates per te zene rradhen se po shkova ne kohen kur hapet Banka e gjithe dita do te kaloje duke pritur te maresh pensionit.

                                3. G
                                  Genti

                                  Prinderve ja japim vete ne dore leket. Dashke ti te dish sa u japim. Shto pensionet ate be

                                  1. E
                                    Emigranti hallexhi

                                    Po e jep shperndarjen e pencioneve me Koncension . Eh cna gjeti me kete budalla . Don te nxjerri dhjam nga pleshti . Ne te gjithe boten perncioni shperndahet me posten shteterore . Po edhe ketu do fusi duart ky .

                                    1. D
                                      Deda , që merr pensionin me bankomat

                                      Emigranti hallexhi kokëbosh e rrotë mulliri . Maskarenj , sharës profesionistë , gojë qelbur e berishistë , të gjithë komentuesit e mësipërm . Jam 75 vjeç , prej 5 vjetësh marr pensionin me bankomat te Credins bank , tërheq aq sa kam nevojë dhe kur kam nevojë , pasi kam edhe të ardhura të tjera , ndonjëherë I lë edhe 4-5 muaj , por mund t'i le pa terhequr edhe me vite , lekët grumbullohen në llogarinë bankare . Çdo veprim bankar është GRATIS , nuk paguhet asnjë lloj takse per pensionistët . E vetmja gjë e bezdisshme është që duhet të paraqitesh 2 herë në vit (mars e shtator) per të bërë deklaratën e qënies në jetë , pasi akoma nuk është shkarkuar si opsion në e-albania . Disa thonë që pensionisti nuk mban mënd pinin , d.m.th. 4 shifrat për të bërë tërheqie me bankomat . Po pse more , kaq budallenj na qenkan pleqtë tanë , sa të mos mbajnë mend 4 numra 3578 , ose 3200 , ose 1134 . Po në qoftë se nuk mbajnë mënd , le t'a shkruajnë në një copë letër ose le t'ja japë bankomatin të birit , të nipit t'ja terëheqë pensionin . Por ama harohen përgjithmonë ato zyra poste të qelbura , që duhet të prisnje ne rradhë me orë të tëra dhe kur të vinte radha, mbaroheshin paratë dhe ...ktheuni të hënën theshte çamarokja prapa xhamit , se sot është e premte . Në fund , duhet t'i jepje 1000-2000 lek bakshish sportelistes , por edhe po të mos i jepje t'i mbante vetë arrogantja . Sa per në Itali e Gjermani , që e përmenden njëri , që pensionet i tërheqin në posta është e vërtetë , por janë një sasi shumë e vogël pensionistësh që nuk dëshirojnë llogarinë bankare , mbi 90% e marrin me bankomat . Edhe në Shqipëri kështu do të jetë , besoj . Qeveria nuk ka asnjë fitim nga kjo procedurë , veçse për t'ja bërë sa më të lehtësuar pensionistëve tërheqien në bankë . Ndersa bankat , kanë një farë përfitimi nga marrveshja me Institutin e Sigurimeve . Së fundi , një pyetje kisha për të gjithë të mësipërmit : Kur do pushoni ndonjëherë duke sharë , shpifur e mallkuar edhe për gjërat më të mira e moderne që bëhen në Shqiperi , të gjithë shkollën e gojëqelburit e qoftëlargut Sali paskeni bërë ?

                                      1. a
                                        a

                                        ne cilin fshat ka bankomat. mos e masni shqiperine nga bulevardi

                                    2. S
                                      Soraja.

                                      Shteti shqiptar është mirë që ti rrisi pensionet jo ti shpjerë pagesat në bankë me detyrim. Për pensionin 10 000 lekë që marrin shumë pensionistë nuk ja vlen të hapësh llogari.ngeli " informaliteti" te pensionistët.

                                      1. F
                                        Fshatari

                                        Thone----''Është një hap më shumë drejt digjitalizimit dhe reduktimit të parave cash''.Pra e thote hapur cili eshte qellimi i kesaj bamiresie. Duan me pak para ne qarkullim dhe si perfundim tek monedha dixhitale, pra pa para ‘’Cash’’ ne qarkullim. Thone sot se rregjistrimi apo terheqja e parave eshte pa costo, por eshte garanci se kur te gjithe te kene karte do e ngrijne % dhe me garanci do thone se vetem monedha dixhitale eshte pa costo perdorimi. Sigurisht pensioniste (si edhe me Covit) jane eksperimentalet e pare, me von punonjesit e tjere sipas shtresave. S’mund te na lene rehat neve fshatareve me shkencen dhe teknologjine. Fuck them.

                                        1. E
                                          Emigranti

                                          Vije prap me tjeter koment , nuk qan hallin e pensionistave , por qan hallin e bankave , nese pensionisti mbledh parate e tij ne shtepi atehere nuk eshte gje pozitive , sepse leku duhet qarkulluar dhe jo fshehur neper kllefe jasteku e gjetke …nese i ka pensionisti ne benk , banka meret me to , qarkullon lekun ….ketu pensionisti humbet , humbet per te vetmen arsye se nuk ka kontakt te perhershem me parane e tij , dhe ne mes eshte banka , ku ajo ka kodet e saj te marje shkembimit ….nese dikush nga pensionistet akumulon dhe nuk ka nevoje thjesht i le ne bank dhe nje dit humbet larg qofte per kedo jeten …dhe ne libreze ose karte nuk ka trashegimtare , atehere kush fiton ???? Banka dhe shteti ….keto shikojnune arsye se perse duan qe shkembimi te behet midis bankes dhe personit ….plus qe shteti qe eshte ne hije mbas bankes ka kontakt de jure me parane dhe kontrollon se ne cgjendje eshte personi …..dhe e dyta kontrollon te ardhurat nepermjet bankes ….si do qe te jete ….pensionisti do mundohet dhe do ngaterohet ….sepse ka nivele te ndryshme pensionistash , ka nga ata qe kane idene se cdo me thene shkembim me banken por ka dhe nga ata qe duan qe pagimi i pensionit te behet me menyren originale , primitive ……besoj se e dyta duhet te shkoje …pasi sot niveli i pensionistave shqiptere nuk ka harit7r te komunikoje ne menyre elektronike me banken , me teper do kete ngateresa se sa ndihme …..mbetet te provohet , vec nese kalon dhe votohet ose miratohet ….e sbesoj se vine dit te mira per pensionistet …..nejse

                                          1. D
                                            Dash

                                            O emigrant koti, që na hiqesh si I mençur dhe ke shkruar një çarçaf me budalliqe . Ti shkruan kur të vdesë pensionisti , kush i trashëgon lekët e tij të mbetura në bankë ....po ti je dhe emigrant a derëzi , duhet të kesh mësuar pesë gjëra . Në llogarinë bankare mund të vësh edhe emrin e gruas (burrit) , djalit , vajzës apo kujt të duash ti . Një kjo , e dyta , mund të bësh një deklaratë noteriale që , me vdekjen tënde , llogarinë bankare e trashëgon djali , vajza etj . E treta , kur vdes një person pa lënë testament , lekët I trashëgojnë të afërmit më të ngushtë . Tjetër gjë , ti thua prapa bankave qëndron shteti , jo more zotëri , jo , bankat janë private dhe nuk I japin llogari shtetit , flas për gjendjen financiare të depozitave të klientëve , veçse kur dyshohet per shkelje penale , i jepen të dhëna vetëm prokurorisë , JO SHTETIT . Ti thua qe niveli I pensionistëve është I ulët dhe nuk mund të komunikojë plaku në mënyrë elektronike . Po çfarë shkruan a derëzi , nuk ditka pensionisti të futë bankomatin dhe të klikojë numrin e pinit ? Po pse more , gjithë bota si bën , më të zgjuar na qenkan pleqtë e Greqisë, Gjermanisë , Italisë ? Do ketë sigurisht edhe një pakicë e vogël , që nuk mundet , atëhere le të hyjë brenda në bankë dhe le t'a tërheqë pensionin në sportel .

                                          2. 1
                                            1

                                            Une e mar pensionin ne banke,po ka nje problem .Sot me aq pak pensioniste ne banke mund te rish edhe 2 ore ne pritje per te bere deklaraten e gjalleses mendo kur te zbarkojne mijra pensioniste sa e veshtire do jete .shteti duhet te zgjidhi kete problem dhe bankat te shtojne bankomatet se me aq sa jane nuk te vjen radha te maresh pensionin

                                            1. N
                                              Nje i Moshuar

                                              Po lere ne deshire te pensionistit O Pasha ? Kush te doje le te hape llogari bankare , pse e lodhtrurin kaq shume per ato dy cika lek qe mer pensionisti ? Ato aq Jane , dhe mundohu te na risesh pensionet Brenda ketij Viti se te duam FORT

                                              1. X
                                                Xhepgrismi

                                                Kjo mundesi eshte e mire dhe ne favorin e pensionisteve. Fillimi do te kete veshtiresite e veta, por me vjen ''keq'' per ato arketaret (magazinieret), qejflie te lekut, qe do te humbasin vendin e punes dhe bashke me vendin e pune do te humbasin edhe ''privilegjin'' e bakshishit... Te ishte bere qe me perpara, do te ishte edhe me mire, mbasi pensionistet do te kishin ca para me shume ne xhepin e tyre te grisur...

                                                Lini një Përgjigje